
Shenjti Nikolla
Eshte nje nate hyjnore kjo nate,
E shenjte e vecante, per tim ate,
Ai ka dy vjet i shtrire ne krevat,
Gjithe intelekti po udheton larg!
Eshte nje nate hyjnore kjo nate,
Eshte nje dite e shenjte kjo date,
Nje jete te tere u gezuam si sot,
Nga te gjithe i vinin urime plot!
Tani im ate ka rene ne deshperim,
Ka kohe qe ka perqafuar qetesine.
Eshte zhytur ne heshtje, ne vetmi,
Vec sot, une kam degjuar nje cudi!!
Nje ze i brendshem e kish zgjuar,
Dikush me ngut e kish lajmeruar:
“Thyeje heshtjen Niko, te mundon
Shko ne kishe, sot eshte dita jone”!
Thirri gruan qe kujdesej dhe i tha:
“Me sill shpejt rrobat e mia Diane,
Kapelen, shkopin, syzet, pardesyn,
Do shkoj ne kishe, eshte emri im !“
Enigme ishte biseda qe sot degjova
Ai ka kohe eshte i vecuar nga bota!
Ai ka kohe muajt e viti nuk i kujton,
Ditet rrjedhin me ngjyre gri, njesoj!
Si ndodhi qe kete date po e kujton,
Dhe kish’ e “ Shen Nikolles ” feston,
Me cilin engjell ai kish komunikuar,
Shenjti Nikolla zbriti per ta kujtuar?
©Elko
Eleonora Niko Qeparoi
Dhjetor 2003, N.York
Shen Nikolla
Historia e Santa Claus fillon me Shen Nikollen.Ishte lindur ne fillim te shekullit te trete ne fshatin Patara, banuar nga popullsi greke ne ate kohe, ne Azine e Vogel.
Ishte edukuar me parimin kristjan : ” shite cdo gje qe posedon dhe jepu ndihme te varferve” Ndaj ai gjithe trashegimnine e tij e ktheu ne ndihme per te vobektit, te semuret te persektuarit dhe atyre qe vuanin.
Emerohet ne moshe shume te re si Peshkop I Myres.U njoh ne bote si Shenjti gjeneroz per : Njerezit qe kishin nevoje, te sakrifikuarit, femijet dhe mbrojtes I anijeve dhe udhetimeve detare.
Ne kohen e Diocletianit, Perandorit Roman, qe presekutoi rrende kristjanet dhe I mbushi burgjet me besimtare u denua.
Saint Nikolen e futi ne burg po ashtu.Kur u lirua nga burgu u caktua ne Keshillin e Nikeas. ( Forum I larte I hierarkise kristjane )ne 325 AD.
Ai vdiq ne 6 Dhjetor, AD 343 in Myra ose ne (19 Dhjetor sipas kalendarit te Julianit)
Dita e ikjes se tij, 6 Dhjetori, u kthye ne dite celebrimi ne mbare boten.
Eshtrat e Shen Nikolles ne vitin 1087 jane mare nga varri I Myras dhe u cuan ne Italine jugore ku u krijua kisha me emrin e vet.Kishat me emrin e tij jane kthyer ne vende pelegrinazhi ku njerezit I bejne respekt Shenjtorit qe dedikoi cdo gje ne emer te dashurise njerezore!
Eshte nje emer i bekuar te cilin kishte fatin ta gezonte dhe babai im!
I paharruar qofte emri dhe kujtimi I tij! Amin+++!
©Elko
Eleonora Niko Qeparoi


Leave a Reply