
Një tjetër krim brenda familjes është shënuar ditën e sotme në fshatin Karaxh të Sarandës, ku dhëndri ka vrarë me mjete të forta vjehrrin e tij.
Sipas policisë, Kiço Gjino, 62 vjeç ka vrarë vjehrrin e tij, Jani Koka, 91 vjeç pas një debati që kanë pasur mes tyre, ndërsa sipas informacioneve paraprake mësohet se konflikti mes të dyve ka qenë i hershëm dhe lidhet me çështjen e pronave.
91-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme si rezultat i goditjeve me levë, ndërkohë që 62-vjeçari vrasës është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga polica, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply