Dashi
Qetësia do mbizotërojë gjate gjithë ditës sot ne jetën tuaj ne çift. Kjo do iu ndihmoje te reflektoni me kujdes mbi te ardhmen dhe te merrni vendimet e duhura. Beqaret do i kenë te gjitha mundësitë për te bere për vete personin e duhur, por do mbyllen ne vetvete dhe nuk do ia dalin dot. Buxheti mund te stabilizohet nëse ju te paktën mundoheni ta rregulloni.
Demi
Dite e qëndrueshme dhe pa asgjë problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do tregoheni me aq xheloze sa me pare sepse do e kuptoni qe partneri ju dashuron pafund. Beqaret nuk duhet te tregohen mendjemëdhenj sepse ne këtë mënyrë nuk do afrojnë asnjë pas vetes. Sektori i financave do jete përgjithësisht i mbrojtur.
Binjaket
Sot do filloje një epoke e re ne jetën tuaj ne çift. Do i shihni gjerat me një sy tjetër dhe do pranoni te bëni lëshime ndaj partnerit. Qielli i dashurisë do marre një ngjyre tjetër. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do mund te marrin propozime pa fund. Shfrytezojini! Financat do jene te mira, por pasi te paguani gjithë faturat e prapambetura situata do ketë luhatje.
Gaforrja
Do keni me shume besim tek partneri juaj sot dhe marrëdhënia me te do shkoje me se miri. Ne çdo çast do i shprehni ndjenjat dhe do krijoni një klime gjithnjë e me te ngrohte. Mbrëmja do jete shpërthyese. Beqaret me ne fund do kenë mundësi te krijojnë një lidhje te forte dhe afatgjate. Ne planin financiar yjet do iu sjellin fat, kështu qe do mund te rregulloni çdo problem.
Luani
Dite harmonike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Edhe pse nuk do flisni shume do kuptoheni edhe vetëm me shikime apo me gjeste. Beqaret as sot nuk do kenë fat ne dashuri dhe nuk do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Sektori i financave nuk do përbëjë asnjë problem. Do e dini mire çfarë hapash te hidhni ne mënyrë qe te mos tronditet ekuilibri.
Virgjeresha
Ju qe jeni ne një lidhje duhet te bëni kujdes sot me aventurat kalimtare sepse do shkatërronit çdo gjë te bukur qe keni ndërtuar deri tani. Me vone do i kuptoni gabimet dhe do vuani pasojat. Beqaret nuk do pëlqejnë aspak te krijojnë një lidhje sepse edhe ashtu si janë ndihen mire. Situata financiare do lere për te dëshiruar për shkak te disa gabimeve qe do bëni.
Peshorja
Venusi do jete pozicionuar negativisht sot ne jetën tuaj ne çift. Kjo do sjelle zënka dhe debate te forta te cilat mund te lënë pasoja edhe për te ardhmen. Beqaret do vazhdojnë te ëndërrojnë ende për princin e kaltër, por serish nuk kane për ta gjetur atë. Financat do jene goxha te paqëndrueshme. Kërkoni ndihme nga specialistet sepse vete nuk do ia dilni dot.
Akrepi
Dite shume normale dhe pa asgjë te veçante kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka do shkoje ashtu si ju e kishit planifikuar. Beqaret do jene sharmante dhe joshës, kështu qe askush nuk do mund t’iu rezistoje. Ne planin financiar mos i besoni instinktit dhe mos u nxitoni për asgjë. Një gabim i vogël mund t’iu kushtoje shtrenjte.
Shigjetari
Ne jetën ne çift asgjë nuk do shkoje sipas parashikimeve sot. Nuk do bëni asnjë tolerim dhe do jeni me strikte sesa duhet. Tregohuni shume te kujdesshëm. Beqaret edhe pse as sot nuk do fillojnë dot një lidhje, do kalojnë një dite te bukur ne praninë e miqve te ngushte. Nëse gjendja e te ardhurave ka qene e mire nuk do keni probleme, ne te kundërt duhet te merrni sa me shpejt masa.
Bricjapi
Me ne fund rutina e jetës suaj ne çift do marre fund gjate kësaj dite. Te dy do mendoni si ta surprizoni njeri-tjetrin dhe si te kaloni momente sa me fantastike. Beqaret do joshin gjate gjithë kohës, por serish nuk kane për ta gjetur personin e përshtatshëm për te filluar një lidhje. Me te ardhurat bëni kujdes duke qene se nuk janë ne gjendjen me te mire.
Ujori
Dite e mbushur me te papritura, si te këndshme ashtu edhe negative. Qëndroni me këmbë ne toke gjate gjithë kohës ne mënyrë qe te mos keni probleme. Beqaret do marrin aq shume propozime saqë do mund te bëjnë zgjedhjen me te mire te mundshme. Me financat do merreni mjaft dhe do arrini ta mbani gjendjen te stabilizuar. Bravo!
Peshqit
Monotonia ne jetën tuaj ne çift do marre fund gjate kësaj dite. Do provoni eksperienca te reja me partnerin dhe do argëtoheni pa fund. Beqaret do jene te shqetësuar mbi një çështje te rëndësishme dhe nuk do e kenë aspak mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Ne planin financiar mos prisni gjithmonë ndihme nga te tjerët, por mundohuni qe t’i zgjidhni vete problemet.


Leave a Reply