Një ish- mësuese në një shkollë të krishterë në SHBA është arrestuar, pasi akuzohet se ka mashtruar policinë.
Mësuesja u largua nga puna pasi fotot e saj seksi dolën në një faqe në internet, që njihet edhe si “porno hakmarrëse”.
Fotot e Jamie Climie, 36 vjeç, dolën në faqen My Ex, ku publikohen fotot e atyre që duan të hakmerren ndaj ish-ëve të tyre.
Mësuesja e shkencës, e martuar dhe me një fëmijë, u tha policëve se i kishin vjedhur celularin e saj iPhone, ku kishte fotot seksi, të cilat ia kishte dërguar vetëm të shoqit.
Por pas hetimeve, policia zbuloi se celulari nuk i ka humbur dhe për më tepër ajo nuk ia ka dërguar fotot nudo vetëm të shoqit.
Nga Express
Leave a Reply