Doli dje në Britaninë e Madhe ‘The Casual Vacancy’, libri i shumëpritur i J.K.Rowling, që për herë të parë pas Harry Poter angazhohet në një roman për të rritur, i cili në Itali pritet të mbërrijë më 6 dhjetor, botuar nga Salani.
Por edhe pa Harry-n, fenomeni Rowling vazhdon të bëjë magji. Libri është shitur paraprakisht dhe ka fluturuar lart në rënditje.
Për t’i shtuar pak piper është edhe polemika me banorët e Tutshill-it, një qytezë angleze, vendi i lindjes së shkrimtares 47-vjeçare dhe një pasuri që e tejkalon atë të mbretëreshës.
Libri në fakt tallet me klasën e mesme të vendin imagjinar Pagford, një qytet që kujton shumë atë të rritjes së Rowling. Nga ana tjetër e ka thënë edhe vetë ajo: “Frymëzimi më është dhënë nga njerëzit që kam pasur pranë vetes”.
E nëse idea e Harry Potter-it i ka ardhur në tren, ajo e librit të ri i ka lindur gjatë një udhëtimi me aeroplan. Flet për një komunitet që pas vdekjes së papritur në një këshilltari të qytetit lëshon një urrejtje të ashpër kundër një blloku shtëpish. Një tregim i xhelozisë dhe luftës së borxhezisë meskine, mes luftës së politikës, klasit, prostitucioni, seksit dhe drogës.
Asnjë lidhje me shkollën e magjisë Hogwarts. Rowling në një intervistë të fundit për “Telegraph” nuk ka përjashtuar daljen e një epidosi të tetë të Harry Potter-it. “Nëse më vjen një ide e shkëlqyer unë mund ta shkruaj librin”.
gazetaidea
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply