Ronaldo ka shprehur pakënaqësi me ekipin e tij të Realid të Madridit por ai duket mjaft i lumtur me të dashurën. 27-vjeçari është risjellë në humor nga e dashura Irina Shayk, teksa çifti gëzoi në stendat e stadiumit kur Reali ishte në fushën e blertë në Madrid.
Çifti ishte shumë i afërt me njëri-tjetrin, e Ronaldo si ka kursyer as puthjet teksa mbante një buzëqeshje gjigande në fytyrë.
Ronaldo dhe Irina e kishin më shumë mendjen t’i mbanin dorën njëri-tjetrit dhe të përqafoheshin sesa të shikonin Realin, ku i ftuar një ekip në kujtim të presidentit të largët Santiago Bernabeu.
Por edhe kur nuk merreshin me njëri-tjetrin shihnin në telefonat e tyre. Më parë këtë vit, Ronaldo shkaktoi spekulime në lidhje me të ardhmen e tij me kampionët e futbollit spanjoll, pasi ai u tha gazetarëve në janar: “Unë jam i trishtuar. Kur unë nuk i festoj golat është për shkak se unë nuk jam i lumtur. Kjo është një gjë profesionale. Real Madridi e di pse unë nuk jam i lumtur”.
Ronaldo mund të ketë humbur disa pjesë të lojës, por ajo ishte një natë për të kujtuar për tifozët e Real Madridit, teksa panë se ekipi i tyre shkatërroi 8 me 0 Millonarios, kryesisht falë golave të brazilianit Kaka.
gazetaidea.com
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply