
Nuk pranohet protektorati Italian në Pukë. Traktati i fsheftë i Londrës më, 26 prill 1915, coptonte Shqipërinë mes dy fqinjëve. Ky traktat ngjalli pakënaqësi të mëdha në nënprefekturën e Pukës. Lufta Ballkanike dhe Luftës parë Botërore, fillun të mblidhen forca shqiptare për të përballuar edhe armë pushtuesit serbë dhe italianë, që ishin vendosur në dy anët e drinit. Nga fillimi i verës 1919 ushtria iataliane hynë në Pukë dhe u shtri deri në Shëmëridhe Kolsh të Kukësit. Në Pukë valvitej flamuri kombëtar shqiptarë. Komanda italiane, duke parë situatëne tensionuar, u tregua e përmbajtur. Nuk preku as flamur dhe as administrimin e vendit dhe nuk cenuan asgjë nga ekonomia e popullit. Megjithëkëtë, pakënaqësia është në rritje, nga rreziku i coptimit të matejshëm të Atdheut nga dhuna e panderpreë e ushtris serbe dhe pranis të ushtris së madhe të italianëve.Laçajt, mësuar me privilegje nga sundimi Austro-Hungarez, filluan konfliktet me ushtarët italian për shkak të shfrytëzimit të pyjeve të Terbuinit. Paknaqësia e popullit ishte në rritje. Gjendja u bë kritike, kur çeta e Ramë Sadikut të Hadrojt sulmoi disa ushtarë italian ku mbeti i vrarë një ushtarë italian. Italianët dërguan në Terbuin forca të shumta ndëshkuese. Ushtarët italian të ndihmuar ehd enga ca shkije nga frika vranë një bari merditas me bagëti. Kjo vrasje ngriti me armë në dorë mirditasit e Bregut të Fanit të Madh, të cilët ju drejtuan Pukës. Komanda italiane, e ndodhur para një situate të till kërcnuese të përmasave të mëdha, kërkoi ndërhyrjen krerëve të vendit për menjanimin e konfliktit të armatosur. Më në fund u arrit marrëveshja : 1. Pala italiane të paguante“pajtimin e gjakut“ së të familjes së të vrarit. Po kështu do të paguante pleqt e pajtimitˮ dhe krerët, që qetësuan gjendjën. Ndërsa Pala e dëmtuar t’u jepte “BESËˮ. Komanda italiane, duke parë autoritetin e krerëve vendas, u kërkoi që të pranonin “mbrojtjen e ushtrisë italiane kundër ushtrisë serbeˮ. Pra, kërkohejpranimi “Protektoratit Italianˮ. Krerët kërkonin ta gjykonin në kuvend sips Kanunit të Lek. Kuvebdi dau të pyeste luftarin Bajram Daklanin nga Gjakova, tek i cili ishin besim, sepse ai më 1911 kishte marrë pjesë në kryengritjen antiosmane në Pukë e Mirditë, kurse aso kohe krahinar në Vaspa të Malziut. Malziu deri më 1946 ishte një prej Shtatë Bajrakëve të pukës. Gazeta „Populli“, Shkodër më, 24 gusht 1919. Forcat italiane mbanin në vëzhgim çdo lidhje me Bajram Daklanin, e ndalën lajmësin në kthim në kthim dhe i morën dhe i morën letrën: por lajmëtari mundi t’ua dërgonte përgjigjen me gojë. Kështu krerët e Pukës nuk e nënshkruan “Protektoratin Iˮ. Bajram Daklani rriti gatishmrinë e postës me komandant Mehmet Zajmin. Më 24 korrik 1919 italianët kërkuan të ulej Flamuri Shqiptarë. Bajram Daklani tha se: – Flamuri Shqiptarë nuk do të ulej. Majori italian, komandanti i forcave italiane për Vaspasin, i çoi letërthirrje B. Daklanit që të paraqitej në komandë me tre shoqëruesit e tijpër të dhënë shpjegime për luftarët kosovarë që mbanin postën e Vaspasit. Të ashtuquajturit luftarë kosovarë ishin atdhetarë të vendosur në mbrojtje të dinjitetitkombëtar dhe kundër coptimit të Atdheut. Majori Italian mbajti peng xhandarin L. Gashi, që i solli përgjigjen. Ushtria serbe u vendos në formacion luftimi. Rreth orës 9.00filloi sulmi i ushtrisë italiane me armë zjarri mbi postë. Bajram Daklani u bashkua me mbrojtësit e postës, të cilin e kishin porositur me kohe të merreshin masa. Përleshja u bë e ashpër. Italianët i trembeshin ndërhyrjes së malësorëvetë rrethinëstë cilët nga çasti në çast mund t‘u vinin në ndihmë. Kur e panë se sulmet e tyre nuk kishin efekt, italianet sollën edhe mitralier dhe minahedhës. Ishte e kotë. Në pasdite u dukën grupe malësorështë armatosur, që ngjanin me shqiponjat krah hapur. Ushtria serbe, shqetsuar se mos konflikti i zgjatur me armë mbi postën e Vaspasit, do të përfshinte edhe anën e Drinit, shtuan pozicionimin e tyre. Komanda italiane tërhoqi forcat e veta ushtarake. Me t’u hapur rrethimi, heronjët atdhetar dolën nga posta të uritur, e të ëtur, krenar për qëndresën burrëroe të asaj dite historike të 24 korrikut 1919. Malësorët e udhëhequr nga Bajram Daklani shkruan një histori qoftë edhe për një 95 vjetor si ky, sadoqë sot mund të lihet të kalohet në heshtje edhe atë mbrojtje më aq guxim të Flamurit dhe dinitetit shqiptarë?! Më 27 korrik 1919 luftimet të përgjakëshme në Petkaj të Malziut me ushtrin Italiane. Çeta e përbër prej 11 kosovarësh u ngjit drejt fshatit Shikaj. Si pushuan pak në shtëpinë e Beqë Hoxhës u shoqëruan prej Kadri Hasanit në Petkaj për në Kullën E Agëve të Malziut. Aty u qetësuan, u mjekuan për disa orë. Bajram Daklani tregohej i kujdesshëm që të mos i kapte hasmi në befasi; por edhe Tahir Aga mori masa sigurie, se në kullën e tyre trimat, që e nderuanme luftën e ardhjen aty, dukeshin të ishin të mbrojtur, siç ishte traditë në atë kullë. Nëpër agim çeta u largua prej kullës së Agëve drejt Kalimashit, ku u strehuan në shtëpinë e Selim Rexhës dhe të Ali Idrizit. Prej aty u kaluan tej Drinit, të mbrojtur kudo prej malësorëve të Malziut.
Burimi – Facebook


Leave a Reply