
Shqiptarët kur bashkohen në një mendim janë të zotet t’i zgjidhin vetë problemet e tyre.
Për herë të parë publikohet:
(1) Qfarë shkroi mbi shqiptarët dhe Shqipërinë profesori suedez Sederholm në raportin e tij në emër të Komisionit Ndërkombëtar në qershor të vitit l922 .
(2) Qfarë amaneti la për shqiptarët Presidenti i Parë i Amerikës George Washington?A kishte prejardhje shqiptare presidenti i parë amerikan George Washington; a ishte nëna e tij shqiptarja Marie Bala nga Isniqi i Deqanit. A dha Amerika një ndihmë të pakthyeshme prej 5 miliardë dollarësh për Jugosllavinë (1970-1980),në shkëmbim për dhënien e autonomisë së plotë për Kosovën: Hapjen e Universitetit, Kushtetutën e v.1974, e për më vonë pavarsinë e plotë të Kosovës në Republikë.
(3) Qfarë foli për shqiptarët prof Koli Xoxi, dr. Blreim Qela dhe italiani Roberta Morozo Della Rocca dhe dr. Muhamet Pirraku?
(4) Qfarë shkruajnë për shqiptarët mendjet e ndritura të kombit: Sami Frashëri, Faik Konica, Eqrem Qabej, etj.
(5) Qfarë tha për shqiptarët – për burrat dhe gratë shqiptare – dhe për Shqipërinë, publicisti e autori i shumë librave amerikani prof. George F. Williams: Shqiptarët kanë prejardhje ilire e pellazge dhe se gjuha e Homerit ishte – gjuha shqipe. Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do të hapi thesarin e historisë Pellzagjike!
(6) A do të ketë Shqipëri e Shqiptarë që ishin dhe do mbeten përsëri një popull i rrezikuar?Dilema që të paktën 130 vjet i vjen rrotull Shqipërisë e sot më imperative se kurrë.
*
Historia e civilizimit është një histori e ngadalshme dhe e dhimbshme e lirisë së njerëzimit.
Historia është mendja e njerëzimit e cila i lartëson disa, si heronj, anipse ata kanë qenë vetëm një viktimë.
Historia ushqehet me të kaluarën dhe shkruhet me të vërteta e jo me gënjeshtra. Edhe duke heshtur, duke mos thënë asnjë fjalë për gënjeshtrën – gënjejmë.
Me histori po i filloi dhe me histori do t’i përfundojë së shkruari mendimet për këtë studim!
Ne jetë qëndrojnë vetëm dy rrugë: njëra të shpie/çon kah ideali, e tjetra të shpie kah vdekja! Tjetër rrugë nuk ka.
Historia e shqiptarëve nuk lë shteg për të qarë, as për të qeshur, por vetëm për të ngashëruar. Shpresa të reja lindin në gjirin e saj për të arritur në brigjet e dëshiruara.
Është e tmerrshme për një popull të jetojë kundruall atdheut të Dantes dhe ta shikojë veten si në Italinë e shekullit të XIV-të, në periudhën e jetës së poetit të pavdekshëm.
Historia shqiptare nuk është për të mëshiruar, por për t’u mishëruar, sidoqoftë, aspak për t’u vajtuar. Fryma e saj duhet të përshkojë çdo qelizë në çdo trup të shqiptarit.
Mendimet e dijetarëve të mëdhenj në lëmin e historisë dhe të drejtësisë, kanë patur për qëllim përshkrimin e idealit njerëzor, sepse pa asnjë qëllim meskin e kanë thënë të vërtetën mbi historinë e Kombit Shqitpar, pra vetëm drejtësinë e çështjës.
Historia është mësuesja e jetës, prandaj sot duhet të ngritet nga çdo shqiptar i mësuar dhe i vetëdijshëm, i bindur se historia shkruhet vetëm me të vërteta, e jo me gënjeshtra. Gënjeshtra më e madhe është gënjeshtra e heshtur kombëtare e vigane, që përkrah e ndihmon tiraninë, shpifjen, pabarazinë dhe të keqen që mjeron popullin.
E tash po ju shkoj me radhë nëntitujve të parashtruar në fillim:
(1) ) Qfarë shkroi mbi shqiptarët dhe Shqipërinë profesori suedez Sederholm në raportin e tij në emër të Komisionit Ndërkombëtar në qershor të vitit l922 pasi që u mbajt Kongresi i Lushnjes (9 shkurt 1920)
Delegatët u mblodhen duke patur si mbrojtje delegatin më të ri Ahmet Zogun në krye të një force të armatosur kudër ndërhyrjes së italianëve që ishin në Vlorë. Punimet i kryesoi Aqif Pashë Elbasani. Më 9 shkurt 1920 u vendos rrëzimi i qeverisë së Durrësit, duke u krijuar një qeveri kombëtare me kryeministër Sulejman Delvinën, me një këshill të lartë regjence: 1. Abdi Toptani (musliman), 2. Sortir Peçi (ortodoks) 3. Imzot Bumci (katolik). Tirana u zgjodh Kryeqytet i Shqiprisë. Parlamenti i parë shqitparë u mblodh më 27 mars 1920. Në Kapshticë u nënshkrua një Marrëveshje ku Greqia pranoi që Korça t’i mbetej Shqiprisë, por me kusht që të mos mbyllëshin shkollat greke. Në Vlorë patriotët shqiptarë me në krye Qazim Koculin, me forcat e Ali Këlcyrës, që mblodhi 1000 trima nga Tepelena dhe me dërgimin e ultimatumit forcave italijane nga trimi Salam Musai, filloi lufta heroike e Vlorës që i përzuri italijanët nga Vlora.
Qeveria e Tiranës i kërkoj Jugosllavisë t’i dërhiqte trupat nga Shqipëria, por Pashiqi u fut edhe më thellë deri në afërsi të Tiranës, me që akoma nuk ishte ngritur Ushtria Shqiptare. Serbët rrafshuan 20 katunde, vranë e prenë mijëra shqiptarë dhe 40 mijë vetë morren arratinë nga trojet e tyre etnike për t’u shpëtuar mizorive të ushtrisë serbe. Përballë ksaj tragjedia, qev eria Shqitgpare iu drejtua Lidhjes së Kombeve në të cilen sa po ishte pranuar me përfaqsuar Peshkop Fan Nolin. Atu duhej rregulluar çështja e kufijve që kishin ngelur pezull që nga Konferenca e Paqes në Paris. Në këtë kohë përfaqësues serbë dhe grekë bënë të gjitha përpjekjet për të mos u shqyrtuar çështja shqiptare në Lidhjen e Kombeve.
Pas shumë përpjekjesh u vendos që më 1 Nëntor 1921 të dërgohej në Shqipëri një Komision ndërkombëtarë, në krye të të cilit u caktua profesori suedez Sederholm, i cili paraqiti raportin në Qërshor 1922, në të cilin ai thotë:
”Jo vetëm së ekziston një komb shqiptarë, por ekzistenca e tij është e nevojshme nga pikëpamja ndërkombëtare. Ështe e vërtetë se ndryshimet fetare kanë patur në disa raste efektin e tyre mbi politikën e brendshme të vendit, por çfaqje të fanatizmit të verbër që kanë shkatërruar jetën e kombeve të tjera me besime të ndryshme, nuk shifen në Shqipëri. Përkundrazi, rregulli i përgjithshëm është dashamirësia për fenë e njëri tjetrit. Kjo spjegohet sepse shqiptarët janë bashkuar me lidhje gjaku, tradita dhe festat kombëtare dhe fetare të përbashkëta. Me fjalë të tjera, ndjenja e atdhedashurisë është më e fortë se çdo keqkuptim në çështje të fesë. Po të lihet të zhvillohet pa pëngesa, ndjenja kombëtare e Shqiptarëve, këta mund të bëjnë një komb të çmueshëm për kulturën botërore, pasi janë një racë me vlera të larta inteligjence dhe karakteri dhe kanë një histori që ka lënë gjurmë në traditat e vendit. Komisioni është i bindur se një Shqipëri e lirë dhe e pavarur është një kusht i domosdoshëm për të siguruar paqen dhe qetësinë në Ballkan. Komisioni thekson kategorikisht se kristianët e Jugut nuk duhet të merren si grekë.” – përfundon Raportin Kryetari i Komisionit Ndërkombëtar, profesori suedez Sederholm në Qershor 1922.
*
(2) Amaneti i presidentit amerikan George Washington për shqiptarët. A kishte prejardhje shqiptare Presidenti i parë i Amerikës.
Mrekullisht ka një lidhje të shpjegueshme për prirjen e miqësisë shqiptare ndaj Amerikës. Është një ndjesi që ka nisur herët, jo vetëm në kohën e pas pavarësisë, kur më 1919 u denoncua nga amerikanët në Konferencën e Paqes në Paris, projekti për coptimin e territoreve shqiptare për eleminimin nga harta e një vendi sovran. Ky lloj antishqiptarizmi i frymëzuar nga kancelaritë euroiane me mbështetjen e Francës dhë mikes së saj Rusisë me satelitët e tyre Serbinë e Greqinë. Ky ishte një nder i madh i një miku të madh që do të bëhej edhe një partner i madh në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Dhe ky partneritet me shqiptarët vazhdon edhe sot e kësaj dite, me gjithë ndërprerjen 45 vjeçare të diktaturës komuniste.
E kush nuk mban mend se si u prit në Tiranë Xhejms Beker dhe se si u prit më 2007 Xhorxh Bush në Fushë Krujë.
Gjithkush e bën një pyetje se ku i ka rrënjët kjo tendencë miqësie e sinqertë e një shtetit potencial demokratik si superfuqia më e madhe e botës ndaj një shteti të vogël që mund edhe të mos përfillet, siç ka ndodhur me europianët. Para së gjithash, kam bindjen unë, thelbi i miqësisë qëndron tek parimet e patjetërsueshme dhe standartet e demokracisë që ka të sanksionuara shteti amerikan në funksion të lirisë dhe demorkacisë në botë. Por veç kësaj është edhe një amanet në formën e një testamenti që George Washington u ka lënë pasardhësve të tij presidentcialë në fronin e tyre për të pasur në vëmendje Shqiëprinë dhe shqiptarët. Është orgjina e tij prej shqiptari që e thërret gjaku i të parëve për të mos harruar asnjëherë tokën e të parëve të tij.
Duke kërkuar dhe bashkëbiseduar me miq e të njohur, një ditë më vjen në e-mail një material interesant që i jep shpjegimin kësaj që unë thashë më lart. Është një e vërtetë që studiuesit e kanë vërtetuar dhe e kanë pohuar si të vërtetën e madhe të një presidenti amerikan që një pjesë të orgjinës së tij e ka nga toka shqiptare, nga prindër shqiptarë.
Ja materiali, që duhet thënë se meriton mirënjohjen e madhe publike:
(Nga: John McCallum/Reuters)
Nëna e presidentit historik amerikan George Washington ishte shqiptare me prejardhje nga rrethi i Pejës. Vetë presidenti Washington thuhet ta ketë lënë një letër-amanet për mbrojtjen e shqiptarëve nga Amerika në çdo kohë dhe në çdo mënyrë.
Para disa kohësh, Instituti i Biokimisë dhe i Gjenetikës, me seli në Schafhausen të Zvicrës, ka publikuar rezultatet e hulumtimit më të ri gjenetik të liderëve botërorë, sipas të cilave del se presidenti historik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Washington, ka qenë me prejardhje shqiptare.
Instituti, që në kuadër të hulumtimit të gjerë ka analizuar mostrat gjenetike të ish-presidentit amerikan që e udhëhoqi vendin në luftën çlirimtare kundër Mbretërisë Britanike, konkludon se Washingtoni ishte 50 për qind shqiptar, që nënkupton se njëri prind i tij ishte 100 për qind shqiptar.
Derisa Instituti nga Bazeli nuk hyn në detaje në lidhje me këtë zbulim epokal, ekspertë të fushave të tjera janë ngutur që të konfirmonin këtë pohim, duke u thirrur edhe në dëshmi e tjera, gjeneologjike e linguistike.
George Washington ka qenë lideri kryesor politik e ushtarak i SHBA-së në vitet 1775-1799 i cili e udhëhoqi vendin drejt fitores në luftën çlirimtare kundër Britanisë së Madhe, ishte në krye të vendit në kohën e shkrimit të Kushtetutës dhe zhvilloi praktikat presidenciale të qeverisjes që edhe sot janë gurë themelet e punës në Shtëpinë e Bardhë.
Në SHBA ai konsiderohet si “Babai i Kombit”.
E ëma shqiptare
Sipas linguistit “Albert Myko”, nga Instituti i Linguistikës pranë Universitetit Berkley të Californisë, SHBA, ekzistojnë dëshmi të tjera që tregojnë se e ëma e George Washingtonit ishte shqiptare.
“George Washingtoni ishte i biri i Augustin Washingtonit dhe Mary Ball Washingtonit. Mary në fakt ishte Marije Bala, prindërit e së cilës ishin nga rrethi i Pejës, në Kosovën e sotme. Marija ka lindur në Lively të Virgjinisë, në SHBA, në vitin 1708, por prindërit e saj kanë ardhur aty më 1706, pas një udhëtimi të gjatë me anije që nisi nga Raguza, Dubrovniku i sotëm, dhe i çoi ata përmes Britanisë deri në Tokën e Premtuar, Amerikën. Historia e udhëtimit të gjyshërve të Washingtonit nga Kosova në Amerikë është e përshkruar në librin biografik “Mary Ball Ëashington” të autores Virginia Carmichael, i botuar më 1850. Aty, madje, thuhet se Balajt kishin ardhur nga një fshat i quajtur Sinic, që mund të jetë ngatërrim i emrit të fshatit Isniq, në komunën e Deçanit:, thotë Myko, i cili tregon se kjo histori deri vonë është mbajtur e fshehur në sirtarët e Shtëpisë së Bardhë, dhe se përmendja e prejardhjes shqiptare të Washingtonit është hequr nga lista e temave të ndaluara nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë i SHBA-së vetëm para pak kohe.
Në lidhje me këtë, zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë kanë pranuar të thonë vetëm se “nuk ishte e rastit që zëvendëspresidenti Biden e ka përmendur presidentin Washington në relacion me kryeministrin e Kosovës”.
Amaneti i George Washingtonit
Vetë presidenti George Washington thuhet ta ketë lënë një letër-amanet për mbrojtjen e shqiptarëve nga Amerika në çdo kohë dhe në çdo mënyrë.
Sidoqoftë, zbulimi i fundit, mbase hedh dritë edhe në disa aspekte të tjera të përfshirjes amerikane në Kosovë dhe të mbështetjes për shqiptarë në përgjithësi. Autori i mirënjohur amerikan, Carl Woodëard, që ka shkruar dhjetëra libra dokumentarë për presidentët amerikanë dhe historitë nga Shtëpia e Bardhë, thotë se gjatë hulumtimit të arkivave për librin e tij rreth presidencës Clinton, botuar më 2004 me titullin “Shtëpia Clinton”, ka gjetur një letër-proklamatë të vetë George Washingtonit, në lidhje me shqiptarët.
“Më kujtohet, kur e mora letrën për t’ia treguar Bill Clintonit në njërën nga intervistat e shumta për libër dhe i thash, “shih, Bill, ç’ka kam zbuluar nga arkivat e Washingtonit”. Ai, me të parë letrën, më tha: “E kam parë Carl, e kam parë. Mos ta kisha parë, një Zot e di nëse do të kishim intervenuar në Kosovë”, tregon Woodëard, i njohur si gazetar, reporter e autor që ka fituar deri tani katër çmime “Pulitzer”. Ai thotë të mos e ketë përfshirë letrën e Washingtonit në librin për Clintonin, sepse tani përgatit librin e posaçëm për Ëashingtonin dhe prejardhjen e tij shqiptare. Woodëard thotë se mendohet nëse do ta titullojë librin “George Washington: Shqiptari i parë në Shtëpinë e Bardhë” apo ndoshta “Shqiptari nga Kosova që krijoi shtetin e Amerikës”.
“Në një farë mënyre, angazhimi i SHBA-së në favor të shqiptarëve është një borxh që Amerika tani ia kthen popullit që lindi themeluesin e vetë Amerikës. Nga hulumtimet del qartë se edhe presidenti Woodroë Wilson e kishte lexuar këtë letër në kohën kur duhej vendosur për krijimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë”, thotë Woodëard, dhe shton se njëlloj, presidenti Nixon ishte njeriu kyç që ka kontribuuar në arritjen e autonomisë së Kosovës, me Kushtetutën e vitit 1974.
“Presidenti amerikan Nixon dhe Kryetari i Jugosllavisë Tito kishin një takim, diku në vitin 1970, në të cilin presidenti amerikan zotoi një ndihmë të pakthyeshme prej 5 miliardë dollarësh për Jugosllavinë, nga 500 milionë në vit deri më 1980, në shkëmbim për dhënien e autonomisë së plotë për Kosovën. Titoja u dakordua dhe gjithçka nisi aty – krijimi i Universitetit të Prishtinës, amendamentet kushtetuese të vitit 1971, Kushtetuta e vitit 1974, e kështu me radhë”, tregon Woodëard.
“Madje, një vazhdim i ndihmës ka qenë i paraparë në një diskutim mes Titos dhe presidentit tjetër amerikan, Jimmy Carter, për vitet 1980-1990, për marrjen e të cilit Titoja ishte i pajtimit që Kosovës t’i jepte statusin e republikës. Por, Titoja vdiq, serbët lëvizën kundër autonomisë, amerikanët ndërprenë ndihmën… të tjerat i dini”, tha ai.
Sidoqoftë, Woodëard beson se të gjithë presidentët amerikanë e kanë lexuar letrën e Washingtonit dhe kanë qenë të obliguar nga ajo që t’u ndihmojnë shqiptarëve, në mënyra të ndryshme dhe në faza të ndryshme të historisë. Autori amerikan nuk dëshiron ta zbulojë përmbajtjen e letrës, duke thënë se “duhet të prisni daljen e librit tim”, por thotë se ato që i ka lënë të shkruara Washingtoni do të qartësojnë shumëçka në lidhje me raportet e SHBA-së me shqiptarët.
Në lidhje me zbulimin epokal të prejardhjes shqiptare të George Washingtonit, si dhe pohimeve të tjera të padëgjuara deri më tani, Ambasada amerikane në Prishtinë nuk ka dashur të jepte asnjë koment.
Hulumtimi i Institutit të Gjenetikës nga Schafhauseni i Zvicrës ka nxjerrë edhe disa rezultate tejet interesante për prejardhjen gjenetike të disa prej liderëve historikë botërorë.
Sipas hulumtimit, Fidel Castro ka prejardhje angleze, Vladimir Lenini kishte qenë çeçen, ndërsa presidenti francez Charles de Gaulle që u tërhoq nga Algjeria kishte qenë, në fakt, me prejardhje arabe.
Ismet Hasani: Shqiptarët nëpër vite e ndër shekuj (2)
Qfarë foli për shqiptarët prof Koli Xoxi, dr. Blerim Qela, italiani Roberto Morozo Della Rocca dhe dr. Muhamet Pirraku?
Qfarë shkruajnë mendjet e ndritura të kombit shqiptar: Sami Frashëri, Faik Konica, Eqrem Qabej etj.
*
Shqiptarët kur bashkohen në një mendim janë të zotet t’i zgjidhin vetë problemet e tyre.
Pushtuesit e rinj sllavë e grekë ushtruan gjenocid të pashoq mbi popullsinë shqiptare në tokat e pushtuara, duke sllavizuar e greqizuar me shpejtësi të madhe, me terror, vrasje, shpërngulje masive dhe me ndërrim të fesë me dhunë.
Historinë duhet mësuar për të mos e harruar! Është e dhimbshme të fillohet të mësuarit e historisë me ngjarje tronditëse. Edhe këtë gjë duhet më dijtë, së Historia mundet me u përsëritë!
“Gjendja e sotme e shqiptarëve në atdheun e vet është tepër e rëndë: furtuna dhe breshëri rrahin trupin dhe mendjen e tyre; megjithatë edhe dëshprimi i madh nuk është i përjetëshem. Nëpërmjet vënies mirë të gishtit kokës dhe mobilizimit fizik e shpirtëror, pa dyshim që do të ketë festë edhe për shqiptarët.”(Koli Xoxi, prof)
“Asnjë komb nuk është zhvilluar e formuar pa një qëndrim nacionalist të krijimit të shtetit – komb. Europa i ka kaluar ato etapa, të cilat për shqiptarët ngelen problem për zgjidhe.” (dr Blerim Qela)
Me shqiptarët është kryer një padrejtësi e madhe historike me vendimet e Traktatit të Shën Stefanit (3 mars 1878), pas disfatës së ushtrisë turke me Rusinë e më vonë të rishikuara në Kongresin e Berlinit (13 qërshor deri më 13 korrik 1878) e deri tek Konferenca e Londrës (në vitin 1913), kur territoret e saj u ndanë midis fqinjëve jugorë, lindor e verior (Greqi, Bullgari, Serbi, Mali i Zi)*
* Konferena e Paqes në Paris më 1919 informohej nga Shqipëria se në Shqipëri Londineze ( të 1913-tës) kishte 833 mijë shqiptarë, kurse në Shqipërinë e okupuar nga serbët dhe grekët kishte 946.920 shqiptarë ( më 1920 në Ballkan kishte 1,779.929 shqiptarë. Vetëm gjatë luftërave ballkanike e Luftës së Parë Botërore u zhdukën dhe u shpërngulën rreth 1.220.000 shqiptarë. Më përafërsisht, pohohet se nga viti 1912 gjër në 1976 në Kosovë u zhdukën dhe u shpërngulën 1 milion shqitparë” (Dr. M. Pirraku)
Toka që kishte Shqipëria etnike nga fillimet e formimit të kombësisë shqiptare (mesi i shek.XV) dhe veçanërisht nga fitorja e ”Islamit” mbi dhunën asimiluese të kishës ortodokse serbosllave, në fillim të shek. XVII, zinte një siperfaqe të tokës ballkanike prej rreth 110 mijë kilometra katrorë. Më vonë, kah fundi i sehk. XVIII-të dhe fillimi i shek. XIX-të, me pavarësimin e Serbisë, Malit të Zi dhe të Greqisë, nga areali i Shqipërisë etnike u shkëputën dhe etnikisht u tjetërsuan 5 mijë kilometra katrorë. (Dr.Muhamet Pirraku, ”Ripushtimi Jugosllav i Kosovës 1945”, botuar në Prishtinë 1992).
Në vitet e 20-ta të sehk. XIX-të, kur Turqia e njohu Serbinë dhe Greqinë, Greqia u zgjërua për rreth 9.275 km katrorë (për 20 vjet, 1900-1920) Greqia zhduku dhe asimiloi më shumë se 400 mijë shqitparë, muslimanë e artodoksë); Serbia u zgjërua për rreth 10.500 km katrorë, dhe nga viset etnike shqiptare të Vranjës, Leskocit, Prokupës, Kurshumlisë e të Nishit shpërnguli me dhunë rreth 300 mijë shqiptarë; vetëm në 1878 u vranë më shumë se 70 mijë shqiptarë e u zhdukën pa “nam’ e nishan (”pa shenjë, pa dokë” – vërejtje I.M. Hasani) 600 lokalitete shqitpare); dhe Mali i Zi u zgjëruar për rreth 4.683 km katrorë (pra gjithsejt 24.458 km katrorë).
Pushtuesit e rinj sllavë e grekë ushtruan gjenocid të pashoq mbi popullsinë shqiptare në tokat e pushtuara, duke sllavizuar e greqizuar me shpejtësi të madhe, me terror, vrasje, shpërngulje masive dhe me ndërrim të fesë me dhunë.
Konferenca e Paqes në Paris më 1919 informohej nga Shqipëria se në Shqipëri Londineze ( të 1913-tës) kishte 833 mijë shqiptarë, kurse në Shqipërinë e okupuar nga serbët dhe grekët kishte 946.920 shqiptarë (më 1920 në Ballkan kishte 1,779.929 shqiptarë. Vetëm gjatë luftërave ballkanike e Luftës së Parë Botërore u zhdukën dhe u shpërngulën rreth 1.220.000 shqiptarë. Më përafërsisht, pohohet se nga viti 1912 gjër në 1976 në Kosovë u zhdukën dhe u shpërngulën 1 milion shqitparë” – shkruan Dr. M. Pirraku.
”Historinë duhet mësuar për të mos e harruar! Është e dhimbshme të fillohet të mësuarit e historisë me ngjarje tronditëse. Edhe këtë gjë duhet më dijtë, së Historia mundet me u përsëritë!”
Ngjarje të tilla të dhimbshme u përsëritën edhe në vitin 1999, kur në Kosovë u vranë, torturuan, u dogjën të gjallë, u masakruan me mijëra njerëz të pafajshëm, vetëm pse ishin shqiptarë, dhe u dëbuan nga Kosova mbi 1 milion shqiptarë.
Cili ka qenë reagimi i Europës për këtë gjenocid të pashëmbullt e të paparë ndaj shqiptarëve?
•Italiani Roberto Morozo Della Rocca, në librin e tij ”Shqipëria, rrënjët e krizës” botuar në v. 2000, në fq. 120 shkruan: ” Në Ballkan çdo popull ankohet se ka pësuar një varg spastrimesh etnike, por Shqiptarët ankohen më shumë se popujt e tjerë fqinjë, ushqejnë një ndjenjë të fortë viktimizimi! Pra, shqiptarët ankohën me të padrejtë!”
Në fq. 47 thotë: ”Antipatia e maqedonasve, serbëve dhe grekëve për shqiptarët shpjegohet lehtë: ”Shqiptarët shërbenin në zonat e tyre si ”trima” të pronarëve turq ose muslimanëve të tokave.”
Siç shihet, antipatia nuk ka qenë e shqiptarëve ndaj sllavo-grekëve, por anasjelltas dhe sigurisht kjo antipati ka dhënë rezultatet e veta në gjenocidin antishqiptar. Pra, viktimat kanë qenë shqiptarët. Fakti është së urrejtja sllavo-greke ndaj shqiptarëve qëndron në pretendimet territoriale të tyre ndaj tokave shqiptare, të cilat u okupuan në v. 1878 e 1913.
Qfarë shkruajnë mendjet e ndritura të kombit shqiptar: Sami Frashëri, Faik Konica, Eqrem Qabej etj;
Duke cituar prof Eqrem Çabejn, për emërtimin e kombit shqiptarë (”Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjës”, kuptojmë dhe sqarojmë se emri me të cilin të huajt e quajnë kombin tonë: Albanër, Albanis, Albanese, ka qenë i përdorur dikur edhe nga vet populli shqiptarë (Ptolemeu, në shek. II-të pas Kr, shënon në hartën e tij fisin Albanoi me qytetin Albano – polis, (polis= qytet, që do të thotë qytet i Albanëve; në shek. XI, Arbanum quhej Kruja). Deri më sot nuk është përcaktuar se kur ka filluar të quhet Shqipëria me emrin Albania; emri i popullit ilir, me sa duket, kish filluar të transformohej në Alban, jo në Mesjetë, por që në antikitet. Skënderbeu e ka quajtur Shqipërinë edhe Arbëri dhe në flamurin e tij ndodhej shqiponja.
Ky për shqiptarët, përveq tjerash, shkruan edhe këtë:
”Burra të paisur me kulturë mendore të lartë e të gjërë ( si Ami Boue, Hahn e të tjerë). Në ndërtimin e banesave, shqiptari kriter kryesor ka patur mbrojtjen nga goditjet, sesa komoditetin. Këtij shpirti i përshtatet shtëpia e fortifikuar, që është Kulla. Në veshjet e shqiptarëve dominon ngjyra e bardhë, veqnërisht kësula (plisi) e bardhë. Ngjyra rrjedh nga leshi i bardhë i dhenëve (deleve) nga i cili populli vet i end’ teshat. Sa i përket dukjes së jashtme, shqiptari, qoftë nga shtati i madh ( i lartë dhe i plotë) ose i vogël ( i ulët), nga sjellja e tij, nga shprehja e fytyrës, nga vështrimi i syrit, dallohet përgjithësisht qartas n ga popujt që e rrethojnë. Edhe më të rëndësishsme i ka trajtat e brendshme, që , duke rrjedhur pre të parave, lidhen me jetën shpirtërore, e që janë të përbashkëta për të gjithë popullin, midis tjerash: ”Në qoftë se shqiptari ka cilësi fizike të zviceranëve e të tirolasëve, në qoftë se ai është si edhe ata një ecës i palodhur me këmbë, i cili me pushkë mbi supe (krahë)ngjit e zbret si dhia majat e maleve, janë bashkuar të ai edhe gjallëria e shkathtësia jugore me hollësi e prezencë të një mendje të jashtëzakonshme. Janë populli i përgjigjeve të shpejta e therëse ”par excellance” ( të shkëlqyeshme). Krenaria e natyrshme e shqitparit shprehet në më të voglat fjalë të tij, në gjestet,në ecjen e lehtë dhe mund të themi teatrale. Kurajua i është e lindur. Po të qytetëroheshin, do të bëheshin, jo zvicëranët e Lindjës, por Frengj (françezë) të hollë. Jeta me rreziqe është aq fort element i tyre, sa fatkeqësitë në luftë nuk peshojnë aspak për ta.
Mendimtari Fallmeryer, Shqipërinë e quan: “Vendi i vullnetit të fortë dhe të mendjes së shkurtër, pra e të marrit të vendimeve të shpejta. Ky nuk është i vetmi kontrast që përmban karakteri i popullit shqiptarë, i mësuar më shumë të veprojë me rrëmbim se sa të mendojë. Karakter dramatik ka dhe historia shqiptare.” Herbert Ljuis thotë: “Të shqiptari shohim një njeri që vperon me kokë të tij. Secili, i zgjuar (i ditur, i mençur – vërejtja e I.Hasani) qoftë a i trashë (i paditur, i marrë) disponon përmbi një fuqi vendimi të konsiderueshëm dhe është mësuar të rrezikojë në veprimet e tij kamjen dhe gjakun. Kështu, në një situate të vështirë çdo pjesëmarrës, pavarësisht nga fuqia gjykuese, e madhe apo e vogël, tregon një madhësi habitëse, sepse gjithkush është në gjëndje të marrë një iniciativë të forte. Shkurt, s’ka një masë indiferente. Përmbi shpirtit të energjisë dhe karakterit qëndron mungesa e prirjës për mistikë dhe për mendimin spekulativ , sepse shpirti i popullit shqiptarë është krejt realist dhe kësaj bote. Në përshtatje me këtë drejtim shpirtëror, veprimtaria historike e shqiptarit është zhvilluar kryesisht në lëmin administrative dhe military. Cilësitë e tij organizative janë vërtetuar mëshumë në vende të huaja (historia osmane mund të dëshomjë këtë më se miri), sikurse e dëshmon historia perandorake e Romës për stërgjyshërit e shqiptarëve – ilirët: “Natyra e ushtarit është një trajtë e përbashkët karakteri, një atribut konstant i këtij kombi” – ka thenë një anonim oriental në vitin 1308. “Shqiptarët, shpesh për të jetuar, kanë kryer dëtyrën e mercenarit, ndërsa gjatë periudhës osmane, ata kanë treguar zotësi e aftësi të pa shoqe në luftë, duke e kthyer dëtyrën e luftëtarit në profesion” shkruan shkrimtari dhe mendimtari Fallmeryer.
Shkrimtari, mendimtari dhe filozofi i mbarë shqiptarisë, Faik Konica, shkruan:
”Ushtarët shqiptarë kanë lënë shumë gjurmë në historinë e Europës: ata kanë qënë luftëtare të ndërshëm qe nuk besonin më për vjedhjen nga beteja, siç ishte zakon i shumicës së mercenarëve. Françezët zemroheshin me seriozitetin e këtyre ushtarëve, që luftonin për punëdhënësit e tyre me gjithë shpirt, sikur po luftonin për çështjen e tyre. Më 1503, françezët i morën shqiptarët në shërbim të tyre dhe shpejt në Ushtrinë e Luigjit të XII-të pati një trupë prej 1.200 shqiptarësh, të cilët treguan trimëri të rrallë, sa ata u bënë një pjesë e veçantë e Ushtrisë Françeze, për pothuaj një shekull. Brantomi shkruan se shqiptarët kanë qenë krijuesit e kalorisë së lehtë, Të rreptë, këta shqiptarë, duke u ndejur besnikë kodit të tyre të nderit, mbasi mbaronte beteja, kurrë nuk e harronin rregullin që “koka e falur nuk pritet”
Në një Raport të dërguar Mbretit të Francës – Luigjit të XII-të, më 27 qërshor 1510, gjenerali që udhëhoqi ushtrinë në Itali, ka një krahasim të mprehtë ndërmjet etikës luftarake të sllavëve dhe shqiptarëve: – Sllavët, shkruante gjenerali, janë të egër në luftë, sepse ata vrasin kë të mundin dhe kurrë nuk zënë robër, prandaj me ta e bëmë “kokë për kokë”, kurse me shqiptarët, vijon ai, ata kanë treguar një sjellje krejt të ndryshme dhe i kanë trajtuar më mëshirë ata që i kanë kapur (zënë robër- vërejtje e I.M. Hasani), prandaj edhe né i kemi trajtuar në të njejtën mënyrë. Por ndonjëherë trimëria e shqiptarëve ka vepruar kundër tyre, duke ngjallur zili e urrejtje edhe tek miqtë, të cilëve u ulëshin vlerat para shqiptarëve.” – shkruante, midis tjerash për ushtarët shqiptarë (por edhe ata sllavë), gjenerali i ushtrisë françeze në Itali, në raportin që i dërgoi Mbretit të Francës Luigjit të XII-të të Francës, më 27 Qershor 1510; ( dmth. para 502 vjetësh – vërejtje e I. M. Hasani).
Porositë e mendimtarit të madh shqiptar Sami Frashëri
Çdo shqiptar duhet të lexojë librin e mendimtarit shqitptar Sami Frashëri (1850 – 1904), ”SHQIPËRIA Ç’KA QENË, Ç’ËSHTË E Ç’DO TË BËHET”
Ky libër studjohet shumë pak në shkollat tona (më shumë përqënderohen në mendimet e tij për zhvillimin e arsimit).
Përsa i përket mendimit të tij politiko-atdhetar nuk bëhet asnjë lloj trajtimi, dhe kjo ka qenë e qëllimtë se ai është themeluesi i nacionalizmit shqiptar. Ishte frymëzuesi i lëvizjes politike për pavarësi kombëtare dhe përcaktuesi kryesor, për kohën e tij, të miqve dhe të armiqve të Shqipërisë si dhe të ndërtimit të marrëdhënieve me pakicat etnike jo shqiptare.
Ja çfarë shkruan Sami Frashëri në librin e tij:
”Shqipëri i thonë gjithë ati vendi tek rrinë shqiptarët. Shqiptarët janë më i vjetri i kombeve të Europës. Këta erdhën më parë së të gjithë në Europë dhe prunë të ndërtuarit e shtëpive me mur si dhe diturinë e të lëruarit, të mbjellit e të korrurit. Prindërit tanë bota i quan pellazge. Ky komb ka qenë shumë i fortë dhe u përap në të gjithë sininë (sofren) e Ballkanit, nga Greqia e dri në Azinë e Vogël, ndërsa në Veri, deri në Kroaci. Një pjesë e tyre u hodhen përtej Adriatikut – në Itali. Etruskët, latinët e të tjerë kombe të Italisë janë prej farës se pellazgëve. Pellazgët sipas vendeve ku rrinin u ndanë në shumë fise nga të cilët më të mëdhenjët janë Ilirët. Maqedonasit, Thrakasit, Frygasit etj… Nga këta Ilirianët ishin në Shqipëri dhe në vendet e Veriut që quhen sot Bosnjë, Hercegovinë, Mali i Zi, Kroaci, Dalmaci etj. Deri në fund të Adriatikut e dri përtej Savës. Maqedonasit dhe Thrakasit rrinin në Maqedoni e në Thrakë, Frygasit ishin në Azi gjer në lumin Alis që sot quhet Kezell Irmak.
Ilirianët, Maqedonasit, Thrakët dhe Frygasit ishin një komb dhe kuptonin gjuhën e njëri tjetrit. Deri në kohën e romakëve keta kombe ishin gjallë.
Maqedonasit e vjetër kishin një mbretëri të fortë e cila në kohën e Filipit u rrit e u shtua shumë dhe i biri i tij Aleksandri i Madh pushtoi më të shumtën e botës që njihej atëherë: Greqinë, Thrakën, Azinë e Vogël, Persinë, Indinë, Egjyptin etj, po jo Ilirinë dhe Epirin, dmth Shqipërinë. Pas vdekjës së Aleksandrit, Maqedonasit u ndanë në disa mbretëri deri sa u pushtuan nga Romakët në vitin 216-168 para kr.(Krishtit), dhe Thrakët së bashku me Frygasit u shuan duke luftuar e duke u përzier me kombësi të tjera. Më pas erdhën Shqehët dhe Bullgarët që mbuluan më të shumtën e Maqedonisë. Kështu humbën Maqedonasit, Thrakët, Frygasit e të tjerë (fq. 15-18).
Iliria e Vjetër fillonte nga Vjosa në Jug, e zgjatej dri në fund të Adriatikut dri në mëngë të Ambrakisë ( të Artës) copë e Jugut të sotëm të Toskërisë quhesh Epir (Epër, sipërm, hipër), fjalë shqip me të cilën u njohën greqërit që vinin nëato anë për tregëti.
Mbretëri e Ilirisë ishte veçan dhe Epiri ishte veçan. Këta ishin të ndarë në shumë farë e fis që qeverisëshin prej Këshillave të Parisë, që quheshin Plakoni apo Pleqësi. Këto mbretëri nxuarën mbretër të fortë, si mbreti i Epirit që ishte Pirrua, apo Burri, që mundi Romakët dhe mori Greqinë, apo si Teuta – mbretëreshë e Ilirisë që luftoi për shumë kohë kundër Romakëve së bashku me të birin e saj. Këto fise flisnin gjuhën që flasim né sot.” (fq. 19).
Më poshtë Samiu flet për pushtimin Osman dhe ndër të tjera thotë:
”Puna që donte mbreti i Turqisë, u erdhi për mbarë shqiptarëve. Turqit gjetën tek shqiptarët një shok të luftës të fortë e të besës. Edhe shqiptarët gjetën tek turqit një zot që u hapte përpara një shesh të gjërë e të çpenguar për të bërë gjithë ato që u donte zemra. Shqipëria në kohë të turqëve u bë më e pasur e më e begatë se kurdo, sepse shqitparët suleshin bashkë me turqit nëpër gjithë anët e botës dhe ktheheshin ngarkuar me ar e argjend, me armë të vyera e me kuaj arabie. Meqë ishin më të zot se turqit, morën edhe grada të laerta. Vetëm Sadrazemë, dmth. Vezirë të Mëdhenje (K/Ministra/ kanë qenë afro 25 shqiptarë. Mund të themi së Shqipëria qeverisësh më vehte prej shqiptarësh me zkonet e saj. S’ish pushtua aspak nga Turqia, s’paguante gjë përveç gjakun që derdhte në luftë, i cili paguhsh shumë shtrenjtë; kjo është arsyseja e të lidhurit fort të shqiptarëve me Turqit (fq.27).
Shqiptarët flasin një nga gjuhët më të bukura e më të vjetra të Dheut. Gjuhët që kanë qenë shoqet e motrat e saj, kanë mijëra vjet që kanë humbur. Shqiptarët gjithmonë janë vrarë, përpjekur e spërkatur me gjakun e tyre, por nga gjaku i shqiptarëve, kanë fituar të tjerët, Shqipëria nuk ka parë ndonjë të mirë.
Me Pirron dhe Alesandrin mburren greqërit që ishin armiqtë e tyre. Ptolemenjtë ishin fjeshtë shqitparë nga Çamëria, dhe jo Grekë. Pas grekëve erdhënfromakët që u mburrën me trimëritë e shqiptarëve dhe kishin garden petoriane të përbëre me shqiptarë dhe perandorë si Klaudi i Dytë, Aureliani, Dioklecioani, Anastasi i Parë etj. Që ishin Ilirë dmth. Shqiptarë, por që bota i njeh për remakë. Pas romakëve erdhën turqit, ku bëmat më të mëdha I bënin shqiptarët dhe betejat i fitonin po Shqiptarët, po namin e merrnin turqit. Vezirët më të Mëdhenj e më të mirë të Perandorisë turke, si Sinan Pasha që ka marrë Jemenin duke shkuar deri në Indi. Më pas shqiptarët myslimanë janë vrarë për Turqinë dhe të krishterët për Greqinë, si Bocari, Xhavella, Miauli e të tjerë trima që janë për gjalljen e Greqisë e humbjen e kombit shqiptar (fq 33). Brenda kufijve të Shqipërisë ka afro 2 milion njerëz e më tepër. Shqiptari është shqiptar para se të jetë mysliman a I krishterë. Nuk e ve kombësinë para besës ( fesë). Me fuqinë e kësaj lidhje q eka mbetur brez pas brezi, shqiptarët kanë mundur të ruajnë kombësinë e tyre në mes të kaq rreziqeve që i kanë kaluar kohë pas kohe. Turku më i pari kërkon të ndajë na vëllezërit e tyre shqiptarët myslimanë e të krishtërë duke futur fanatizmin fetar për të hapur në mes tyre një hendek të thellë. Qeveria turke, shqiptarët e krishterë nuk injhe për shqiptarë, por i quan Rum (dmth. Rumeli- romanë), ku fut grekët. , bullgarët, serbët, latinët etj. dhe myslimanët i quan Islam dhe jo me emrin tyre shqiptar.
Grekërit që e fituan pavarësinë e tyre me gjak të shqiptarëve, e që sot i ruajnë rrobat, fustanellat, opingat, vallet e këngët e shqiptarëve,janë më të këqinjët armiq të Shqipërisë.
Gjithë bota e dinë idenë e madhe (Megalidhenë) të Greqisë. Në kohën e Perikliut (shek. VI-V para Kr.) kishin më pak toka se ç’kanë sot, po kërkojnë t’u epen vendet që kish marrë Aleksandri I Madh (duke e quajtur atë grek, kur ai ishte thjeshtë shqiptar) e të ngallin perandorinë e Bizantit, pa menduar se Aleksandri i MADH DHE BIZANTINËT (Perandoria romake e Lindjes) ishin armiq të Greqisë. Pasi nuk e arritën këtë, duan të heqin mënjanë shqiptarët ortodoksë e t’i ndajnë nga vëllezërit e tyre myslimanë e katolikë.
Shqiptarët ortodoksë nga paditriaa në të cilën gjënden, gënjehen shpejt duke pandehur se vetëm greqishtja është gjuhë e ortodoksisë. Këta shqiptarë tradhëtorë quhen grekomanë. Pas turqve dhe grekve, shqiptarët kanë armik serbët dhe bullgarët, të cilët duan të bëjnë në Veri e në Lindje atë që bëjnë grekët në Jug të Shqipërisë. Por edhe këtyre shqehve u ndih turkut ë hapin shkolla e mitropolira, ndërsa neve nuk na lenë asnjë shkollë të vogël (fq 47-50). Gjithë kombet e Europës: francezët, italianët, alemanët (gjermanët), inglizët e të tjerë, e duan dhe e nderojnë kombin tonë. Austria nuk mund të dojë që shqehët të futën gjer në mes të Shqipërisë.
Nga kombet fqinj, një kemi mik, i cili e kupton të mirën e tij që pa né s’mund të mbahet: ky komb është kombi i vllehëve që jetojnë në Shqipëri. Nga këta ca janë vllehë shqiptarë që flasin shqip dhe ca janë vllehë grekë që flasin greqisht. Grekërit po bëjnë me këta vllehë atë që po bëjnë me shqiptarët, dmth. t’i kthejnë në grekër me kisha e shkolla.
Vllehët gjer me tani ishin gënjyer si shqiptarët ortodoksë e donin të quehshin grekë duke harruar gjuhën e tyre për të mësuar greqisht, por në fund e morën vesh se sa e vyer është gjuha dhe kombësia për çdo njeri, dhe zunë të mësojnë gjuhën e tyre ( pra shqipën). Në këtë punë vllehët nuk mund të kenë ndihmë përveq shqiptarëve. Edhe rumunët që janë mëmë e këtyre vllehëve e dinë se vllehët e Shqipërisë e të Maqedonisë nuk mund të ruajnë gjuhën e kombin e tyre kundër djallëzive greke veçse duke u mbështetur tek shqiptarët e duke u bashkuar me ta.
Shqipëria ndodhet përballë Europës, është fqinjë me Austrinë e Italinë. Mundet shpejt të hyjë në qytetërimin Europian e të bashkohet me të.
