
Kryesia e shoqates Alba – Dansk ,organizon nje koktej ne kuadrin e largimit te anetarit tone te kryesise, z. Dritan Lashi per praktiken 6 – mujore ne Ambasaden e Danimarkes ne Republiken e Shqiperise.Z. Dritan eshte anetare i kryesise se shoqates Alba – Dansk, qe nga krijimi i kesaj shoqate dhe merret me sektorin e rinise prane kryesise se kesaj shoqata,ku ka treguar vlera te verteta dhe ne punen e tij intelektuale, ne organizimin e nje sere veprimtarish,por dhe bashkepunimin me unionin studenteve ne Danimarke ,duke bashkrenduar punen dhe duke qene ne kontakte te vazhdueshme me Unionin e Studenteve,qe te percjellin tek ato vlerat e verteta te tradites e kultures shqiptare.

Kete pune z. Dritan e ka bere me nje perkushtim te jashtezakonshem,ku puna e tij kane qene shembullore.
Shoqata Alba – Dansk i uron z. Dritan cdo te mire dhe vetem suksese ne kete detyre teper te rendesishme. Uron qe te behet ne te ardhmen nje perfaqesues i denje i komunitetit shqiptar ne Danimarke ,ku te jape maksimumin e tij ne zgjidhjen e problemeve, qe kane shqiptaret ne kete vend Skandinav.

Por nje rast i tille eshte nje krenari per kryesine dhe krejt shoqaten,sepse nga gjiri i kesaj shoqate del nje perfaqesues i denje per tu bere ne te ardhmen nje kuder me shume perspektive ne kete vend,ku dhe ne si shqiptare te tregojme vlerat tona te verteta dhe tu tregojme edhe institucioneve daneze,sepse ne kemi njerez aq te kualifikuar qe jane te afte per te cuar e pasqyruar vlerat e verteta te intelektualve te mirefillte.


Ne te ardhmen kjo shoqate do te vazhdoje te nxjerr edhe intelektuale te tjere,sepse ka nje kontigjent te mirefillte intelektualesh ku ne te ardhmen do te perfshihen ne institucionet daneze . Kjo na ben shume optimist ne si kryesi e shoqates ,se me ne fund ,pas 40 – vitesh te ardhjes se shqiptarve te pare ne Danimarke ,me aktivizimin dhe krijimin e Shoqates Alba – Dansk ,po i bejme qe edhe ne institicionet Daneze te degjohet gjuha shqipe ,cfare nuk ka qene e mundur deri tani,sepse shqiptaret ne kete vend kane komunikuar dhe jane informuar vetem nepermjet gjuhes serbe.
Ndaj mendojme qe kjo shoqate duhet mbeshtetur e perkrahur edhe nga me shume shqiptare,qe jetojne ne kete vend,sepse po i jep ketij komuniteti intelektualet e pare ,qe shqiptaret kur te shkojne ne institucione daneze te flasin e te komunikojne edhe ne shqip dhe jo me ne serbisht.
Urime z. Dritan dhe rruge te mbare dhe vetem suksese ne karrieren tuaj te sapo filluar tashme.
Kryesia ju fton te merrni pjese ne kete koktej te organizuar.
Per oren dhe vendin dhe cdo sqarim mund te drejtoheni ne telefonin e nenkryetarit te shoqates z. Elton Dervishi.
Kryesia e Shoqates Alba – Dansk
Kopenhage – Danimarke
Tetor 2011
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply