Dje ne njer nga mjediset e Komunes se Kopenhages u zhvillua mbledhja e pare per fillimin e pregatitjeve per festivalin tashme tradite qe zhvillohet ne kuadrin e dites internacionale te te hujve ne Danimarke ,Smag Verden. Ky festival eshte nje nder aktivitetet e permasave te medha qe organizon kjo komune,ne bashkepunim edhe me shoqatat e te huajve ,por dhe shoqatat daneze ,ku pronovohen kultura e tradita nga vende te ndryshme te botes. Ne kete aktivitet madheshtor qe behet rregullisht cdo vit ,ka manifestime nga me te ndryshme,si ne muzike te vendeve te ndryshme te botes,ne kuzhine ,ne lojra te ndryshme popullore,ne sport ,ne pronovime librash dhe ne shume aspekte te tjera kulturore e artistike.

Ne kete aktivitet te pervitshem shoqata “Alba – Dansk” eshte shoqata e vetme qe eshte e perfshire ne kete aktivitet,qe sivjet eshte viti i katert qe merr pjese dhe jo pa qellim kjo shoqate quhet edhe Ambasada e Kultures ,sepse ne 5 vite te krijimit te saj ,kjo shoqate eshte pjesemarrse per kater vite,pra ne 4 vite kjo shoqate ka sjelle vetem vlera e traditet shqiptare ne kete aktivitet dhe ne diten e djeshme pjesemarrsit e kesaj shoqate ishin te pranishem ne grupet e punes dhe nje nga perfaqsuesit e shoqates u emerua edhe si kordinator nga Komuna e Kopenhages per kete aktivitet te rendesishem multietnik – kulturor.

Ishte nje pjesemarrje shume e madhe e perfaqsuesve te te gjitha shoqatave qe jane tee rregjistruara ne kete komune.
U prezantuan me ralle te gjithe kordinatoret kryesor te ketij aktiviteti ,ku u fol edhe per rendesine qe ka ky aktivitet per komunen e kopenhages dhe qe vemendja kryesore e perfaqesuesve te kesaj komune fokusohet ne kete aktivitet qe ky te dale nje aktivitet qe te kete sa me shume larmi te kultura te ndryshme. Kordinatoret ishin te ndare ne sektore te vecante te kultures dhe te sportit. Sejcili nga keto prezantoi projektet e veta dhe detyrat qe kishin marre per siper ne kete aktivitet . Me pas u kalua ne grupe pune. Grupi i perfaqesuesve te shoqates “Alba – Dansk” u perfshi ne sektorin e aktivitete dhe i pronovimit te talenteve te reja,cka edhe shoqata e ka si primare punen e saj me te rinjet ,qe ata te perfaqesohet denjesisht ne shoqerine daneze,por njekohsisht edhe pronovimin e talenteve te reja ne fusha te ndryshme te veprimtarise,si ne muzik ,sport ,vallezim ,pikture e te tjera fusha te veprimtarise.

Kordinatorja kryesore e Komunes se Kopenhages , z. Carolina Diaz – Lönborg, kerkoi nga te gjithe perfaqsuesit e te gjitha shoqatave qe ishin ne kete grup pune qe te prezantojne veprimtarite e tyre te zhvilluara nga shoqata e tyre,ne kudrin e veprimtarive per femije e te rinj. Secili nga perfaqesuesit qe e moret fjalen prezantuan aktivitetet e tyre nga me te ndryshmet dhe interesante qe ato benin me femijet dhe te rinjet qe ata te integrohen sa me mire ne jeten daneze,por pa harruar edhe traditen e vendeve nga ato vine. E per kete ata kishin bere edhe takime me shkrimtare te sjelle nga vendelindja,per tu takuar e biseduar per krijimtarine per femije e te rinj.

Ne kete takim nga shoqata”Alba – Dansk” moren pjese Kryetari i shoqates “Alba – Dansk” z. Arben Hoxhaj,sekretari i shoqates z. Luigj Shkodrani dhe Cati i Dobroshtit.

Z. Hoxhaj prezantoi aktivitetin e shoqates dhe punen qe ben kjo shoqate per pronovimin e talenteve te reja ne te gjitha fushat e veprimtarise se saj,per njohjen me traditat dhe zakonet shqiptare ,por njekohsisht edhe lidhjet dhe bashkepunimet qe kjo shoqate ka edhe me shoqata te tjera analoge,ku shkembejne vlerat me te mira te tradites sone.Njekohsisht e mori fjalen edhe kordinatori i ketij aktiviteti per shoqaten “Alba – Dansk” Cati.

Ai foli per aktivizimin e grupit te valleve te vajzave ,por dhe per grupin e futbollit te rinjve.
Me pas ne takim u kerkuan mendime dhe ide nga pjesemarrsit se si te organizohej me mire ky aktivitet dhe te gjithe perfaqsuesve te shoqatave ju kerkua qe te hedhi nga kater ide sejcili dhe pastaj te dalin ne nje konkluzion te perbashket qe krahas veprimtarise qe do te organizoje cdo shoqate te kete dhe nje bashkepunim ne mes te ketyre shoqatave brenda ketij grupi.


Ne perfundim u vendos qe te dalin me kater detyra konkrete e njera nder to ishte edhe nje gje e re ishte loja e shahut qe futet per here te pare,qe te jete nje konkurim midis grupeve pjesemarrrse ne kete takim,apo nje tjeter ide e hedhur nga perfaqesuesi i shoqates nga Irani ,qe femijet te shkruajne shprehjen “Te dua” ne disa gjuhe te botes. Kjo ishte nje loje zbavitese me teper per femijet e te rinjet kureshtare te dine kete shprehje ne shume gjuhe. Me pas Cati ,perfaqesuesi i shoqates “Alba – Dansk” u vendos qe te jete nje kordinator tjeter ne ndihme jo vetem per lidhjet ne mes te shoqates,por dhe nje kordinator ndihmes i kordinatores kryesore te komunes z. Carolina Diaz – Lönborg . Por njekohsisht ai mori persiper edhe detyran e dixheit ,qe ate dite te kishte muzike nga me te ndryshmet te percjelle nga qendra e zerit e vene ne kete aktivitet. Keshtu qe lidhjet do te jete te shumefishta ndermjet Komunes dhe shoqatave pjesemarrse ne kete manifestim kulturoro – sportiv.

Ky ishte takimi i pare ,per startimin e ketij aktiviteti ,por dhe i ndarjes se detyrave per shoqatat dhe obligimet qe ato kane qe te dalin sa me mire ne kete aktivitet madheshtor te organizuar nga kjo komune.
Me pas te gjithe pjesemarrsit u mblodhen se bashku dhe sejcili shpalosi idete qe kishin marre per siper te realizonin ne aktivitetin e dates 23 gusht 2014 ,ku ne kete vit do te kete vetem nje dite aktivitet e jo te shtrire ne dy dite. Kjo thane perfaqesuesit e komunes behet per shkaqe ekonomike ,kuptohet kriza finciare ka krijuar probmet e saja gjithandej.
Takimi tjeter i radhes u la qe te behej me daten 6 gusht 2014,qe te shihet si jane realizuarporosite qe kane dale nga ky takim i kesaj dite ,por dhe te plotesohet programi per diten e manifestimit te madh qe do te behet me 23 gusht 2014 nga ora kl. 11-21, ne adresen -Prags Boulevard, ved Amagerbrogade.
I urojme suksese ne kete pjesemarrje edhe grupit te shoqates “Alba – Dansk”
Ky material u pregatit nga sektori i shtypit prane Shoqates”Alba – Dansk”















Kopenhagen – Danmarke, 13 Maj 2014



Leave a Reply