
Nga Bujar Abedinaj
Reflektim mbi intervistën e profesor Shenasi Rama, dhënë gazetarit Adriatik Doçidhe botuar në gazetën “Sot”, datë 28.08.2014, me titull:
Mbylljae tranzicionit? Ndërtimi i shtet-kombit shqiptar duke nisur mendryshimin e Kushtetutës.
Kushshkel interesat delikate të parisë së Tiranës eliminohet si AzemHajdari, Artan Santo dhe Sokol Olldashi, ja pse mbrohet Fullani.
REFLEKTIM
Këtë reflektim po e nis nga premisa eparë, sipas të cilit shpresa e prof. Shenasi Ramës për tëardhmen e shqiptarëve fillon dhe mbështetet pikërisht teegzistenca e shtetit tonë, megjithë dobësitë e konstatueshme.Atëherë, si një punonjës çfarëdo i shtetit, mendoj se më takontë kontribuoj me sa dhe si mund, përfshirë edhe ndarjen eopinionit përmes këtij rrjeti, në Facebook.
1.-Jam dakord me mendimin eshprehur në intervistë, por edhe nga shumë persona publikë këtunë Shqipëri, përfshirë konstitucionalistë të nderuar, që kaardhur koha për disa ndryshime në Kushtetutë. Pikësëpari,mendoj se është më mirë të respektohet ndarja tradicionale sipastre shtyllave kryesore të pushtetit, gjyqësor, legjislativ,ekzekutiv, se sa (praktikisht), pothuaj me 5 apo 6 ndarje, që e kemine. Sepse, de fakto, mendoj se funksionojnë thuajse si pushtete mevete edhe ai i Prokurorit të Përgjithshëm, i Guvernatorit të Bankës së Shtetit, apo i Drejtorit të SHISH, etj. Përshembull,në kushtet kur ky i fundit emërohet apo shkarkohet me propozim tëKryeministrit dhe me miratim të Presidentit, lënia pa një mandat(të themi 5 apo 7 vjeçar) e Drejtorit të SHISH e ndikon këtë tëfundit, kushdoqoftë ky, të ndihet i lumtur, sa herë qëKryeministri nuk shkon mirë me Presidentin. Nuk besoj se ka pasurndonjë ndikim në këtë mes por është fakt që, te ne, thuajseasnjëherë Kryeministri nuk ka shkuar si duhet me Presidentin. Kjondarje pushtetesh mbase është parashikuar nga qëllimi i mirë indërkombëtareve për të pasur më tepër leva ndikimi, në rast sendonjëri nga pushtetet mund të dilte “jashtë kontrollit”,por them se tani udhëheqësit tanë janë “pjekur” dhepirustia mund të qëndrojë edhe vetëm mbi tre këmbë.
2.-Sa i përket punës sëqeverisë, mendoj se me të drejtë pranohen elemetët pozitivë,ndërsa theksohet se një qeveri gjykohet jo aq nga ajo që ka bërëse sa nga ajo që nuk ka bërë. Ky vlerësim mendoj se qëndron,edhe për qeverinë ‘Rama’, natyrisht, por çështja është se, përsa kohë do të ishte e mundur në kushtet konkrete? Ndërsa mundësiae dështimit lidhet, sipas prof. Ramës, me vlerësimin përmungesën e vullnetit për të bërë atë që duhet, megjithesenumrat ekzistojnë. Tani, vullneti mbetet për t’u parë edhe per cakohë. Por, sot për sot, unë mendoj se nuk ka ndonjë pritshmëritjetër realiste, përveçse nga qeveria ekzistuese dhe kryeministriRama. Këtë e them jo sepse këta janë, por sepse rrezikojnë tëdështojnë vërtet, nëse nuk do të demonstrojnë vullnetin eduhur. Argumenti i mandatit të gjerë popullor është ipakundërshtueshëm dhe koha ka rrjedhur në atë mënyrë, qënjerëzit mund të mos durojnë deri në fund të mandatit tërregullt, nëse kuptojnë që politika është tërhequr.
3.-Një premisë tjetër erëndësishme në intervistë, ku mbështetet shpresa për ardhmërinëe vendit (premisa e shtatë), lidhet me rezultatin (faktin) epolitikës ndërkombëtare në dobi të krijimit të shtet-kombit tëshqiptarëve, por edhe me logjikën ekonomike, kulturore, politike eshqërore, “e bile edhe i organizimit të klaneve kriminale.”Unë mendoj se kjo premisë mund të lidhet deri diku me vetëkonceptin e autorit për parinë e Tiranës, që shtjellohet mëgjerësisht në pjesën e parë të Intervistës. Por këtu fjala nukshkon aq për konceptin e autorit në përgjithësi, sesa përrezultatin përfundimtar në momentin e tanishëm, që ka rrjedhurnga evoluimi dhe produkti i kësaj parie (të presupozuar), gjatkëtyre 24 viteve tranzicion. Sipas meje, jashtë “Parisë”,ky rezultat përfundimtar nuk mund të jetë tjetër veçse shtresae re e kapitalistëve shqiptarë, me çfarë shkon më sëshumti logjika ekonomike, kulturore, politike, etj. Pra, premisa eshtatë mendoj se mund të riformulohet edhe ndryshe: faktorindërkombëtar dhe kapitali vendas (kapitalistët e rinj) janë dukeu bërë vetë të interesuar për shtet-kombin e ri shqiptar.E po shumë mirë ! Atëhere, përveç shtetit, në dobi tështet-kombit të shqiptarëve kemi edhe një forcë tjetër lëvizëse:klasën e kapitalistëve të rinj shqiptarë. Përpara se taparagjykojmë dhe politizojmë, për shkak të origjinës dhehistorisë, si dhe duke qenë përballë një fakti të kryer, le tashohim si kontributore. Por, në gjykimin tim, kapitalistët e rinjshqiptarë, paraqesin disa veçori:
Së pari, kapitalistët shqiptarënuk e respektojnë si duhet pasurinë që kanë fituar.Sishembull ilustrues mund të merret rasti i të ndjerit Artan Santo,për të cilin ruaj përshtypjet më të mira për atë si person, siqytetar dhe si figurë publike. Në perceptimin tim ishte krejtdashamirës, human dhe miqësor. Një kapitalist – bir i këtijvendi, me të cilin edhe shqiptarët e thjeshtë mund tëkrenoheshin. Por pavarësisht mirësisë njerëzore, humanizmit,qytetarisë, vetë-sigurisë dhe qetësisë shpirtërore që mund tëndjejnë dhe kenë kapitalistët shqiptarë, ata duhet ta kuptojnëseriozisht se pasuria e tyre, përveç kontributeve prodhon edhearmiqësi. Pra kapitalistët shqiptare nuk shpenzojnë sa dhe siduhet per sigurinë vetjake, familjare, të biznesit, të shtetit,por edhe për sigurinë e shoqërisë në tërësi. Për më tepërkjo neglizhohet edhe në rastin e sigurisë fizike, sikurse u duk metë ndjerin Artan Santo. Mirëpo, të mos harrojmë se kapitalistëtjanë taksa-paguesit më të mëdhej të shtetit, dhe dështimi ityre, rast pas rasti, në fakt mund të jetë edhe një cënim isigurisë kombëtare. Sidomos kur dështimi i tyre shkon në përfitimtë kapitalit të huaj. Prandaj, shteti, përfshirë edhe Shërbimetsekrete, kanë detyrime të mbrojnë bizneset e mëdha ngakonkurrenca e huaj, por edhe bizneset kanë detyrime që tambështesin shtetin për forcimin e institucioneve të sigurisë dheinteligjencës.
Së dyti, kapitalistëtshqiptarë, ashtu sikurse edhe vetë shteti ynë 24 vjeçar itranzicionit, kanë një kulturë tepër të mangët përinformacionin dhe inteligjencën,falë edhe lojës idiote tëpolitikës gjatë këtyre 24 vjetëve lidhur me rrjetin e fshehtë tëShërbimit informativ gjatë regjimit komunist. Sepse masat përsigurinë fizike janë mjeti i fundit për të frenuar dhe për t’umbrojtur nga një sulm i momentit. Por siguria inteligjente (apointeligjenca e sigurisë) është diçka tjetër, sepse synonmbrojtjen nga rreziqet e ardhshme dhe synimet afat-gjata, që mundt’i kanosen jo vetëm shtetit, por edhe një biznesi tërëndësishëm privat, duke përfshirë titullarin e biznesit dhefamiljen e tij, personelin që ka pasur, që ka apo synon tëpunësojë në të ardhmen, si dhe gjithë pasurinë dhe asetet etjera, që ka në shfrytëzim, përfshirë këtu edhe planet dhekontratat që synon të realizojë për të ardhmen. Sepsekonkurrentët (për më tepër ata të huaj) mund të të gërryejnësi mola, që në një perspektivë disa-vjeçare të sigurojnëtransferimin e kapitalit nga vendasi tek i huaji, biles ndoshta edhepa prekur fare mirëqenien familjare të biznesmenit vendas. Nga njëkëndvështrim i ngushtë, (shpesh shqiptarçe), shumë nga ne mundta presin me kënaqësi një çast të tillë. Por çfarë përfitonShqipëria, nëse gjithë pasuritë e saj të rëndësishmetjetërsohen nga të huajt ose administrohen si pronësia e tyrevetjake? Cfarë do përfitonte ky shqiptari i varfër nga fatkeqësiae si-vëllaut të vet të pasur, kur një hyrje 1 plus 1 në Tiranëtë mos ketë më asnjë kuptim më tepër se sa një hyrje 1 plus 1kudo tjetër, në çdo shtet të botës?
Kjolloj mendje-lehtësie besoj se rrjedh nga periudha relativisht eshpejtë e krijimit të klasës së re kapitaliste. Nëkëtë kontekst, nuk duhet harruar se pasuria e kapitalistëveevropianë, psh, ka rrjedhur përmes dhjetra e qindra viteveintrigash oborri mbretëror, vrasjesh dhe luftrash. Kjo eksperiencëshekullore ka krijuar kulturën e nevojshme informative tekapitalisti perëndimor, ku në segmentin përkatës të ADN-së sëvet besoj se është kodifikuar komunikimi dhe ndarja e informacionitsekret, thuajse sekret, konfidencial, privat, familjar apo personal.Në shqipëri kemi 24 vjet që po bërtasim ‘spiun’, ‘spiun’,’spiun’. Në fakt, kjo lloj propagande shkon për shoqëritëmafioze, por nuk ka asfare kuptim për një shtet ku presupozohetsundimi i ligjit (qoftë edhe për atëherë, kur sundonte ligjikomunist.)
4.-Ndarja e informacionit është,në radhë të parë, çështje komunikimi. Po ne çfarëbëjmë tërë ditën: në kafene, në rrugë, në punë, nëfacebbok? Shkëmbejmë informacion. Sigurisht është njëinformacion që kemi zgjedhur vullnetarisht ta ndajmë. Kurseinformacioni sekret, sipas teoricienëve, është ai llojinformacioni që tjetri nuk do ta ndajë, por që ti arrin tiavjelësh; ose këtë informacion ai do dhe pranon ta ndajë vetëm mety, por ti e përcjellë atë (pa dijeninë e tij) edhe diçka mëtej. Në këtë kontekst, do sugjeroja, sikur ish të persekutuarit endërgjegjjes nga regjimi komunist të provonin t’i përgjigjeshinpyetjes: a ka faj, p.sh., ish oficeri i sigurimit se perse i ka dhënëdetyra dhe përse i ka kërkuar informacion bashkëpunëtorit sekretdhe a duhet të kërkojë falje për veprime të këtij lloji? A kafaj bashkëpunëtori sekret pse ka zbatuar detyrat duke e siguruarkëtë informacion dhe duke ja përcjellë oficerit, apo duhej të”spiunonte” te objekti duke tradhëtuar oficerin? Unëmendoj se, nëse këtyre dy pyetjeve do t’u gjendej përgjigjepozitive, atëhere është njësoj sikur të kritikosh që, përseish Sigurimi i shtetit me rrjetin e vet informativ nuk ka punuar përpërmbysjen e regjimit komunist, (mundësisht përpara se ish tëpersekutuarit të përfundonin në burg.) Në këto kushte, besoj serezultati do të ishte një gjendje krejt e përmbysur, ku”persekutorët” me të persekutuarit, do të kishinndërruar vendet, por në bilancin e përgjithshëm asgjë nuk do tëkishte ndryshuar dhe ne prapë, do të ishim këtu ku jemi sot.
Ka dhe dy aspekte të tjera nga mendojse mund të shikohet ky problem:
Së pari, harrohet atdhedashuriadhe patriotizmi i shumicës dërrmuese të rrjetit të fshehtë (Jukërkoj ndjesë ish të persekutuarve të ndërgjegjjes për këtëlëndim), sado që edhe objekti i punës së tyre – pra ish tëpersektuarit, të themi, në shumicën e tyre mund të kenë qenëndoshta po aq atdhetarë dhe patriotë. Por secila palë ka, dhe kapasur bindjet e veta, që nuk ka kuptim t’i gjykojmë dhe ndajmë ne,sot pas 25 – 30 a më shumë vjetësh. Sepse, atëherë ashtu ishintë pozicionuar dhe kjo nuk mund të ndryshohet sot. Në termaprofesionalë, është normale që, pavarësisht regjimit, rrjeti ifshehtë si rregull do të jetë nga lidhjet e objektit. Epo, a nukështë më mirë dhe a nuk u ka takuar më tepër ish tëpersekutuarve, të falnin? Sigurisht, ata e kanë bërë këtë dhenuk ka pasur as nevojë dhe as kuptim që ta shprehnin me fjalë,sepse ata janë shprehur me vepra dhe plot fisnikëri, dukebashkëjetuar paqësisht. Në këtë kuptim, rindezja e diskutimitpër lustracionin me konotacion shqiptar, vetëm sa acaron.(Konotacioni shqiptar besoj se lidhet vetëm me nenin për heqjen ngapuna, se po hoqe këtë nen, (le të jenë të tëra ato të tjeratqë kërkon BE), të tërë do thonë: a e di çke? Më mirë lërefare.) Pra riçelja e debatit të dosjeve është e dhimbshme nëaspektin personal, sepse pasojat dhe vuajtjet e ish të persekutuarvenuk mund të zhbëhen. Por pranimi prej tyre se edhe lidhjet e veta(familjare, miqësore apo shoqërore) të përfshira në rrjetinsekret, kanë qenë dhe mbeten po aq atdhetarë dhe bashkë-patriotësa edhe ata vetë, megjithë koston morale a brengën në zemër qëmund të vuajnë, besoj se më shumë do t’i lehtësonte se sa do t’imbingarkonte. Unë mendoj se kjo do t’i shërbente paqëtimit tëshoqërisë në përgjithësi, por sidomos edhe paqtimit midis vetëish të persekutuarve. Por do ringjallnin besim, dhe jo perçarje. (Ethënë ndryshe: kur kacafytemi midis vedi – përfitimi është itë tretëve.)
Së dyti, harrohen dëmet epallogaritshme që i sjellim dashur – padashur njëri-tjetrit,(biznesit privat, shoqërisë, shtetit) për shkak të një procesikomunikimi (primitiv) që ushtrojmë çdo ditë, shumë herë më mepasoja se sa informacionet që përcillen nga rrjeti i fshehtë.Në radhë të parë, ne i bëjmë dëm vetes, sepse shumëinformacione që ndonjëherë i ndajmë me mendjelehtësi, si tëpadëmshme sot (madje ndonjëherë edhe si të dobishme), ato mund tëkthehen në të dëmshme nesër. Ose, tek e fundit, informcioni kavlerë për atë që di kur ta përdorë dhe si ta përdorë. Ti mundtë dish një sekret të rëndësishëm, por kur nuk e di rëndësinëe tij, se për çfarë lloj vendim-marrjeje të rëndësishme mund tëshërbejë (qoftë kjo vendim-marrje jo vetëm shtetërore por edheindividuale, personale ose private – por ndaj tjetrit), ose kur nukparashikon që ai informacion në dukje i parandësishëm mund tëpërfundojë te “vendim-marrësi” që e bën tërëndësishëm, atëhere t’i e ndan atë pa të keq me mikun, shokun,partnerin, homologun, ambasadorin apo ministrin e huaj, etj., etj.(Biles ti vetë mund ta harrosh që të nesërmen, ndërsa ajo”fluturon” për t’u dokumentuar diku.) Dhe aq më keqpastaj, kur shpesh herë njerëzit përcjellim në mënyrë tëqëllimshme informacione për të dëmtuar të tretët. Dhe këtëmënyrë komunikimi shumë shqiptarë e kanë të vetin nga mëngjezinë darkë, ku shumica e tyre, besoj, kanë qenë “pa dosje”dje, dhe janë “pa dosje” sot. Pra, ne kemi një problem sishoqëri në lidhje me çështjet e komunikimit. Atëherë, a kamoral të ndëshkojmë qoftë edhe vetëm moralisht ata që e kanëbërë, ose e bëjnë këtë detyrë zyrtarisht dhe në njëfrekuencë kohore shumë herë më të ulët (dhe nën frenim,përzgjedhje a kontroll të rreptë), vetëm sepse u është çelurdikur nga një dosje apo kartelë? Kur të tjerët kanë marrë e dhënë, apo marrin dhe japin informacion “pa doganë”? Unëmendoj se ky nuk do të ishte “lustracion”, por pisllëk,hipokrizi dhe vërtetim i tezës për paaftësi shtet-formuese, sepsenuk ka shtet në botë që të mbijetojë pa informacion dheinteligjencë. Dhe tani, në epokën e globalizimit, pa informaciondhe inteligjencë nuk mund të mbijetojnë as kompanitë serioze tëbiznesit privat. (Të paktën këta të fundit duhet ta kuptojnëkëtë.) Prandaj unë jam dakord me tezën e prof. Shenasi Ramës, qëdosjet të hapen vetëm për politikanët, madje pa prekur edheprivatësinë e këtyre të fundit. (Etj., etj, le të flasim kur tëvijë rasti, ndonjëherë tjetër.)
5.-Tash le ta evoluojmë më tejmendimin, duke supozuar se kapitalistët vendës do të binin dakordme mangësitë e tyre (edhe tonat) në sferen e informacionit dheintelligjencës. Atëhere, “në cilën Kishë duhet të falen”?Normalisht, në “Kishën” e shtetit. Mirëpovjedhjaspektakolare në Bankën e Shtetit tregoi se edhe shteti ka mangësitëe veta dhe kjo jo aq për faje të Shërbimit sekret, sesa tëpolitikës që ka cenuar, bojkotuar, …ose që nuk e ka mbështeturShërbimin, sa dhe si duhet. Që të mos e zgjasim këtu, niveli igjërave mund të ketë mbrritur në atë pikë ku kapitalistëtvendas, për momentin, duhet të jenë të gatshëm për tëkontribuar, më tepër se sa për të përfituar, derisa gjërat tëvijnë në ekuilibër. Ky kontribut (në radhë të parë financiar)mendoj se duhet të mbështesë përpjekjet e qeverisë dheparlamentit për ndërtimin e shtetit dhe forcimin e strukturave tësigurisë dhe inteligjencës, pa cënuar dhe duke ruajtur ballancatme pritshmëritë publike.
Më urgjente mendoj se është mbështjaqë mund të ofrojë kapitali vendas për ruajtjen e balancavekritike në lidhje me pritshmëritë nga shtresat e gjera tëpublikut që rrezikohen seriozisht nga barra e rëndë ekrizës. Modeli më i mirë për t’u ndjekur nga kapitalistët tanëmendoj se do të ishte ai francez, ku kapitalistët e mëdhenj tëatij vendi u vet-ofruan, duke propozuar të paguanin më tepërtaksa, me qëllim përballimin e krizës së euros në vitet efundit. Aq më tepër, ky shembull duhet ndjekur nga kapitalistëttanë relativisht të rinj, për vetë origjinën dhe kohën eshkurtër të krijimit të kësaj pasurie.
Në shkrimin e tij prof. Shenasi Ramathekson se “Paria e Tiranës ka dështuar me turp tëpashembullt në detyrën historike që morën përsipër në vitin1990 e në vazhdim”, duke vlerësuar se kjo detyrë ishtevendosja e bazave për një të ardhme të qëndrueshme, të sigurtë,të begatë dhe me ekuilibra shoqërore e politike normale përshoqëritë e përparuara të kohës. Këtu mendoj se mund tësaktësojmë, që, edhe nëse kjo detyrë nuk ishte diçka e mbarturapo e trashëguar nga regjimi i kaluar apo strukturat e tij,(përndryshe përgjegjësia do të ishte shumë më e rëndë –sepse riprivatizimi i pasurisë publike do duhej të vijonte pashkelur ligjet e kohës dhe pa prekur parimet e sistemit të vjetërtë barazizë, kontributit klasor, etj.), mjafton vetë-marrja epërgjegjësisë për të nisur një rrugë të re, drejt njëvizioni të synuar, për të presupozuar se kjo detyrë nuk mund tëishte shumë e ndryshme nga ajo që ka formuluar prof. Shenasi Rama.
6.-Për rrjedhojë,përgjegjësia historike për gjendjen e vështirëku ndodhemi sot, nuk mund të bjerë tjetër veçse mbi klasën e repolitike, që ka përcjellë zhvillimin e vendit gjatëkëtyre 24 viteve tranzicion, megjithëse faktori subjektiv mund tëjetë një pasqyrë e paditurisë dhe maska mbrojtëse e kësaj klasepolitike. Por kapitalistët vendas, në përgjithësi, nuk mund tëidentifikohen me klasën politike në fjalë, pavarësisht disapikë-prerjeve momentale e sporadike, pasi mendoj se ata janë mëtepër një produkt ose pasojë, që ka evoluar hap pas hapi, se sanjë shkak, që ka diktuar rezultatin. E megjithatë, pasuria dhekapitali i tyre kanë nevojë edhe për pak më tepër legjitimitet,sepse ato nuk janë vetëm mall dhe para, por janë edhe frymë,moral, marrëdhënie, paqe dhe siguri; në fund të fundit ato kanëevoluar mbi bazën e një konteksti të caktuar shoqëror dhe, përpasojë, nuk mund të shkëputen lehtësisht nga ky kontekst.
Nga ana tjetër, situata është shumëe vëshirë dhe vetë prof. Rama (Shenasi) e pranon: “Realitetiështë i zymtë e jo rozë, nuk ka para, shteti është në borxhderi në fyt, detyrimet që ka marrë përsipër kjo qeveri janë tëpapërballueshme.” Po atëhere, nëse këto detyrime janëvërtetë të papërballeshme, çfarë mund t’i kërkojmë më tepërqeverisë ‘Rama’, përveçse ta mbështesim?
Pra, faktikisht, vendi jonë sot ështënë një krizë të padeklaruar dhe kapitali vendas ka për detyrëtë bëhet pjesë e përballimit dhe zgjidhjes. Me atë shkallëvështirësie apo lehtësie, që mund të jetë krijuar ky kapitalvendas, po me atë lehtësi duhet përdorur, deri në masën qëproblemet të mos shpërthejnë: pjesa që mbetet pastaj besoj seështë kapitali legjitim. Sepse shoqëria arrin të mbijetojë nëballancën, ku shtresat e sajë kontribuojnë sipas fuqisë.
7.-Megjithatë, nëperceptimin tim, ose si rezultat i kufizimeve që mund të kem nëinputet informative (gjithësesi nga burimet e hapura të mediave) mëkrijohet përshtypja se, ose kapitalistët vendës me një farëmendje-lehtësie nuk po tregohen shumë të gatshëm për tëmbështetur qeverinë, ose politika po rrezikon për t’u shkarkuarnga disa barra të tepërta elektorale, që ndoshta nuk uapërmbush dot pritshmëritë dhe me ndërjegjje mund të lejojërrjedhjen e tyre drejt destinacioneve të tjera.
Pak a shumë diçka e tillëkonformohet edhe nga prof. Shenasi Rama, kur njerën nga alternativatpër krijimin e të djathtës e lidh me përpjekjet e parisë sëTiranës (duke nën-kuptuar më tepër pjesën pranë koalicionitqeveritar), “për të ndarë ata që nuk janë pjesë e saj dhepër të përdorur ndasitë shoqërore që mbajnë bashkëmbështetësit e tyre….”, etj. Ndërsa alternativën e dytëpër krijimin e të djathtës prof. Rama e lidh me përpjekjet ePD-së, “që me ndërgjegjje mbështet këtë projekt tëpandryshuar të parisë, por që përpiqet që të mbledhë rrethvetes të përndjekurit…, militantët politikë, të pakënaqurit etë gjithë llojeve dhe armiqtë e palës tjetër…”, etj.
Druaj se, këtë radhë. gjërat mundtë mos shkojnë kaq vaj. Sepse “tufat” elektorale që mundtë përzihen nga njëri “stan” drejt “stanit”tjetër, a ku të duan ato, janë pak si tepër dhe ca si të mëdha.Përveç, që po fillojnë të kuptojnë përdorimin e tyre deri nëekstrem dhe mund të mos kenë as dëshirën për të shkuar tealternativa e dytë dhe as nerva për të pritur deri sa të mbushinalternativën e tretë. Për më tepër (në perceptimin tim) kanënjë dozë të lartë të sensit, se po u bëhet një padrejtësi. Nënjë përplasje të tillë të mundshme, përveç që mund tëkonfirmohet vlerësimi i prof. Ramës për dështimin e klasëspolitike, apo të Parisë së Tiranës, siç e quan ai, por mund tëdeligjitimohet në pasurinë e vet edhe vetë paketa kontrolluese ekapitalistëve kryesorë në vend. Shumë mund ta duan këtërezultat, madje edhe unë si person mund të mos kem ndonjëkundërshtim imediat; por e menduar më mirë dhe si shqiptar, mëdhemb, sepse eliminimi i kësaj klase kapitalistësh rrezikon tënënkuptojë kalimin e pasurisë së tyre (që në fakt është edhepasuri shqiptare) te shumë-kombëshet e huaja, çfarë mund të nakthejë të gjithëve – të huaj në vendin tonë.
8.-Po kush janë këtokategori sociale që rrezikojnë të përdoren si valvula shkarkimitë elektoratit? Ato mund të jenë disa, por nëmënyrë të drejtpërdrejtë unë perceptoj dy:
Së pari, kategoria e kreditorëve”të këqinj”. Nuk janë edhe aq pak, por po”kullufiten” veç e veç, dhe një nga një, nga “ushtritëe panumërta” private të përmbarimit. Këta kreditorë të”këqinj”, nuk ishin edhe aq të këqinj kur u joshëndrejt marrjes së kredive në fillim, sidomos nga 2005 e këtej.Shembja e Piramidave të 1997 shërbeu si një bazë e mirëmega-mashtrimi, mbi truallin e së cilës do të lulëzonin më pasBankat, me interesa të tilla të larta, sa mund të quhen pa frikësi piramidat numër dy. Këtu po ndal, për të mos e zgjatur mëtej, sepse shkeljet e të drejtave dhe lirive themelore të njeriutndaj kreditorëve “të këqinj” janë ulëritëse – pornuk janë një dhe dy, që të quhen tragjedi, ndaj mbeten thjeshtëstatistikë. Minimalja, që mund të bëhet nga qeveria dhe kuvendi,mendoj se është rrezimi i disa amendimeve ligjore në 2008, 2009dhe dhe 2013, që kanë qenë tërësisht në favor të Bankave dhenë dëm të klientëve. (Ligjvënësit kanë shitur votuesit për tëmbrojtur Bankat. Shih gazeta Dita, dt. 23 mars 2014, ose:http://gazetadita.al/udhezimi-ja-kur-do-te-fshihen-kredite-me-probleme-nga-bilanci-per-tatimet/)Gjithashtu, gjatë nxjerrjeve në ankand duhet respektuar një llojkoeficenti mes sekuestrove të mëdha dhe të vogla. Sepse kreditorëte mëdhenj të këqinj kanë më tepër mundësi (korruptive,ndoshta) që ankandi i pronave të tyre të zvarriset për në fund,duke eliminuar fillimisht pronat e vogla. Nga kjo zvarrisje, për njëpronë të madhe mund të sakrifikohen disa ose dhjetra prona tëvogla, me gjithë elektoratin që i pason.
Së dyti, kategoria e debitorëvetë energjisë elekrike. Në pamje të parë, këta duken simë fajtorët. Por e vërteta mendoj se nuk është tamam kështu,sepse ky numër ka ardhur duke u shtuar pak e nga pak që nga viti1991. Shtimi gradual i numrit të këtyre personave, nuk ka qenëthjesht dëshira e tyre për të mos paguar energjinë elektrike, porpërherë e më tepër ka qenë edhe protesta e tyre për të mospaguar një çmim më të lartë, për sa kohë kanë paguar edhe përata që nuk paguanin. Pastaj u janë shtuar këtyre të fundit, dukeu bërë edhe vetë fajtorë. Pa folur për vjedhjet dhe diferencatmes matësave të personave që kanë rezituar duke paguar deri nënjë farë kohe, deri sa janë thyer, …etj. etj. Ose vjedhje tetjera të hapura por pa ndonjë lidhje të dokumentuar – pra qënuk figurojnë fare si debitorë. (Natyrisht, këta janë më “tëndershmit”, se janwë në rregull me detyrimet.)
Po më kryesorja, kjo kategori kanjë shtrirje me theks të qartë gjeografik, që mund t’ibëjë rajonet kompakte në marrjen e vendimeve të veçanta, ose t’ipërplasi ato me njëra – tjetrën. Për shëmbull, me sa kujtojsipas një harte të vitit 2012, numri i debitorëve në zonatveriore vërtitej diku te rreth 80-90 %. Te zona e Tiranës, sidomose përiferisë së saj – diku te rreth 40-60 %, dhe në zonat jugorediku te 20-30 %. Për më tepër, në radhët e debitorëve ka pasuredhe ndërmarrje shtetërore dhe ente publike që figuronin sidebitorë në shuma të mëdha, por pagesat e tyre janë rimbursuarnga qeveria e re. (Kjo le një shije të hidhur te debitorët e tjerëfamiljarë, se vërtetë rimbursimi është shtet me shtet, pornjerëzit e kuptojnë se ato janë borxhe, që prapë do shlyhen ngataksat që do t’u mbahen. Në këtë mënyrë, privati ndihet idiskriminuar në raport me shtetin.)
Pra zgjidhja e problemeve për këto dykategori sociale ka një kosto financare, që unë mendoj se duhetpërballuar nga shteti. Kaptitali vëndas është i interesuar tambështesë qeverinë në këtë drejtim, jo për arsye elektorale,(se ka edhe forma të tjera për t’u distancuar “me lezet”nga elektorati i “panevojshëm”, që nuk mbulohet ngaprogrami), por thjesht për të ulur nivelin e padrejtësive ndajshtetasve dhe për të zbutur masën e pakënaqësisë. Unë mendojse edhe vetëm për kaq, do t’ia vlente !
Sigurisht, nuk përjashtohet asmundësia që njerëzit të pajtohen me realitetin edhe këtë radhë,duke pritur të votojnë me qetësi ndonjë alternativë tjetër nëzgjedhjet e ardhshme të radhës, por duhet mbajtur mend se ky do tëishte rasti më i mirë. Megjithatë, unë nuk besoj se kjoalternativë e tretë duhet të jetë me patjetër një alternativëe djathtë. Ose më saktë, nuk më duket bindëse që alternativa eshtet-kombit apo e kombëtarizmit shqiptar, sipas cilësimit tëprof. Shenasi Ramës, të jetë vetëm një domen apo preferencë esë djathtës. Por edhe nëse rezulton kështu nga teoritë apolibrat e e ndryshëm të historisë, në kontekstin shqiptar, këtëalternativë nuk mund ta lerë pa e rrëmbyer edhe e majta, ose njënumër i tërë fraksionesh nga e majta. Për rrjedhojë, unë dosugjeroja që kjo alternativë ideologjike mund të trajtohet sineutrale e gjithë-përfshirëse, por zbatimi i saj në mënyrëpragmatike herë mund të jetë një prioritet i majtë dhe herëtjetër një pripritet i djathtë, ose anasjelltas. Megjithatë, nukpretendoj të jem shumë këmbëngulës në këtë sugjerim, pasi nuke kam pasur objekt studimi deri tash.
Duke përfunduar, nga tërësia eintervistës do veçoja duke nxjerrë në krye pjesën ku prof.Shenasi Rama shpalos vizionin e tij për ideologjinë dhe parimetkombëtariste, ku rendit shumë qartë dhe me elegancë 10 parimetudhë-rrëfyese për ndërimin e një shoqërie moderne, me të cilatAi do mund të nderonte çdo qeveri.
Tiranë, më 30.08.2014
Burimi – Facebook


Leave a Reply