Një donator anonim ka ofruar një shpërblim prej 100 mijë dollarësh për informacionin që do të gjente violinën e Stradivarius në vlerë prej disa milionë dollarësh. Violina ishte vjedhur nga violinisiti Frank Almond nga Orkestra Simfonike Milwaukee.
Stradivarius, violinë 300 vjet e vjetër, është vjedhur të hënën dhe hajnat, të cilët kishin arritur me një armë elektrike pas koncertit në periferi të Milwaukee t’ia merrnin violinën Almondit.
“Ne shpresojmë se çmimi do të ndihmojë për të kthyer trashëgiminë kulturore që e gëzon komuniteti kulturor në Milwaukee dhe botë”, tha Presidenti dhe Drejtori Ekzekutiv i Orkestrit, Mark NIEHAUS, transmeton gazeta britanike «The Guardian». Violina e njohur si “Lipinski Stradivarius” është bërë më 1715 dhe është njohur vetëm prej disa rreshtave në anën e pasme. Pronari anonim e kishte huazuar për Almondin një kohë të pacaktuar.
Violina të vjedhura janë edhe 600 të tjera. Violina dhe një violonçel ishin disenjuar nga italiani Antonio Stradivari. Një violinë e njëjtë është shitur në dhjetor për 2.3 milionë dollarë.
Nga Express


Leave a Reply