
Edison Kurani
REPORTAZH/ Ne Uashington DC, ku gjendet zemra e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ne qytetin e ndertuar me kujdes fanatik, qe ndryshe nga pjesa me e madhe e SHBA-ve, bart vlera muzeale dhe historike. Mes “vorbulles” se godinave te pafundme qeveritare, atyre financiare, diplomatike e shume te tjerave. Nje ndalje disaoreshe ne Shtepine e Bardhe, aty ku shumekush do te deshironte te “ballafaqonte” gjithcka ka mesuar ne vite, duke u perballur fare prane. Por edhe nje shikim praktik i kryeqytetit te SHBA-ve, plot gjera qe na mungojne dhe te te tjera me te rralla, qe ne i kemi me bollek
Jane vetem disa metra, ato qe ndajne godinen e presidentit me te fuqishem ne bote, nga trotuari bollshem i gjere dhe rruga ngjitur me te, po ashtu e destinuar vetem per kembesoret dhe ciklistet e mjetet per raste emergjente apo sigurie. Dhe duke e pare nga afer kete afri, fshin deri diku imazhin e krijuar per supermasa sigurie pse jo te dukshme me sy te lire per gjithkend, duke pasur parasysh se eshte Shtepia ku jo rralle vendosen fatet e nje pjese te botes, me ndikim edhe me te gjere.
Shtepia e Bardhe mund te shihet nga te kater anet, por pamjet me te mira i ka ne dy dyert e saj kryesore.
Nga “Pensylvania Avenue”, eshte moria me e madhe e njerezve qe kundrojne godinen.
Jo vetem. Aty para kangjellave qe vetem pak metra i ndajne nga Shtepia e Bardhe, zhvillohen gati cdo dite dhe ne cdo ore te dites, tubime pafund.
Njerez me bollek qe therrasin me megafone dhe tundin pankarta ku shpalosin idealet kunder lufterave qe SHBA jo rralle ndermerr.
Gati ngjitur me to, sikunder mund te dalloni ne keto foto qe i perkasin muajit qe u mbyll, grupe te tjera pro luftes, demonstrojne deshiren per nje SHBA potente dhe me ndikim te pandalimte ne mbare boten.
Natyrisht, si “antipaste” e protestave dhe tubimeve, nuk kane te sosur dhe ato per mjedisin, ceshtje te ndryshme sociale, te drejtat e njerezve me ngjyre dhe shtresave te tjera shoqerore, manifestime, qe gelojne perdite mu perpara Shtepise se Bardhe.
Ajo qe te ben pershtypje me se pari ne keto protesta? Numri fare i vogel i pjesemarresve ne to. Por edhe energjia qe kane per te qene sa me aktive ne nxjerrjen ne pah te idealit apo kerkesave qe kane.
Edhe pse eshte demokracia e njohur si me e kulluara ne bote, sigurisht qe pakkush e beson, madje dhe vete protestuesit, se do kerkesa te tyre do te realizohen ndonjehere.
Fjala vjen, ndalimi i sulmeve ushtarake ne vatra te nxehta dhe te dyshuara per terrorizem.
Apo “Share the Planet”, qe nga disa shihet si nje mundesi per te reduktuar ndotjen dhe shpetuar deri diku planetin, e disa te tjere, si nje platforme qe te ndale cdo gje qe ka sjelle perparimi i teknologjise, gjera qe jane kthyer ne jetesore, pjese e pazevendesueshme e te perditshmes.
***
Hyrja anesore per ne Shtepine e Bardhe, qe heret ne mengjes, eshte e mbushur me njerez te etnive te ndryshme, nga vende te ndryshme te botes. Ata kane aplikuar prej kohesh qe te bejne nje vizite ne shtepine e pare amerikane, duke realizuar keshtu nje nder endrrat e tyre.
Syresh ka prej tyre qe nuk shkojne vetem ne kendin e vizitoreve por edhe me tej, ne pjesen me te madhe te ambienteve te brendshme te Shtepise se Bardhe. Se bashku me zyrtare te Bankes Boterore te qendres dhe deges se saj ne Shqiperi, te shoqeruar nga nje zyrtar i larte ne departamentin e shtypit dhe informacionit te Shtepise se Bardhe, vizitojme pikerisht keto ambiente.
