
Kërkuesit paralajmërojnë se përdorimi i celularit apo pajisjeve të tjera për të kontrolluar emailet pas pune, mund të rrisë ndjeshëm nivelin e stresit.
Personat që kanë punë në lëvizje, u shprehën se jetonin më mirë se ata që punonin në zyra. Shkencëtarët intervistuan 4475 persona që ishin në marrëdhënie pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe zbuluan se stresi apo përcaktimi i një dite stresuese varej shumë nga ruajtja e lidhjeve me punën jashtë orarit të saj.
Pothuajse gjysma e punëtorëve, të cilët kontrollonin zakonisht emailet jashtë orëve të punës, raportuan se përjetonin një ditë shumë stresuese, krahasuar me 36% të atyre që nuk shkëmbenin emaile për punë.
gazeta-Shqip.com


Leave a Reply