Tiranë- Është ndarë nga jeta mesditën e së premtes violonçelisti Gjergj Antoniu, profesori i Universitetit të Arteve, artisti i cili për dekada ishte mësuesi i dhjetra brezave të studentëve të muzikës në vend. Nga klasa e tij kanë dalë disa prej muzikantëve më të talentuar të skenës shqiptare. Violonçelisti Gjergj Antiniu vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë së cilës nuk mundi dot t’i mbijetonte.
Homazhet në nder të artistit dhe profesorit të dhjetra brezave të muzikantëve shqiptare, do të mbahen të shtunën në orën 15:00 pranë Universitetit të Arteve, aty ku shkoi dekada të jetës së tij.
Gjergj Antoniu u lind në Tiranë në vitin 1949. Në vitin 1956 nisi studimet në liceun artistik “Jordan Misja” ku u diplomua në vitin 1967. Debutimi në skenë daton më 30 mars 1958 dhe në vitin 1967 shënohet interpretimi i tij i parë si solist. Në këto vite violonçelisti Gjergj Antoniu nisi bashkëpunimet me kompozitorët Thoma Gaqi, Feim Ibrahimi, Kujtim Laro, Sokol Shupo e Aleksandër Peçi. Por në karrierën e tij nuk munguan as bashkëpunimet me kompozitorët më të hershëm Çesk Zadeja, Tonin Harapi e Kozma Lara.
Përgjatë këtyre dekadave, ai ka interpretuar qindra pjesë si solist dhe është nderuar me disa çmime të rëndësishme.
/IDEA/
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply