Tre xhihadistë nga Kosova kanë mundur të hyjnë në Itali me viza të rregullta. Kështu shkruajnë sot mediat italiane. Sipas tyre, xhihadistët janë pajisur me viza nga ambasada italiane në Kosovë, e cila është përfshirë në këtë skandal. “Ambasada italiane në Prishtinë i ka dhënë mundësinë 3 xhihadistëve të lëvizin lirshëm në vendin tonë”, shkruan TGcom.
“Ishin në Itali. Bëhet fjalë për tre persona të gjithë xhihadistë, madje kishin viza të rregullta hyrje. Duket e pabesueshme por kështu ka ndodhur. Njëri prej tyre ka vdekur gatë një atentati në Irak, ndërsa për dy të tjerët kanë nisur kërkimet intensive në Itali, pasi dyshohet se mund të jenë ende në Itali”, kështu shkruan TGcom.
Mësohet se në ambasadën italiane në Prishtinë është pushuar nga puna konsulli italian, i shënjestruar nga mediat si furnitori me viza I personave që donin të hynin në Itali, madje ai mundësonte edhe vizat turistike.
Gjithçka është mundur të zbulohet falë hetimit të nisur nga EULEX. Madje mësohet se mes të dyshuarve ka qenë edhe vetë ish-amabasadori italian në Prishtinë, Louis Michael Giffoni.
Nga hetimet rezulton se për të marrë një vizë, paguheshin rreth 3500 euro. Hetimet për këtë rast, si shkruan TGcom hapën polemika në Kosovë pasi në këtë skandal u përfshi edhe deputeti Ukë Rugova, djali i Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Rugova u përfshi në skandal, pasi ishte pjesë e një organizate që bashkëpunonte me selinë diplomatike italiane për të siguruar vizat.
Tashmë që është zbuluar një pjesë e së vërtetës shtrohet pyetja: A janë vetëm tre xhihadistët kosovarë që kanë hyrë në Itali?
sot.com.al
Leave a Reply