
Ne kuadrin e aktiviteteve qe do te zhvillohen ne diten nderkombetare te te huajve, qe kete vit mbahet me daten 23 gusht 2014,ne kryeqytetin danez te Mbreterise se Danimarkes,dje ne mjediset e Komunes se kopenhages u zhvillua nje takim me te gjithe organizatoret e ketij aktiviteti ,nga me te rendesishmit qe zhvillon Komuna Kopenhage.
Aty u prezantua projekti i pregatitur ne bashkepunim me kryesite e shoqatave pjesemarrse,ku si gjithnje e pranishme ishte edhe soqata Alba – Dansk ,nje promotore e denje e ketij aktiviteti. Ne kete takim moren pjese Sekretari i shoqates Alba – Dansk ,z. Luigj Shkodrani dhe kordinatori i shoqates Chati i Dobroshtit,sic njihet nga gjithe. Shoqata prezantoi ne kete takim pjesemarrjen e kengetarit te ri shqiptar Jimilian Ismaili i cili do te jete ate dite i pranishem ne kete aktivitet .

Pjesemarrje e ketij kengetari krahas pronóvimit te tij ,tashme si shqiptaro danez ,ai eshte shume i njohur ne koncertet e ndryshme qe organizojne te rinjet ne Danimarke. Kjo i rrit vlerat edhe me shume,per te gjithe shqiptaret dhe duhet te krenohen me Jimilianin dhe shpresojme se ate dite do te kemi edhe shume te rinj shqiptare qe te jene te pranishem ne kete aktivitet per ti treguar danezve, se ne shqiptaret dime te pronovojme vlera dhe shembulli me i mire i ketyre shqiptarve qe jetojne ne kete vend ,eshte paraqitja e Jimilianit. Eshte nder e krenari per gjithe komunitetin shqiptar qe jeton e punon ne Danimarke. Shpresojme qe te kuptohet seriozisht nga shqiptaret dhe ate dite te tregojne vetveten.

Ne vazhdim ne kete takim u kalua edhe ne punimin ne grupe te vecanta,si ai i muzikes ,i sportit i te rinjve dhe i femijve. Aty u diskutuan mbi pregatitjet dhe prezantimin e aktiviteteve te shoqatave,qe kryesite e ndryshme te njihen me njera – tjetren dhe te perfitojne nga pervoja e njeri – tjetrit .

Me pas organizatoret kishin pregatitur te gjithe dokumentacionet e nevojhme,programin e festes,qe do te shperndahej nepermjet adresave eletronike. U prezantua edhe vendosja e tendave per ato shoqata qe kane bere kerkesat e tyre dhe po ashtu u prezantua edhe shtrirja e ketij aktiviteti dhe harta e vendosjes se cdo gjeje ne kete feste qe do te organizohet. Cdo gje u be prezent deri ne detajet e imeta qe perfaqesuesit e shoqatave ta kuptojne drejt dhe te dine tju a spjegojne edhe antarve pjesemarres ne aktivitet ,vendin dhe pozicionin e vendosjes se sejcilit detaj te festes.
Nga sekretari i shoqates z. Luigj Shkodrani u kerkua ,me shume informacion per podiumen dhe tekniken ,ku kengetari Jimilian do te debutoje dhe z. Luigj parashtroi kerkesat e kengetarit per paraqitjen e tij sa me te mire per publikun. Por dy kerkesa te tij nuk u pranuan nga organizatoret ,sepse ata nuk i kishin mundesite financiare qe ti a plotesonin ashtu si ai e kerkonte,ndaj u la qe te kontaktohej direkt me menaxherin e kengetarit dhe te ngjindej nje kompromis se bashku ne kete drejtim. Shpresojme qe edhe kengetari dhe grupi qe e shoqerón te jete i kenaqur nga marrveshja e arritur me organizatoret e ketij aktiviteti.

Sektori i shtypit prane shoqates Alba – Dansk


Leave a Reply