Gjithçka nisi me një telefonatë në selinë e Formula 1 në Londër me pamje nga Hyde Park. Telefonuesi që e përshkroi veten si Marcus Black pretendoi se ai kishte informacion në lidhje me vajzën e bosit Bernie Ecclestone, Tamara dhe kërkoi të lidhej direkt me manjatin 82-vjeçar.
Stafi ndjeu rëndësinë e situatës ndaj dhe telefonata kaloi në zyrën personale të zotit Ecclestone. Telefonuesi tha se një bandë ne Lindjen e Mesme po komplotojnë për të grabitur të bijën 28-vjeçare të biznesmenit.
Në një bisedë të shkurtër por direkte telefonike, zoti Black tha se ai mund të zbulonte komplotin nëse shefi i Formula 1 i jepte atij 200 mijë euro cash, një vrimë në ujë për burrin që vlen 2.4 miliardë dollarë.
Kjo ishte biseda që do të shkaktonte një periudhë të hidhur 3-mujore, çka përfundoi këtë muaj kur 41-vjeçari Martin Peckham, teknik dentar nga Colchester u burgos për 5 vjet për shantazh ndaj zonjushës Ecclestone.
Duke folur për herë të parë që kur ngjarja përfundoi Tamara tha për “The Mail’ të shtunën se si u tremb për jetën e saj dhe se si ishte shumë e frikësuar për të dalë nga shtëpia.
“Se mos më rrëmbenin ka qënë gjithmonë frika ime më e madhe. Ndihesha fizikisht keq. Dikush po thoshte se jeta ime është në rrezik dhe unë isha e vëzhguar nga njerëz që s’mund t’i shihja dot. Kjo është frika më e madhe që kam përjetuar ndonjëherë”,-tha Tamara.
Pas thirrjes në zyrën e tij, zoti Eccletone, njeriu i katërt më i pasur në Britani, i telefonoi së bijës dhe e paralajmëroi për kërcënimin teksa ajo ishte në një darkë ditëlindjeje me të dashurin, biznesmenin Omar Khyami me të cilin u nda pak më vonë pas një videoje seksi ku tregonte pabesitë e tij ndaj saj.
Megjithatë seriozitetit të situatës, zoti Eccletone vendosi të mos thërrasë policinë apo stafin e tij të sigurisë. Në vend të kësaj miliarderi i kaloi numrin e zotit Black të bijës dhe të dashurit të saj dhe i këshilloi të flisnin direkt me të.
Zonjusha Eccletone tha: “Kur ne lamë restorantin pashë që kisha shumë thirrje të humbura nga im atë. Omar telefonoi nga makina dhe ai tha: ‘A është Tamara me ty? A është ajo OK?’ dhe Omar ju përgjigj: ‘Ajo është shumë mirë, po vimë në shtëpi’, por ai tha, ‘Më telefononi sapo të mbërrini”.
Teksa vazhdon se Omar e mori të atin e saj dhe i tha më pas Tamaras: “Dikush mori në zyrën e babait tënd duke thënë se njerëz nga Bahrain po planifikojnë të të rrëmbejnë. Ky burrë thotë se mund ta ndalojë këtë gjë nëse yt atë i jep 200 mijë euro cash nesër atij”.
“U trondita, e pyeta nëse im atë kishte përfshirë policinë dhe thanë se jo. Kur po shkonim për shtëpi, Omar mori një telefonatë nga Marcus Black ku i kërkonte për t’u takuar”.
Ajo tha se ishte thirrja e vetme që morën nga personi: “Gjithçka tjetër ishte një tekst, çka i bëri gjërat të shkonin më keq sepse s’dihej kush ishte në anën tjetër të telefonit. Zoti Black sugjeroi dy takime në Essex në mesnatë por Khyami refuzoi. Ai më pas tha se duhet të takoheshin në Lakeside në orën 9 të mëngjesit e se ky ishte shansi i tyre i fundit të sillnin cash-in.
Pastaj ai tha se në fillim donte 200 mijë euro e më pas 900 mijë të tilla që t’i jepte informacionin e plotë pasi në të kundërt unë do të rrëmbehesha dhe askush s’do të bëntë me dot asgjë për mua”,-rrefen 28-vjeçarja.
Pavarësisht frikës çifti nuk shkoi në takim në qendrën tregtare Lakeside. Por teksa kërcënimi vijoi për katër ditë menduan se kishte ardhur koha të lajmeronin policinë.
Brenda ditëve oficerët gjurmuan telefonatën dhe në korrik Blazk pranoi komplotin ‘amatoresk’ dhe u burgos nga gjykata e Southwark Crown. Zonjusha Ecclestone tha: “Kur mora vesh se ai ishte një person duke u përpjekur për të ndryshuar fatin e tij ishte një lehtësim. Por kur ju jeni në syrin e diçkaje si kjo, nuk ka rëndësi nëse kërcënimi është i vërtetë apo fallco, sepse frika që gjeneron është e njëjtë. Imagjinoni nëse ju thonë se ju mund të rrëmbeheni në çdo kohë. Unë jam e kënaqur që ai nuk e bëri”.
Gazeta Idea
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply