Sipas një studimi të fundit, enciklopedia online Wikipedia, përmban 9 gabime nga 10 shënime të saj shëndetësore, dhe duhet të trajtohet me kujdes. Shkencëtarët në SHBA kanë krahasuar hyrjet e reja në këtë enciklopedi rreth sëmundjeve të zemrës, kancerit të mushkërive, depresionit dhe diabetit, me hulumtimet mjekësore. Ata thanë shumica e artikujve në Wikipedia përmbanin “shumë gabime”. Wikimedia krahu i saj britanik, tha që kjo faqe tregohet “mizore”, me njerëzit që kanë shqetësime shëndetësore.
Enciklopedia online është një organizatë bamirëse e cila ka mbi 30 milionë artikuj në 285 gjuhë të botës. Ajo mund të redaktohet nga çdokush, por shumë vullnetarë me profesion mjekësor kontrollojnë faqet për pasaktësi, -thuhet sipas një njoftimi nga Wikimedia britanike.
Por është ngritur një shqetësim rreth informacioneve që ofron kjo enciklopedi, e cila zë vendin e gjashtë, si faqja më e popullarizuar në internet.
Disa studiues në të gjithë Amerikën shikuan artikujt në internet për 10 kushtet “më të kushtueshme” në SHBA, duke përfshirë problemet me shpinën, astmën dhe osteoartritin. Ata i shtypën artikujt në 25 prill të vitit 2012 për ti analizuar, dhe zbuluan se 90% e hyrjeve ishin në kundërshtim me hulumtimet e fundit mjekësore.
Dr. Robert Hasty, autori kryesor, i Shkollës së Mjekësisë Wallace në Karolinën e Veriut, tha: “Ndërsa Wikipedia është një mjet i përshtatshëm për kryerjen e hulumtimit, nga një masë e madhe pacientësh rreth shëndetit publik, ata nuk duhet ta përdorin atë si një burim parësor, për shkak se këto artikuj nuk kalojnë nëpërmjet një procesi rishikimi të besueshëm siç ndodh me revistat mjekësore”,-tha Dr.Hasty.
Shekulli


Leave a Reply