Kur Jim Zetz, 62 vjeç, u diagnostikua me kancer të pankreasit në fazë e katërt, ai ishte zemërthyer për vajzën e tij 11-vjeçare, Josie. Jim, jo vetëm do të vdiste përpara ditëlindjes së saj të ardhshme, por ëndrra e tij për ta shoqëruar një ditë të bijën në altar u copëtua.
Por historia nuk përfundon këtu. Kur familja punësoi një fotografe për të kryer disa fotografi të fundit së bashku, Lindsey Villatoro mendoi se aparati i saj mund të bënte më shumë se aq. E prekur nga historia e kësaj familje, ajo vendosi të organizonte një “dasmë” surprizë për të plotësuar ëndrrën e babait pranë vdekjes. Brenda 72 orëve fotografja organizoi gjithçka për ceremoninë e dasmës.
“Një ditë zgjohesh dhe kupton se të jepet mundësia të ndryshosh jetën e dikujt për më mirë. Nëse të vjen një ide si ta bësh këtë, mos u mendo dy herë, por bëje!” shkruan Villatoro.
Vajza, vetëm 11 vjeçe fillimisht u çudit nga ideja, por më vonë i rrëfeu fotografes se ajo ditë kishte qenë më e bukura e jetës së saj. Ndonëse një ceremoni e sajuar, i ati i vajzës ishte i lumtur që arriti ta shoqëronte të bijën në altar përpara vdekjes.
(gazeta-Shqip.com)




Leave a Reply