
Protestave të organizuar në të gjithë diasporen për vendimin e gabuar dhe tepër racist ndaj kombëtares shqptare
ju pergjigjen sot edhe komuniteti shqiptar i Danimarkës .
Një numër i konsiderueshëm bashkëatdhetarësh u tubuan para ndërtesës së Federatës së Futbollit të Danimarkës në Brødby.
Flamujtë shqiptarë dhe ato danez ishin të pranishëm në këtë protestë,por ra në sy edhe veshjet e bashëatdhetarve tanë në ngjyrat kuq e zi,ku kishin marrë me vete edhe brezin më të ri,por kishte edhe fëmijët që ishin të pranishëm.
Ato mbanin në duar pankarta të ndryshme ku shkruhej “Uefa – mafia”e “stop – Racimit”. Me këto pankarta dhe në fjalën që mbajnë tubuesit në gjuhë shqip dhe në atë daneze i bënë me dije përfaqësuesit të UEFA-s në Federatën Daneze
se përkrahja e tij ndaj UEFA-s ka qënë totalish e gabuar.Bashkëatdhetarët shprehen indinjatën e thellë ndaj Platinit,që shumë vite më përpara ai është adhuruar nga shumë moshatarë të kohës së tij dhe është duartrokitur nga shqiptarët dhe
ai bie kryekput pre e mashtrimeve të federatës serbe të futbollit. Protesta kaloi në mënyrë paqësore dhe pa asë incident sado të vogël. Në përfundim të protestës si shenje revolte ndaj UEFA- s dhe Federatës së Danimarkës, në ndërteën e FD – së vendosën fotografi dhe deshmi që tregonin dhunen e ushtruar ndaj të kombëtares shqiptare,të përjetuar në ndeshjen e 14 tetorit në Beograd.















Leave a Reply