David, na orienton drejt portes kryesore me kolonat e larta, per te pershkuar me tej mjediset e brendshme.
Per arsye sigurie, filmimet dhe fotografite, ashtu si dhe ne shume institucione te tjera ne Evrope dhe gjetke, nuk lejohen. Megjithate fotot para portes qendrore jane te mirepritura dhe ne perfituam te bejme disa.
Ne korridoret dhe dhomat e shumta te Shtepise se Bardhe, luksi nuk eshte nje opsion ekskluziv. E rendesishme eshte qe gjithcka eshte vendosur hijshem. Teprimet ne arredim jane perjashtuar.
Ballroom-it i paraprin nje korridor i gjate, ku jane vendosur fotografi te presidenteve te deritashem dhe atij aktual, Barack Obama. Ne to pasqyrohen aktivitete shume te perzgjedhura te prijesve amerikane ne vite. Aktivitete qe lidhen me se shumti me pritjen e kryetareve te shteteve. Por mes tyre, edhe emra te njohur te botes se artit, kultures, sportit. Padyshim dhe emra te paharruar dhe tejet delikate ne diskutimet qe s’marrin fund, si princesha Diana, e cila ka qene e ftuara speciale e Shtepise se Bardhe me 1985. Ne foto dallohet nje kercim elegant, me te famshmin tjeter, Xhon Travolta.
Mes shume fotosh qe shoqerojne vizitoret ne cdo korridor, dallohen edhe ato bardhezi, qe u perkasin presidenteve te pare te SHBA-ve.
Kurse qe ne hyrje, e ne vazhdim, spikatin foto te tjera, te shkrepura muajt e fundit, te presidentit te 44-t te Shteteve te Bashkuara, me familjen e tij. Ku te pandare jane mes tij, te shoqes dhe femijeve, edhe Bo, qeni i tyre lozonjar qe dukshem ne fotot, shihet si i gezohet pafundesise se jeshillekut perreth Shtepise se Bardhe apo mermerit te korridoreve.
Green Room, Blue Room, Red Room, China Room, East Room e shume te tjera, jane ambiente qe secila ka historine e vet. Rralle here te rikonstruktuara, por per vete vlerat historike qe bartin, te ruajtura me shume kujdes. Nje prej tyre, Blue Room, ajo ku eshte martuar i vetmi president amerikan, ende pa kurore derisa ishte bere banori numer nje i Shtepise se Bardhe. Presidenti Grover Cleveland u be i vetmi ne historine e Shtepise se Bardhe qe u martua atje me 2 qershor 1886, me Francis Folsom, kur ishte 49 vjec. Blue Room apo Dhoma Blu qe shquhet per formen ovale dekorohet gjithnje me ngjyre blu dhe eshte e mobiluar sipas stilit te perandorise franceze.
***
Te qendrosh per disa dite me radhe ne Uashington DC, edhe pse qyteti-shtet nuk eshte shume i madh, nuk mjaftojne per ta pare gjeresisht ate. Megjithate, zonat me pikante turistike, arrijme t’i “mberthejme”.
Uashington D.C. eshte kryeqyteti i SHBA-ve dhe kryeqendra qeveritare. Ai eshte shteti i 51-te por ndryshe nga 50 te tjeret nuk ka anetare ne Senat. Uashingtoni ndodhet ne Distriktin e Kolumbias (District of Columbia) ndaj ai quhet Washington D.C. Shpesh, Uashington D.C. ngaterrohet me Uashingtonin e siperm.
Ajo qe te ben pershtypje ne kryeqytetin amerikan, eshte rremuja e paket krahasuar me kryeqendra te tjera boterore por dhe qytetet e tjera metropolitane te SHBA-ve. Ketu njerezit me se shumti jane te angazhuar me pune, ndaj rendin e rendin neper te gjitha mjetet e mundshme te levizjes, metro, autobuse, makina, bicikleta, por ca me shume, me kembe.
Me nje nder metrote me te medha ne SHBA, ajo qe e ben te vecante eshte pershkimi i tre shteteve, Uashington DC, Maryland dhe Virginia. Me cmime te perballueshme jo vetem nga rrogat e amerikaneve qe kapercejne nje minimale prej 2 mije USD ne muaj, por edhe pagat mesatare ne Shqiperi qe jane goxha larg tyre, stacionet e metrove zgjidhin masivisht transportin e banoreve. Kurse distancat prej stacioneve, pershkohen ne cdo kohe nga autobuzet e metrose.
Teksa sheh rruget tmerresisht te gjera te Uashingtonit dhe “lumin” e makinave qe shume rralle mund te ngecin ne trafik, nuk mund te mos ndjesh keqardhje per faktin se sa mbrapa jemi ne metropolin shqiptar. Nje trafik kaotik qe te ze frymen, te shpenzon para dhe te humb kohe te vyer e te pakthyeshme.
***
Bulevardet e Uashingtonit jane te mbushura me ato qe shume na mungojne ne Shqiperi. rruget te gjera, trotuare te bollshme, lulishte te pambarimta ne cdo cep dhe pasterti per t’u pasur zili. Nga ana tjeter, gjeje me pakice ato qe te ne jane me bollek, kafeteri e restorante dhe ore te gjata te qendrimit ne to.
***
Buze lumit Potomac dhe ne afersi te portit, disa ore nen qiellin e paster te pragmuzgut, jane nje sadisfaksion me vete. Jane oret kur njerezit e kane mbyllur punen dhe perpiqen te organizojne sa me mire oret e mbetura deri ne mengjesin pasardhes. Shume i gjen te shetisin ne rruget enkas per kembesore, duke kundruar ujin e paster te rrethuar nga miniparqe. Te tjere, te shendoshe ose jo, vrapojne duke mbajtur trupin ne forme. Disa i gjen te lexojne libra, ku te munden, ne stola, me kembe, ne ecje, ne metro dhe shkallet e saj me korrent. Sa me shume sheh njerez te etur per libra, aq me pak dallon “maniake” pas celularit, ndonese rinia e perdor teknologjine 4G, ne pritje te mberritjes se 5G, duke shfrytezuar te gjitha avantazhet e saj.
Nga ana tjeter, duhanpirja eshte shnderruar ne Uashington DC, ne nje “molle te ndalueme”. Ne menyre absolute lokalet, bare apo restorante, pub-e apo hotele nuk lejojne pirjen e duhanit ne asnje prej ambienteve te brendshme. Ca me shume, pjesa derrmuese e ketyre lokaleve nuk lejojne tymosjen as dhe ne tavolinat jashte. Per te mos permendur parqet publike dhe plot rruge ku trotuaret jane te mbushur me tabela: “Nuk lejohet duhani ne 30 kembe distance (9.1 m)”.
Teksa i sheh keshtu, “te fandaksur” pas ambientalizmit, ndoshta dhe per vete politikat ekologjike qe po ndjek qeveria amerikane, te vjen ndermend ideja se njerezit tentojne te perjetojne nje mjedis sa me pak hitech dhe sa me shume “kthim pas ne kohe”. Sigurisht duke dashur me te miren e atyre koherave.
Kryeqyteti i mbushur me histori
Uashington DC, kryeqyteti i Shteteve te Bashkuara, eshte i mbushur me histori. Qyteti eshte ndertuar ne fund te shekullit te XVIII,. Mes rrugeve te gjera, goxha te gjata, por te ndara nga plot kryeqezime, jane dyndur godina zyrash shteterore dhe private. Ajo qe e dallon kete qytet nga shume te tjere ne SHBA, eshte mungesa e rrokaqiejve ato, gjenden vetem larg qytetit, te pakta ne numer, duke e lene keshtu Uashingtonin “rehat” nga zhurma tipike njujorkeze. Ketu ne Uashington DC, muzeumet dhe arkivat nuk kane te mbaruar dhe perpos tyre, lagjet historike, teatrot e famshem dhe zonat diplomatike e rezidenciale qeveritare. Thuajse te gjitha muzete, biblioteka e famshme, kopshti zoologjik e ai botanik si dhe objekte te tjera turistike, jane te lira per publikun. Te paharrueshme jane sidomos biblioteka, muzeu i NASA-s, Galeria Kombetare, qe sado te jesh i perfshire nga deshira per shoping apo argetim, askush s’duhet t’i lere pa shijuar. Pa harruar sigurisht Kapitol Hill, monumentet e shumta qe rrethohen nga siperfaqe te paana gjelberimi, lulesh e pemesh dekorative.
Si lindi Shtepia e Bardhe
Ndertimi i Shtepise se Bardhe nisi me gurin e pare te themelit, me 13 tetor 1792, pa asnje ceremoni zyrtare. Rezidenca kryesore, si dhe themelet e shtepise u ndertuan kryesisht nga punonjes skllever, afrikano-amerikane, si dhe nga evropiane te punesuar. Pjesa tjeter e punes u krye nga emigrantet, te cilet s’kishin marre akoma shtetesine, sipas te dhenave nga Eikipedia. Muret me gure ranore u ngriten nga emigrantet skoceze te punesuar nga arkitekti Hoban, ashtu si dhe relievet e larta dhe dekorimet mbi hyrjen veriore. Pjesa me e madhe e punes me tulla dhe suva u krye nga emigrantet irlandeze dhe italiane. Ndertimi fillestar u zhvillua ne nje periudhe prej tete vitesh dhe me nje kosto 232,371.82 dollare (2.4 milione dollare me vleren e vitit 2005). Edhe pse s’kishte perfunduar akoma, Shtepia e Bardhe ishte gati per banim me 1 nentor 1800. Mungesa e materialeve beri te nevojashem ndryshimin e planit te meparshem te inxhinierit francez Pierre l’Enfant per nje “pallat” qe do ishte pese here me i madh se shtepia qe u ndertua ne te vertete. Shtepia e ndertuar, fillimisht permbante dy kate ne vend te tre qe ishin planifikuar. Kur perfundoi ndertimi, muret e ndertuar me gure ranore u lyen me nje perzierje gelqereje, kafeine dhe plumbi duke i dhene shtepise ngjyren e saj karakteristike dhe emrin.
Disa emra deri te Shtepia e Bardhe
Ndertesa fillimisht mbante disa emra, si “Pallati i Presidentit”, “Rezidenca Presidenciale”, apo “Shtepia e Presidentit”. Te dhenat me te hershme te emrit “Shtepia e Bardhe” jane te regjistruara ne vitin 1811. Ekziston nje legjende sipas te ciles, gjate rindertimit te struktures u aplikua boje e bardhe per te maskuar demtimin qe kishte shkaktuar zjarri, duke i dhene emrin, por duke qene se ajo ishte e ngjyer ne te bardhe qe ne fillim, kjo teori bie poshte. “Rezidenca Ekzekutive” ishte emri qe perdorej ne kontekst zyrtar deri sa presidenti Theodor Roosevelt vendosi emrin formal “Ehite House – Uashington” duke e gdhendur ne te gjitha dokumentet zyrtare. Koka e letres “The Ehite House” me fjalen “Uashington” poshte, i perket administrates se Franklin Delano Roosevelt”. Edhe pse nuk ishte ndertuar dhe disa vite pas presidences se George Uashington, ekzistojne teori se emri tradicional i shtepise se presidentit te SHBA mund ta kete origjinen nga shtepia e Martha Custis Uashington, “Ehite House Plantation” ne Nju Kent, Virxhinia, kur presidenti i pare i kombit dhe bashkeshortja e tij ishin njohur ne mesin e shekullit te 18-te.
