
Shefi i Antidrogës së Fierit zbulohet si spiuni i organizatës së trafikut të drogës nga Lazarati në drejtim të Italisë. Me një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit, për 5 vitet e fundit edhe shef i sektorit kundër drogës në Portin e Vlorës, Dritan Zagani është arrestuar ditën e djeshme nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm me urdhër të prokurorisë, pas hetimeve disa mujore nga Krimet e Rënda. Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “arrest me burg” për “shpërdorim detyre”. Bashkë me oficerin e lartë janë ndaluar edhe 5 persona që akuzohen se trafikonin drogë nga Lazarati, ndërsa 3 u shpallën në kërkim, mes tyre edhe ‘informatori’ italian i oficerit, që në fakt rezulton të jetë pjesë e organizatës së narkotrafikut.
Dritan Zagani akuzohet se bashkëpunonte me trafikantët, duke u dërguar SMS në telefona, ose përcjellë mesazhe me korrierë të caktuar në grup, duke i informuar për aksionet, postblloqet dhe lëvizjet e uniformave blu. Gjithashtu Zagani akuzohet se ka penguar dhe dështuar shumë prej operacioneve antidrogë dhe po përgatitej të bllokonte një tjetër aksion së fundmi. Sipas hetimeve që ka kryer Prokuroria e Krimeve të Rënda, nga përgjimet e kryera rezulton se Zagani komunikonte me një të huaj italian, aktualisht në kërkim, papa njoftuar eprorët për lëvizjet e kryera. “Më shumë i dyshuari komunikonte me rrjetin e dyshuar kriminal, se sa me eprorët, madje nuk raportonte as informacionet që mblidhte nga burimet”, thuhet në dosjen e organit të akuzës.
Zagani ka qenë shef antidroge edhe në Portin e Vlorës për 5 vite. Në një nga operacionet për kapjen e 1 ton droge hashash nga Lazarati me destinacion Italinë, në nëntor 2013, lindën edhe dyshimet e para. U konstatua se Zagani komunikonte me një burim të tij informacioni, që në fakt ishte edhe pjesëtar i grupit të trafikut dhe i jepte lëvizjet që kryente policia, për të shmangur arrestimin apo goditjen. Dhe për më tepër, Zagani nuk e ka raportuar këtë burim dhe chairman tek eprorët e tij, por e mbante të fshehtë, duke shkelur ligjet e policisë. Më tej ai është transferuar për në Fier si shef i Antidrogës, por edhe aty ka mbajtur kontaktet me të njëjtin person, papa raportuar tek shefat. Në muajin janar ka goditur trafikun e 100 kg hashashi dhe ndaloi 2 persona në aksin Fier-Vlorë, papa dijeninë e eprorëve. Por ndërkohë ka komunikuar në ato momente me burimin e tij italian, duke spiunuar një tjetër aksion policor sipas prokurorisë.
Më tej burimi i kryepolicit ka komunikuar me shokët e tij duke i informuar se policia ishte në ndjekje të tyre. Mësohet se burimi është një shtetas italian, aktualisht i shpallur në kërkim. “Zagani i raporton për operacionin një shtetasi të huaj duke shkelur etikën, detyrën dhe sekretin hetimor dhe me papërgjegjshmëri flet për detaje të cilat nuk i ka bërë prezent as tek eprorët e tij dhe nuk gjejnë pasqyrim në asnjë dokument të firmosur prej tij dhe të administruar në përmbushje të detyrës, thuhet në dosjen e prokurorisë.
tiranapress.net


Leave a Reply