Edhe njehere kenga “A do vish”, fituese e cmimit te trete ne Festivalin e 27-te te Kenges ne RTVSH. Kompozuar nga Osman Mula dhe kenduar nga Luan Zhegu.
A do vish?
U deshem shume ne te dy
Dhe çdo mengjes na gjente bashke
E meriton valle dashurine
Nuk me rri prane kur une jam larg.
Por une do t’ shkoj dhe po t’ mos vish,
Se koha mua me kerkon.
S’mund ta kuptosh ti dashurine,
Veç ne qytetet me neon.
Dikush me tha se ti do t’ vish ,
S’me zuri gjumi deri vone.
I the qytetit lamtumire
Me prit me the ne telefon
Refreni
Alo alo alo, ty te degjoja
Dhe zerin tënd te ngrohte
Une pranë e doja.
S’e fsheha lumturine
Dhe në çast të thashë “Te dua”
Dhe kjo ndodh tek çdo njeri.
Ne nje stine dashurie diell s’ka gjithnji,
Ka dhe dimer ne mes veres edhe vjeshte me shi.
Po kur jeta thurret bukur diell ka perhere
Kater stinet zemrat bejne pranvere.
E dija se do te vish
Pierre-Pandeli Simsia
Nju Jork
Leave a Reply