Qëllimi i vetëm i shqiptarëve është të ruajnë Shqipërinë të mos coptohet prej të huajve, të mbajnë gjuhën dhe kombin e tyre e të ndalojnë të përhapurit e gjuhës dhe të mendimeve të Greqisë e shqehëve. Për të bërë këtë duhet të vihet një qeveri mëmdhetare, një qeveri që të punojë pas nevojës e pas të drejtës së shqiptarëve. Një qeveri shqiptare syhapur, e jo qeveri e huaj dhe e verbër. Të jetë një qeveri si duhet pe le te ketë ç’emër të dojë. Duhet një orë e më parë të ndahet Shqipëria nga Turqia e të dihet ku e gjer ku është. Të njihet vendi ynë për Shqipëri, ta njohë dhe Europa.
Shqiptarët të zbukurojnë gjuhën e tyre me shkronja e me dituri, të bashkohen e të gjithë të tregohen si komb, i cili do të ketë të drejtat që ka çdo komb tjetër. Atëherë edhe të bjerë një trazirë në sininë (sofrën) ballkanike, edhe të bjerë e të humbasë Turqia, Shqipëria qëndron më vehte dhe asnjeri nuk dotë guxojë të rrëmbejë një copë të Shqipërisë (fq. 62-69).
Disa nga porositë e Sami Frashërit
Sot mund të themi së shumë shqiptarë nuk janë shqiptarë as me mend e as me zemër. Kombin dhe gjuhën e tyre as e duan, as e nderojnë dhe shumë kanë turp të flasin shqip.
Po në kanë ata turp të thonë së Shqipëria është mëma jonë, Shqipëria ka më shumë turp të duket që ka bij të tillë.
Kombi shqiptar nuk është komb për të pasur turp prej tij. Të qënit e një njeriu nga ky komb kaq trim, e kaq të gëzuar, s’është turp, por është nder i madh.
Në ka mbetur pas kombi ynë, nuk është faji i tij, por është faji ynë.
Ata shqiptarë, që s’dinë të çmojnë kombin e gjuhën e tyre e si pëlqen, e nuk kanë turp të vetquhen turq, grekër, shqehër a të tjerë, ata janë tradhtarë, të çmendur e të pa ditur.
Çdo shqiptar i vërtetë duhe të kujdeset që të mos mbetët asnjë shqiptarë I këtillë, se i sjellin turp të madh Shqipërisë.
Çdo shqiptar duhet, në radhë të parë, të bëhet vetë shqiptar i vërtetë, pastaj të bëj të tjerët sat ë mundë më tepër.
A jemi shqiptarë?
Besa, feja, puna, kujdesia, dëshira jonë, mendimi ynë të jenë për Shqipërinë e për shqiptarinë.
Këto punëra janë nga të drejtat tona.
Kush nuk na le të punojmë në ketë udhë të së drejtës e të mirësisë, na ka rrëmbyer të drejtën nga dora jonë, është e drejta jonë të përpiqemi me fjalë, me punë, me gojë, me dorë, me pendë, me armë qe të fitojmë të drjetën tone nga thonjtë e atyre që na kanë rrëmbyer!” (fq.91-94) .
Kështu, veq tjerash, né të gjithë shqiptarëve, na porositë shkrimtari, poeti dhe filozofi i madh i mbarë shqiptarisë – Sami Frashëri përmes librit të tij me titull “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”- vërejtje I.Hasani).
Siç shihet, urtësia dhe largpamësia e këtij burri të shquar shqiptar është akutale më shumë se kurrë edhe sot për shqiptarët, që duhet të bashkohen kudo që janë, në të gjitha trojet e tyre etnike, pa dallime fetare apo krahinore, pa dallime idesh, në Idenë e Madhe të Mbrojtjes së Atdheut që përsëri rrezjikohet të mbetet i coptuar si më 1913. (anipse, Ismail Qemali me patriotët tjerë, pat (vet)shpallur Pavarësinë në Vlorë, më 28 Nëntor 1912- vërejtje I.Hasani).
Nuk ka ide më të mëdha se sa ruajtja e tërësisë territoriale etnike, jo më për hir të ideve, por për ekzistencë.
Ismet Hasani: Shqiptarët nëpër vite e ndër shekuj (3)
Qfarë shkroi për shqiptarët dhe Shqipërinë prof George F. Williams?
A do të ketë Shqipëri e Shqiptarë që ishin dhe do mbeten përsëri një popull i rrezikuar? Dilema që të paktën 130 vjet i vjen rrotull Shqipërisë e sot më imperative se kurrë.
Shqiptarët kur bashkohen në një mendim janë të zotet t’i zgjidhin vetë problemet e tyre.
George F. Williams (1852 – 1932), ish ambasador i SHBA në Greqi dhe në Amal të Zi, për shqiptarët, verq tjerash shkruan: “Një popull për “Nobel”
U mbushën 160 vjet nga lindja (1852) dhe 80 vjet nga vdekja (1932) e mikut të madh, atij që sakrifikoi gjithçka për Shqipërinë dhe kombin shqiptar, Xhorxh Fred Uilliams. Populli shqiptar me fisnikërinë, bujarinë dhe çështjen e tij të drejtë ka bërë shumë e shumë miq të sinqertë e të nderuar. Një nga këta është edhe Xhorxh Fred Uilliams (George Fred Williams), ish–ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi e në Mal të Zi. (1913-1914)
Prandaj ne shqiptarët e përkujtojmë dhe i përulemi me respekt këtij miku të madh, i cili më 10 korrik pati përvjetorin e 160 të lindjes dhe më 11 korrik edhe 80-vjetorin e vdekjes.
Ai pat thënë: “Nuk vij të flas si mik i njerëzisë, por vij si mik dhe adhuronjës i racës shqiptare. Dashuroj Shqipërinë, dashuroj burrat e Shqipërisë, siç dashuroj Amerikën, siç dashuroj burrat që i kanë dhënë lirinë Amerikës. Shqipëria do të jetë e lirë. Shqipëria i ka dhënë pesë imperatorë Romës dhe gjaku i shqipeve ka forcuar kombet e tjerë. E lashë Shqipërinë në vuajtje dhe të mbytur në gjak nga faji i Europës, e cila tani po lan gjynahet e saj. Unë protestova kundër paudhësisë së Europës, kundrejt Shqipërisë, lashë vendin tim zyrtar dhe ju siguroj, që unë besoj sa ajo ditë që unë protestova për Shqipërinë, është dita më e lumtur e jetës sime… Tregtia e Amerikës duhet të jetë e lirë për kombin shqiptar, që është vëllai i kombit amerikan. Unë jam gati për çdo shërbim për lirinë dhe shpëtimin e Shqipërisë, edhe me jetën time.”
Për burrat shqiptarë
Trimëria e shqiptarëve nuk njeh kufi. Ata e përballojnë vdekjen dhe torturën pa asnjë hezitim. Fjala e tyre një herë e dhënë është më e shenjtë se betimi i dhënë te popujt e qytetëruar. Mikpritja e tyre s’ka të krahasuar. Ajo nuk pushon deri sa të mos ngelë gjë për të ndarë e për të dhënë.
Shqiptarët trashëgojnë pamundësinë për t’i fyer në nder. Kjo është një praktikë e përjashtuar, sepse po i fyeve do të përballosh në mënyrë të detyruar larjen e hesapeve me gjak.
Bajroni i ka bërë homazhe kësaj race shqiptare pse e njohu personalisht dhe jetoi midis këtij populli. Respekti për moshën është një nga karakteristikat e shqiptarëve. Ata janë korrektë, të dashur kundrejt tjetrit dhe reciprokisht të sjellshëm. Në momentet më të rënda ata janë plot respekt për superiorët e tyre. Ata zbatojnë urdhrin e tyre me saktësinë më të madhe. Fjalët e tyre dhe sjellja e tyre shoqërohen nga dinjiteti.
Siç kemi thënë më përpara, një fyerje ndaj tyre riparohet në mënyrë shumë të tmerrshme. Nuk lejojnë servilizmin, lajkatarinë ose mosobligimin në një punë që jepet fjala. Mikpritja gjen shprehjen më kuptimplotë në Shqipëri. Një fyerje që i bëhet një mysafiri kap jo vetëm të zotin e shtëpisë, por gjithë fisin. Ai që vret mysafirin dënohet nga fisi dhe vdekja e tij është e paevitueshme.
Shqiptarët janë të fuqishëm. Gegët e Veriut janë më të lartë në trup se sa toskët e Jugut. Ata janë gjithashtu më të rëndë, më kokëfortë dhe më këmbëngulës. Një shkrimtar kur flet për malësorët shqiptarë i krahason ata me drerët e malit që hipin në shkëmbinjtë më të thepisur dhe ecin nëpër ta, pa pasur frikën e rënies nëpër humnerat më të llahtarshme dhe asnjë i gjallë s’mund të futet atje pa ekspozuar humbjen e jetës. Besa ose fjala e nderit për shqiptarin është institucion i shenjtë. Një fjalë e dhënë, pa e detyruar tjetrin, e shoqëruar me besë, duhet të respektohet me çdo kusht dhe s’merret parasysh asnjë rrethanë. Një udhëtar i pajisur me besë gëzon mbrojtjen e të gjithëve, ai është i shenjtëruar.
