
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar pas deklaratës së Shkëlzen Berishës, duke deklaruar se vetëm ai dhe familja e tij nuk duhet të flasin për vrasje, pasi kanë mbi kurriz me dhjetëra, duke nisur nga vrasjet e Tropojës, deri tek ato më 21 janar.
Deputeti socialist i ka kërkuar djalit të Berishës, që kur të kthehet nga pushimet në Maldive, të shkojë me të në prokurori për çështjen e Gërdecit, nëse është vërtet aq i pafajshëm sa pretendon.
“Bujrum Shkëlzen, shkojmë në Prokurori sërish, unë dhe ti. Shkojmë për të rihapur hetimet për Gërdecin, rolin tënd e rolin tim në Gërdec; ti si biznesmen e unë si akuzatori yt, ti për biznesin që solli 26 të vrarë, unë për akuzën e qartë se “pushteti i Familjes vrau për të vjedhur e vodhi duke vrarë”! Në anën tjetër, nuk mundet që as ti e as ju, të flisni për familje të vrarësh!! Kurrë!! Janë dhjetëra në Tropojë që thërrasin nga varret e shkatërruar apo të harruar, është Remzi Hoxha që nuk ka as varr, janë ata të mjerët e ndershëm të Gërdecit që sërish thërrasin, janë ata të fundit, 4 të vrarët e 21 Janarit që ulërijnë”, thuhet në reagimin e deputetit socialist të postuar në Facebook.
——————————————
Zeni poston në FB një replikë me Erion Braçen ku flet për ”moralin dhe për burrërinë”

Shkëlzen Berisha ka replikuar me deputetin socialist, Erion Braçe, pas reagimit të këtij të fundit ndaj një deklarate të djalit të Berishës ditën e djeshme, për vrasjen e katërfishtë.
Shkëlzeni thotë se socialistët kanë 7 vite që shpifin ndaj tij, duke mos provuar dot asgjë.
“Erion Braçe, nuk është e udhës të të kthej përgjigje, pasi me të drejtë, nuk të marrin seriozisht as kolegët e tu. Por, meqë paske arritur në konkluzionin se telefonat apo takimet qenkan krim, atëhere për të njëjtin krim mund të akuzosh dhe kryetarin e partisë tënde apo atë të parlamentit.
“Harresa” nuk është gabim apo neglizhencë, por zgjedhje. Zgjedhje për të tjerrur gënjeshtra. Ndonëse keni 7 vjet që shpifni, kam qenë unë ai që i jam drejtuar gjykatës dhe jo ju. Për ju drejtësia nuk është zgjidhje, as dje në opozitë e as sot në pushtet, sepse barra e provës është shumë më e rëndë, se topat e baltës.
Burrërine e deputetëve të partisë tënde, shko dhe tregoja familjarëve të atyre 4 viktimave që sot do të ishin gjallë, nëse për shfaqjen që na ofruat dje do të kishte mjaftuar një vrasje 3 vjet më parë. Sot nuk është më çështje standarti apo morali, është zgjidhja e vetme për të menaxhuar skandalin që u ka plasur”, – etj, shkruan Shkëlzeni në Facebook.
gazetadita.al


Leave a Reply