Evoluimi i Shtepise se Bardhe
John Adams u be presidenti i pare qe banoi ne Shtepine e Bardhe. Gjate dites se tij te dyte ne shtepi ai i shkroi gruas se tij Abigail nje leter, ku ishte dhe nje lutje per shtepine: “I lutem Perendise qe t’i jape bekimet me te mira kesaj Shtepie dhe te gjithe atyre qe do banojne ketu tani e mbrapa. Vetem burra te ndershem e te mencur udheheqshin nen kete cati”. Franklin Delano Roosevelt e ka gdhendur bekimin e Adams ne oxhakun e Dhomes se Ngrenies. Adams nuk jetoi gjate ne shtepi dhe menjehere pas tij ishte radha e Thomas Jefferson, i cili dha idete e tij se si duhej te ndryshohej Shtepia e Bardhe. Ishte Benjamin Henry Latrobe, i cili e ndihmoi me skicimin e Kolonadave Lindore dhe Perendimore, krahe te vegjel qe ndihmojne ne fshehjen e pjeseve, ku zhvillohen veprimet e zakonshme shtepiake si larja e rrobave, stalla dhe depoja. Sot, kolonadat e Jefferson lidhin rezidencen me Krahun Perendimor dhe ate Lindor.Ne vitin 1814, gjate Luftes se vitit 1812, trupat britanike i vune zjarr Shtepise se Bardhe dhe nje pjese e madhe e Uashingtonit u prek nga zjarret. Vetem muret e jashtme mbeten dhe ato u desh te shembeshin dhe te rindertoheshin pasi ishin dobesuar nga zjarri. Pas zjarrit, te dy arkitektet, Benjamin Henry Latrobe dhe Hoban kontribuan ne skicimin dhe rindertimin e Shtepise se Bardhe. Portiku jugor u ndertua ne vitin 1824, gjate presidences se Jamrs Monroe, ndersa ai verior u ndertua gjashte vite me vone.
Ndryshime nen rregulla strikte
Qe prej restaurimit “Kennedy” cdo familja presidenciale ka bere disa ndryshime ne dhomat e tyre private ne Shtepine e Bardhe, por ndryshimet ne Dhomat Shteterore duhet te aprovohen nga Komiteti per Mirembajtjen e Shtepise se Bardhe (me pare njihej me emrin Komiteti i Arteve te Bukura Kennedy). Me qellimin e ruajtjes se integritetit historik te Shtepise se Bardhe, komiteti punon me Familjen e Pare, zakonisht me Zonjen e Pare per te implementuar planet e propozuara te familjes.
Shtepia…, ne shifra
Ne Shtepine e Bardhe gjenden 132 dhoma, 35 banjo, si dhe 8 pale shkalle. Ne shtepine zyrtare te presidentit te SHBA gjenden gjithashtu 412 dyer, 147 dritare, 28 oxhaqe, si dhe tre ashensore. Atje gjenden 5 kuzhiniere me kohe te plote, te cilet duhet te jene ne gatishmeri ne cdo moment. Ne kete menyre, kuzhina eshte ne gjendje t’u sherbeje darke rreth 140 te ftuarve njekohesisht. Ne Shtepine e Bardhe ka nje sere ndertesash dhe ambientesh relaksuese dhe sportive per presidentet. Aty ndodhet nje fushe tenisi, pishine, nje kinema, piste vrapimi, si dhe shpeshhere organizohen koncerte te ndryshme.
Keqperdorimi solli rindertimin
Keqperdorimi i shtepise per dekada me radhe, ndertimi i nje papafingoje ne kat te katert dhe shtesa e nje ballkoni mbi portiku jugor, sipas Harry Truman kishin shkaktuar deme mbi strukturen me tulla dhe gure ranore. Ne vitin 1948, u deklarua rreziku i pashmangshem i shembjes se shtepise, duke bere qe presidenti Truman te urdheronte nje rindertim te plote dhe ai te vendosej ne shtepine “Blair House” nga viti 1949 deri me 1951. Rindertimi u krye nga nje firme e Filadelfias dhe perfshiu shembjen e plote te pjeses se brendshme dhe ndertimin e nje strukture te re prej celiku, si dhe rindertimin e dhomave origjinale me strukturen e re. U shtua dhe ajri i kondicionuar me sistem qendror, dy pjese shtese tuneli, si dhe vend per t’u strehuar ne rast bombardimi. Familja Truman u vendos serish ne Shtepine e Bardhe me 27 mars 1952. Nderkohe qe struktura e shtepise nuk ndryshoi, shume prej punimeve te brendshme e humben vleren historike.
Kryetari socialist ne Durres dhe ne Elbasan. “Ne 8 vjen clirimi, cdo gje ndryshon me nje vote”
Koha Jone
Nga Arkivi


Leave a Reply