Dhe ne publikimin e radhes ne shkeputen letren qe z. Dashnor Kozaj i drejton Presidentit te Republikes se Shqiperise ,z.Bamir Topi. Ne vazhdim letra …
Z. Bamir Topi
President i Republikes se Shqiperise
-Zoti Bamir, po detyrohem t’ju drejtohem, per nje problem teper te rendesishem per Shqiperine dhe Shqiptaret.
-Behet fjale per privatizimit e Operatorit te Shperndarjes te Energjis Elektrike ne Shqiperi (O.S.SH.).
-Ju drejtohem per arsye se Jeni Kryetar i Shtetit dhe Kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise ne Shqiperi.
-Ne proçesin e privatizimit te O.S.SH.-se ka ndodhur vjedhja, humbja me qellim, apo çvleresimi me i madh i pasuris kombetare qe ka poseduar vendi yne qe prej themelimit te Shtetit tone.
-Nga privatizimi i O.S.SH.-se Shqiperia dhe Shqiptaret kane humbur mbi 600 milion Euro, ose po ta ndajme kete vlere, kemi humbur mbi 600 (Gjashteqind) milioner bisnesmene Shqiptare.
-Zoti Bamir,
-Une quhem Dashnor Kozaj. EKonomist ne profesion.
-Kam punuar ne K.E.SH.-sha ne Drejtorine e Auditimit, deri ne mes te Tetorit 2008.
-Me hoqi nga puna i korruptuari Gjergji Bojaxhiu se evidentova korrupsionin gjigand qe po zhvillohej ne K.E.SH.-sha.
-Per kete korrupsion une kam njoftuar te gjitha instancat perkatese, por nuk u zgjidh asgje.
-Per kete arsye une ne daten 30-12-2008 me anen e nje kerkes.padie i drejtohem Gjykates te Shkalles Pare te Tiranes me kete objekt:
1. Shtytjen apo anullimin e proçesit te privatizimit te O.S.SH-se. Per arsye se jane ulur ne menyre te qellimeshme vlera e aseteve te kesaj kompanie.
2. Anullimin e akteve shkresore , apo anullimin e çimentimit te tynelit te shkarkimit N° 2 ne Hidroçentralin e Fierzes.
3. Rivendosjen ne punen e meparshme (K.E.SH.-sha) dhe pagesen per te gjithe periudhen qe kam qendruar pa pune.
-Keto tre kerkesa kam bere une (Lexo kerkes padine e Dashnor Kozaj regjistruar ne Gjykate dt: 30-12-2008).
-Gjykata e Tiranes me gjyqtare te vetme Anila Kristani e shqyrtoi kete kerkes padi timen, duke mos analizuar asnje nga faktet e shumta qe une kisha parashtruar, si dhe ka perbuzur Dekretin Tuaj nr. 6011 dt: 15-01-2009, duke mos e marr parasysh edhe pse une ja kerkova me insistim gjate seancave gjyqsore.
-Kam mendimin se gjate 6-mujorit te pare te vitit 2009 Drejtesia e Shqiperise duhej te parandalonte vjedhjen me te madhe te vendit tone (Privatizimi i O.S.SH.-se) se kjo kompani tregtare, shet energjine elektrike ne çdo cep te Shqiperise.
-Zoti President,
-Gjykata e Tiranes me Gjyqtare te vetme Anila Kristani i dhe fund hetimit gjyqsor duke marr Vendimin Nr. 8136 me nr. akti 4921 dt: 12-10-2009 e duke vendosur:
a) Pranimin e pjesshem te kerkes padise (jep 10 muaj page)
b) Rrezimin e kerkese padise per pjesen tjeter te saj.
(Lexo vendimin Nr. 8136 dt: 12-10-2009, e me nr. akti 4921 te Gjykates se Rrethit Gjyqsor, Tirane, nga Anila Kristani.)
-Ne kete vendim une shoh se kjo gjyqtare mua me ka konsideruar si nje lypsar ne kryqezimet e rrugeve, e nga ana shoqerore ketu ne Shqiperi si nje muhaxhir apo minoritar i ardhur vitet e fundit per te jetuar ne Shqiperi.
-Zoti President,
-Shqiperia eshte e Shqiptareve, e duhet ta gezojme ne.
-Por nga privatizimit qe jane kryer ne Shqiperi shohim se privatizimet strategjike u jane dhene te huajve, e per pasoje mbivleren ne Euro e marin ata, e ketu ne Shqiperi ngelet vetem plehu qe lene ata (te huajt) ne tualete.
P.SH.:
a) Banka e kursimeve (sot, Raiffeisen BANK),
b) Minierat e kromit i shrytezojne te huajt,
c) Naften, vendburimet rentabel, ka vite qe po i shfrytezojne te huajt,
d) O.S.SH. i u dhurua kompanis çeke e ashtuquajtur Ç.E.Z.
e) Etj. Etj.
Zoti President,
-Me ka rene rasti qe ti hedh nje sy situacionit perfundimtar ne investimin qe ka bere shteti Italian ne Shqiperi ne Nenstacionin e Kasharit qe quhet Tirana Nr. 2. Ky investim kap shifren prej 24.5 milion Euro.
-E gjith O.S.SH-ja u shit 102 milion Euro pra afro rreth sa 4 (kater) nenstacione, u shit gjithe investimi i Shqiptareve prej me shume se 70 vjet pune.
-Shembull tjeter jap se duke mbledhur investimet ne rrjetin e Tensionit te Mesem e te Ulet qe nga viti 1998 deri ne vitin 2009 shifra arrin mbi 230 milion Euro.
-Me shembuj te tjere une i kam pasqyruar ne kerkes padi, por gjyqtarja Anila Kristani nuk i mori parasysh.
-Me kete veprim te kesaj gjyqtareje ju la dore e lire njerezve te veshur me pushtet shteteror, qe te gllaberojne per interesat e tyre, pasurine me te madhe e me fitimprurese te vendit tone, ajo qe quhet (O.S.SH.) duke ja shitur gjoja nje kompanie te huaj nga Çekia qe quhet Ç.E.Z.
-I nderuar President,
-Une vendimin e Gjyqtares Anila Kristani e kam apeluar ne Gjykaten e Apelit Tirane, po patet Ju mundesi ligjore, shikojeni, qe te nderhyni ne emer te ligjit, qe Gjykata te vendosi konform kerkes padise, per te gjithe objektin e saj.
-Kerkese tjeter per Ju Zoti President eshte:
-Kerkoj sigurimit e jetes fizike time, si dhe te femijeve te mij.
-Kam patur kercenime per zhdukje fizike.
Me respekt
Dashnor Kozaj
Data: 13-12-2009
Nr. tel.: ….
V.O.
Bashkangjitur kesaj kerkese jane keto dokumenta:
1) Kerkes padi e Dashnor Kozaj, date 30-12-2008,
2) Vendim Nr. 8136 data 12-10-2009 i Gjykates Tirane,
3) Apel i Dashnor Kozaj date 23-10-2009.
4) Disk CD Kerkes Padi Gjyk.Tiranes K.E.SH. 30.12.2008.
—————————————————–
V: O Redaksia ka heqe numrat e telefonit per efekt keqperdorimi nga njerez te vecante…
Do vazhdojme te botojme ne ditet ne vazhdim edhe dokumente te tjera ,nxjerre nga ky arkiv. Na ndiqni ne ditet ne vazhdim,qe te kuptoni me teper…
Redaksia Alba – Dansk


Leave a Reply