
Daut Demaku
Vrasësi më tinzak, më i rrezikshëm dhe më i padukshëm, është zemërimi. Kjo energji e natyrshme në qenien tonë, për ilustrim që të qartësohet më mirë, mund të krahasohet me rrymën elektrike. Të gjithë e dimë se rryma elektrike është e domsodoshme, madje në botën moderne gati se pa rrymë nuk mund të ketë as jetë. Rryma, është e ditur, përdoret për gjithçka: për dritë, transport, ngrohje-ftohje, telekomunikim, për të gjitha aparatet, për të gjitha makinat prodhuese, për të gjithë kompjuterët e robotët… thjesht si të thuash për gjithçka. Por, në qoftë se ndaj kësaj mrekullie të quajtur rrymë e bëjmë VETËM një gabim: prekim telat e xhveshur të rrymës, ajo të bën shkrum e hi brenda një çasti.
E njëjta gjë ndodhë edhe me zemërimin. Në qoftë se do të dimë ta përdorim këtë energji të natyrshme, valët e zemërimit do të kalojnë nëpër ne pa asnjë shënjë e asnjë pasojë. Por, në qoftë se nuk e njohim këtë energji, sidomos në qoftë se nuk i njohim pasojat e saj, atëherë rrënimet shkatërrimtare që mund t’i krijojë zemërimi, për një periudhë bukur të gjatë kohore, nuk do të mund të riparohen.
Do t’iu referohem autorëve të literaturës inspirative që qartësojnë dy momente shumë të rëndësishme për jetën. E para: ç’është zemërimi dhe si duhet të lirohemi prej tij. E dyta: qysh mund të ndërrohet kahja e mendimeve që të jemi vërtet të qetë dhe të lumtur?
SI TË SILLEMI NDAJ ZEMËRIMIT?
Zemërimi – thotë literatura – është proces normal dhe i natyrshëm. Më së shpeshti zemërohemi për shkak të gjërave të NJËJTA.Kur jemi të zemëruem, ndjejmë se nuk kemi të drejtë ta shprehim zemërimin tonë dhe, prandaj,, e PËRMBAJMË. Ky zemërim i përmbajtur rëndom grumbullohet në pjesë të caktuara të trupit dhe manifestohet si SËMUNDJE. Zemërimi me vite grumbullohet në të njëjtin vend. Për këtë arsye, me qëllim të shërimit, është e domodoshme t’i SHPREHIM ndjenjat tona. Në qoftë se nuk mund t’ia thoni drejt në sy personit që iu ka zemëruar, ndaluni para pasqyrës dhe filloni t’ia thoni sikur pasqyra të ishte personi që iu ka zemëruar. I thoni: jam (i,e) hidhëruar në ty”. “Më ke lënduar” e të tjera të kësaj natyre dhe vazhdoni kështu derisa të liroheni plotësisht nga zemërimi. Pastaj merrni frymë thellë, shikojeni veten në pasqyrë dhe pyetne veten: “Çka ishte ajo që shkaktoi zemërimin e këtillë në mua?” Sikur të arrinim ta ndryshonim sistemin tonë të BINDJEVE, i cili e ka shkaktuar këtë sjellje, atëherë ne kurrë nuk do të kishim nevojë të zemërohemi.
NDËRRONIE KAHJEN E MENDIMEVE
Mund të humbim kohë duke u marrë me gabimet tona,duke menduar për pavlefshmërinë tonë, ose të mendojmë për ngjarje të gëzuara. Mendimet e hareshme dhe të gëzuara dhe dashuria ndaj vetes – janë rruga më e shkurtë për krijimin e jetës së lumtur. Prandaj thuani kështu: “Në pafundësinë e jetës në të cilën gjendem çdo gjë është ë tërë, e plotë dhe e përkryer. Gëzohem që e di se jam NJË me fuqinë që na ka krijuar. Ajo fuqi i do të gjithë që i ka krijuar, prandaj më do dhe mua. Unë jam fëmijë i dashur i universit dhe më është dhënë çdo gjë. Ne jemi forma më e lartë e jetës në këtë planet dhe jemi të paisur me të gjitha që na duhen. Mendjet tona janë në lidhje të përhershme me mendjen e pakufishme, kemi mençurinë dhe dijen e tërësishme. Me BESIM krijojë për vete vetëm atë që është për të mirën dhe harenë time dhe atë që është e përkryer për rritën shpirtërore dhe për evolucionin tim. E dua këtë që jam. Më gëzon hapësira e pakufishme dhe e di që para meje shtrihen hapësira dhe mundësi të pakufishme në të gjitha pikëpamjet. E di që në çdo moment mund ta formësoj dhe riformësoj personalitetin tim, madje edhe trupin tim që të mund t’i shpreh potencialet e mia. Plotësisht i besoj Fuqisë unike dhe e di që në botën time çdo gjë është ashtu siç duhet të jetë…”


Leave a Reply