Për femrën shqiptare
Virtytet e femrës shqiptare janë unikale në botë. Kurvëria dhe tradhtia bashkëshortore ndëshkohen me vdekje. Në asnjë vend të botës një femër nuk gjendet në një siguri e mbrojtje më të madhe se sa në Shqipëri.
Ai që vret një grua dënohet me dënimin kapital. Femra në Shqipëri punon në shtëpi, por ajo është trajtuar me respekt dhe zë në shoqëri një vend më të nderuar se në vendet e Lindjes. Një shqiptare mund të udhëtojë nga një vend në tjetrin, në një siguri të plotë.
… Nënësia është shumë e nderuar dhe kurorëzon fisnikërisht jetën e femrës. Dashuria dhe bukuria luajnë një rol të vogël. Konsiderata për një femër rritet në përjetim me numrin e fëmijëve që ka.
Për Shqipërinë
Që të kemi një paqe komplete duhet të formohet një Shqipëri Autonome që të zotërojë lirinë në mënyrë më të plotë. Shqipëria nuk mund të ndahet midis fqinjëve, ashtu siç nuk mund të ndahet çdo vend i Europës.
Europa tashmë e ka krijuar Shqipërinë e pavarur dhe s’duhet të hedhë poshtë pemët e saja, prandaj ajo duhet ta mbështetë atë. Një Shqipëri e formuar mbi një plan federativ mund të jetë një kërcënim për planin e Ballkanit. Ajo s’mund të ketë marinë që të alarmojë Italinë ose Austrinë në Adriatik. Ndërtimi i rrugëve të hekurta dhe përmirësimi i porteve të Shqipërisë do t’i japin Serbisë një dalje në det, në Mesdhe. Ky rezultat mund të arrihet më me lehtësi në marrëveshje tregtare, miqësore edhe paqësore se sa me tentativë pushtimi. Një Shqipëri e pavarur do të inaugurojë një erë të re, duke zhvilluar normalisht dhe duke fituar prosperitetin për të cilin ajo ka të drejtë. Shqipëria do të zëvendësojë me rrugë të përshtatshme ato rrugë të këqija që ka sot. Ajo do të kthejë fshatrat në qytete dhe këto qytete do t’i kthejë në qytete të lulëzuara.
Shqiptarët nuk kanë vetëm të drejtë t’i kërkojnë Europës drejtësi, por t’i kërkojnë asaj edhe dëmshpërblim. Europa e krishterë është e përgjegjshme për robërinë dhe varfërinë e popullit shqiptar. Unë mund të dëshmoj që me gjithë protestat e mija, Europa e krishterë është shkaku i eksodit të dhimbshëm të 100.000 fshatarëve që duhet t’i linin vatrat dhe pasurinë e tyre dhe të vinin si refugjatë në Vlorë ku ata do të vdisnin nga uria dhe sëmundjet, pa numëruar ata që janë pa ndihmë dhe mbështetje.
Të krishterët Evropianë, SHBA t’i sigurojnë paqe Shqipërisë
Të krishterët europianë duhet të punojnë për të lehtësuar mizerjen nga skllavëria e pamerituar e shqiptarëve. Shtetet e Bashkuara që kanë fatin të kenë një qeveri që qeveris një shtet të lirë, i dalë nga vullneti i popullit sovran, qeveri që përpiqet nga dita në ditë që të sigurojë përparimin, lulëzimin dhe që ka dhënë mbi të gjitha dashurinë për të ardhmen, Shteteve të Bashkuara i bije për detyrë t’i rrethojë shqiptarët me këtë vëllazërim, me këtë dashuri njerëzore që s’e kanë njohur deri tani.
Kundër gjithë gënjeshtrave dhe akuzave se shqiptarët janë egërsira unë citoj fjalët e Eriksonit, këshilltar amerikan, që ata e kanë dashur dhe e duan, pse ai ka punuar e jetuar midis tyre. “Nuk ka popull më të dëshirueshëm dhe më të dashur në gjithë Europën se Shqiptarët. Ata kanë në të njëjtën kohë elementët e forcës, burrërinë, kurajon, të lidhura me devotshmërinë më të butë dhe më të ligjshme!”.
Njerëzit e Shqipërisë shohin te Krishti dhe Muhamedi dy profetë që i nderojnë si të tillë. Ç’fatkeqësi! Ata i thërrasin më kot! Si njeri e si tjetri të ndihmojnë vendin e tyre. O Krisht! O Muhamed! Kujt t’i drejtohen që të drejtat e tyre tashmë të njihen?
Jam i bindur se popujt që po luftojnë (në Luftën e Parë Botërore- MG) me aq ashpërsi, një ditë do ta përfundojnë atë, dua të them që këtij konflikti mizor do t’i vijë fundi. Ata duhet të dëgjojnë Zotin dhe duhet t’i sigurojë Shqipërisë lirinë.
Shpresat dhe sytë e së gjithë botës janë drejtuar drejt paqes, në bazë të së cilës duhet të krijohet një vëllazërim dhe kooperim intim i frymëzuar nga ndjenjat njerëzore e jo të forcës.
Kjo paqe do t’i njohë çdo race edhe çdo kombi të drejtën e ekzistencës. Në këtë mënyrë, nuk do të jenë më të penguar, nga barrikadat artificiale, të ngritura me vështirësi të pakapërcyeshme për mbrojtje dhe që për to popujt duhet të sakrifikojnë kohën e tyre më të mirë, paratë dhe shpirtin e tyre. (“L’Albania”, Zvicër, Nr. 7 16.12.1915)
U mbushën 160 vjet nga lindja (1852) dhe 80 vjet nga vdekja (1932) e mikut të madh, atij që sakrifikoi gjithçka për Shqipërinë dhe kombin shqiptar, Xhorxh Fred Uilliams. Populli shqiptar me fisnikërinë, bujarinë dhe çështjen e tij të drejtë ka bërë shumë e shumë miq të sinqertë e të nderuar. Një nga këta është edhe Xhorxh Fred Uilliams (George Fred Williams), ish–ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi e në Mal të Zi. (1913-1914)
Ai u njoh me çështjen shqiptare dhe e përkrahu Shqipërinë në periudhën më të zezë të historisë së saj, në vitin e kobshëm 1913. Erdhi për herë të parë në Shqipëri, në Vlorë, i thirrur nga miku dhe bashkëpatrioti i tij Dankon për të parë me sytë e vetë krimet çnjerëzore që kishin bërë shovinistët grekë kundër popullsisë së pambrojtur shqiptare. Pa fëmijë, gra e pleq të masakruar rrugëve dhe mbi 100.000 refugjatë shqiptarë nga krahinat jugore mbledhur në ullishtat e Vlorës. Këto krime të paimagjinueshme e revoltuan dhe e drithëruan shpirtin njerëzor e demokrat të Uilliamsit. Pas kësaj ai u kthye menjëherë në Athinë, ku mori takim me zyrtarët më të lartë qeveritarë të Athinës, duke protestuar ashpër, njoftoi qeverinë e tij në Amerikë dhe që nga ai çast nuk e ndërpreu veprimtarinë e tij në mbrojtje të Shqipërisë. I ngarkuar me cilësinë e vëzhguesit të qeverisë amerikane në Komisionin Ndërkombëtar për ndarjen e Kufijve të Shqipërisë, Uilliamsi ngriti zërin dhe protestoi ndaj planeve për copëtimin e Shqipërisë, duke thënë fjalën e vet me kompetencë si në mbledhje të ndryshme, edhe në shtypin e kohës që gazetat dhe revistat amerikane, greke dhe angleze, si dhe në shtypin shqiptar në Shqipëri dhe në atë të diasporës.
Qëndrimi i Uilliamsit nuk i pëlqeu Europës dhe bënë ç’ishte e mundur për ta hequr qafe, duke e akuzuar se kishte thyer normat protokollare, nga që i kishte tërhequr vërejtjen qeverisë greke për masakrat në Shqipëri, duke mos e pasur këtë të drejtë si diplomat pa marrë më parë autorizimin e qeverisë së vet. Prof. G.F. Williams, si njeri me karakter dhe dinjitet, siç deklaron vetë, dha dorëheqjen nga karriera diplomatike me këto fjalë të shkruara me dorën e vet:
“Dukej një detyrë njerëzore, sheshazi për të shkye maskën që mbulonte diplomacinë europiane dhe për të ekspozuar fytyrën e saj, të luere me gjak patriotësh dhe shikimin e dobët të saj mbi dëshirat e zjarrta për liri të një race të fortë. U ktheva në Athinë dhe mbasi qeshë i shtrënguar, e tregova këtë panjerëzi dhe këtë padrejtësi të fuqive europiane dhe dhashë dorëheqjen si ministër i Amerikës në Greqi dhe në Mal të Zi, sikurse patjetër qesh i shtrënguar ta bënja. Drejtësia dhe e vërteta nuk janë mbrojtje në sallat e diplomacisë”.
Mbas këtij veprimi, Uilliamsi iu kushtua tërësisht çështjes shqiptare. Duke qenë dhe mik personal dhe i adhuruar i Presidentit Wilson, ai mundi që të sensibilizojë opinionin amerikan në mbrojtjen e çështjes shqiptare me motive fisnike tepër humane: “Me ndihmu një njeri është një bamirësi, me liru një popull nga zgjedha është një bamirësi e pavdekshme”.
Libri “Shqiptarët” është një ekstrakt i historisë shqiptare. U botua fillimisht në një revistë të kohës që më 1914-1915 dhe më 1919 si libër i veçantë. Derisa arriti në atë veprimtari, Uilliamsi u angazhua gjithashtu në një sërë mitingjesh në SHBA. Në të parin që u mbajt më 7 nëntor 1915, krahas shumë amerikanëve dhe shqiptarëve, midis të cilëve juristi Asa French, zonja dhe zoti Kenedi, të shquarit Fan Noli, Kristo Dako e Parashqevi Qirjazi ishte edhe G. F. Williams. Në fund të mitingut ai lexoi edhe rezolutën për mbrojtjen e çështjes shqiptare, botuar në anglisht dhe shqip.
Vepra e këtij miku të vërtetë të Shqipërisë gjithë kohën ka pasur dhe ka ruajtur vlerën e saj, por ajo ka një vlerë të jashtëzakonshme sot, kur çështja kosovare dhe çështja çame kanë dalë në evidencë dhe kërkojnë zgjidhje të drejtë dhe sa më të shpejtë, ndërkohë Europa, atë që gatoi mbrapsht tetëdhjetë vjet më parë, ka shansin tani ta rregullojë, duke larë kështu fajet e saj. Ndërkohë që Amerika jo vetëm me diplomatin Williams, por edhe me anë të vetë ish- presidentit Wilson e ka thënë fjalën e vet, që më se treçerek shekulli më parë, duhet ta thotë përsëri me forcë dhe përfundimisht. Çështja shqiptare duhet zgjidhur drejt, kombi dhe tokat shqiptare duhet të bashkohen. Këtë mesazh na dërgon e gjithë jeta dhe vepra e G.F. Williams, e cila përshkohet fund e krye nga lufta për të mbrojtur dhe respektuar të drejtat e njeriut, të cilat po ngrihen dhe mbrohen me aq shumë forcë, kur Shqipëria dhe populli shqiptar kudo që ndodhet nuk do as më shumë se çfarë thotë Karta e Helsinkit dhe ajo e Parisit për të drejtën e kombeve për vetëvendosje dhe për të drejtat e njeriut.
Prandaj ne shqiptarët e përkujtojmë dhe i përulemi me respekt këtij miku të madh, i cili më 10 korrik pati përvjetorin e 160 të lindjes dhe më 11 korrik edhe 80-vjetorin e vdekjes.
George Fred Williams, në Mitingun e organizuar për të mbrojtur të drejtat e Kombit Shqiptar, Boston 7 nëntor 1915 pat deklaruar:
Nuk vij të flas si mik i njerëzisë, por vij si mik dhe adhuronjës i racës shqiptare. Dashuroj Shqipërinë, dashuroj burrat e Shqipërisë, siç dashuroj Amerikën, siç dashuroj burrat që i kanë dhënë lirinë Amerikës. Shqipëria do të jetë e lirë. Shqipëria i ka dhënë pesë imperatorë Romës dhe gjaku i shqipeve ka forcuar kombet e tjerë. E lashë Shqipërinë në vuajtje dhe të mbytur në gjak nga faji i Europës, e cila tani po lan gjynahet e saj. Unë protestova kundër paudhësisë së Europës, kundrejt Shqipërisë, lashë vendin tim zyrtar dhe ju siguroj, që unë besoj sa ajo ditë që unë protestova për Shqipërinë, është dita më e lumtur e jetës sime… Tregtia e Amerikës duhet të jetë e lirë për kombin shqiptar, që është vëllai i kombit amerikan. Unë jam gati për çdo shërbim për lirinë dhe shpëtimin e Shqipërisë, edhe me jetën time.”
Nuk është çudi në se njerëzit që kanë studiuar gjuhën shqipe të thonë se kjo është gjuha origjnale e Homerit dhe që grekërit e morën nga poetët Pellazgjike të shumtën e këngëve të trimërive dhe ato heroike.
Ç’pasuri e madhe dijesh e pret arkeologun kur toka shqiptare të hapë thesaret e historisë së Pellazgëve!”.
Këta dhe shumë rrjedhime të tjera provojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshëve të tyre. Edhe përpara se dega helene të njifej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, qe pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë.
Shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën dhe e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia dhe përballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake.
Një tragjedi, përtej përfytyrimit të tragjedistit, është kjo që një racë e vjetër dhe e fortë erdhi në një gjendje kaq të keqe dhe mizore, gjë e cila shikohet si skandal i qytetërimit Europian.
Nuk është për çudi që otomanët nuk lejuan ndonjë gërmim në tokën Shqiptare, sepse ajo mund t’i sillte ndërmend këtij populli lulëzimin e parë.
Po e përmbylli më këto mendime:
1. Miqësia e mirë me njerëzit është gjëja më e mirë që mund të jetë në botë.
2. Miku im, koha e artë ka kaluar, por njerëzit e mirë e sjellin prapë atë.
3. Miku i vërtetë ta thotë haptas të mirën dhe të keqen.
4. Miqësia krijohet në fat, por vërtetohet në fatkeqësi.
5. Më e mirë është shuplaka nga miku, se sa lavdërata nga armiku.
*
(6) A do të ketë Shqipëri e Shqiptarë që ishin dhe do mbeten përsëri një popull i rrezikuar?Dilema që të paktën 130 vjet i vjen rrotull Shqipërisë e sot më imperative se kurrë. ?
Kjo dilemë ka të paktën 130 vjet që i vjen rrotull Shqipërisë e sot më imperative se kurrë. Shqiptarët kanë kaluar një histori sa të lavdishme, aq dhe të mundimshme, por megjithë peripecitë, megjithse janë rrudhur shumë në trojet tyre, nuk e humben gjuhën e kombësinë. Ata duhet të shkruajnë e nxjerrin në pah se kush ishin, kush janë e si duhet të mbijetojnë në këtë botë të egër, që përb allohet vetëm me force, guxim e mençuri.
Duhet punuar natë e ditë për të sqaruar faktorin ndërkombëtar e kërkuar prej tij atë që u takon Brenda standardeve të miratuara në konventat ndërkombëtare.
Shqiptarët kanë qenë dhe mbeten përsëri një popull i rrezikuar.
Shqiptarët nuk po kërkojnë të shqiptarizojnë as grekët e as serbët (sllavët), por në të njejtën kohë nuk do të pranojnë të serbizohen e greqizohen.
E drejta e shqiptarëve është të ruajnë integritetin tokësor, të punojnë për zgjidhjen e çështjes kombëtare sipas standardeve më të përparuara perëndimore, duke kërkuar të drejtën për vetvendosje të popujve – pavarësinë e merituar të Kosovës e zgjidhjen e problemit të shqiptarëve të Maqedonisë.
Është domosdoshmëri ndjekja e një politike kombëtare që shkëput Shqipërinë nga vasaliteti politik e ekonomik i fqinjëve. Këto arrihen nepërmjet zgjedhjes së një qeverie të ndershme, e cila do të rriste begatinë dhe krenarinë kombëtare. Me fqinjët duhet patur gjithmonë mardhënie të mira ekonomike, politike e kulturore, por secili të jetë zot në shtëpinë e tij.
Historia është përvojë, prandaj duhet mësuar se nuk mund ta duash aq shumë vendin tend kur nuk di prejardhjen e të shkuarën e kombit tend, nuk kupton të sotmen dhe nuk përpiqesh për të ardhmen.”
*
P ë r f u n d i m
I nxitur nga mendimet e shkrimtarëve, mendimtarëve dhe filozofëve të mëdhenj të mbarëshqiptarisë, Sami Frashërit, Faik Konicës, Eqrem Qabejt e të tjerëve të brendshëm dhe të jashtëm, ashtu siq u shpreha në fillim, këtë studim e fillova me histori dhe me histori po e përfundoj, andaj jap këto mendime:
•Historinë e mësojmë për të ditur çfarë të bëjmë e çka të ndalojmë.
•Historia duhet të shkruhet nga të vërtetat, e jo nga gënjeshtrat.
•Gënjeshtra më e madhe, që mjeron një popull, është gënjeshtra për kombin.
•Në qoftë se dëshiron ta njohësh dhe ta duash edhe më shumë Atdheun tënd, jeto pak në atdhé të huaj!
•Historinë duhet me e dijtë, se ajo mundet edhe me u përsëritë.
•Në epokat e krizave të mëdha të një popull lindin dhe rritën njerëz që bëhen të mëdhenj dhe popullin e vet e bëjnë të madh e të njohur.
•Historia është përvojë, prandaj duhet mësuar se nuk mund ta duash aq shumë vendin tend kur nuk di prejardhjen e të shkuarën e kombit tend, nuk kupton të sotmen dhe nuk përpiqesh për të ardhmen. ( f u n d)
Burimi – Revista Drini


Leave a Reply