Presidenti Nishani :” Ne epoken e dijes dhe teknologjise se informacionit institucione te tilla te sipermarrjes promovojne dijen dhe kulturen – ndihmojne integrimin, por edhe prosperitetin e Shqiperise dhe Kosoves”
Presidenti i Shqiperise zoti Bujar Nishani me presidentin e APEN z Edmont Çoku
NEW YORK CITY : Presidenti i Shqiperise Bujar Nishani, eshte ne nje vizite disa ditore ne New York, ne kuadrin e zhvillimit te punimeve te Sesionit te 67-te, te Asamablese se Pergjithseshme te Kombeve te Bashkuara. Se bashku me Zonjen e Pare, Odeta Nishani, ai duke perfituar nga qendrimi ne Nju Jork dhe Ohaio, ka zhvilluar disa takime me komunitetin shqiptare.
Me kete rast, diten e marte ne Nju Jork, ne lokalin e njohur Club A Steakhouse, me pronar shqiptare, zotin Bruno Selimaj, eshte organizuar nje takim ne forme koktejli me Presidentin e Shqiperise dhe Rrjetin i Profesionisteve dhe Sipermarresve Shqiptaro Amerikane – APEN (Albanian Professionals and Entrepreneurs Network).
Takimi i organizuar nga Organizata qe thirret Rrjeti i Profesionisteve dhe Sipermarresve Shqiptaro Amerikane, tregoje se komuniteti shqiptaro amerikane, ka shume njerez, madje te rinje e te reja qe mund te ndihmojne Shqiperine, Kosoven dhe viset e tjera shqiptare , me plot dije dhe me kulturen e tyre profesionale, te fituar ne SHBA.
Ne kete takim te ngrohte e miqesor, ishin te pranishem dhjetera te rinje e te reja shqiptare, te cilet jane diplomuar ne universitete te ndryshme te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, dhe tani ose jane punonjes bankash, punonjes te gjigandit financiar Wall Street, pedagoge ne shkollat amerikane, perfaqesues te biznesit dhe profesioniste qe punojne prane kompanive te medha amerikane.
Ne takimin e se martes me APEN, moren pjese edhe diplomatet e Shqiperise e Kosoves, ambasadori i Shqiperise ne Misionin e Perhereshem dr. Ferit Hoxha, konsulli i Kosoves ne New York, Fatmir Zajmi, zoti Naim Dedushaj, drejtor i Departamentit per çeshtje jorezidente te Ministrit te Diaspores ne Kosove, dhe nje grup i njohur biznesmenesh te sukseshem shqiptaro amerikan.
Duke i uruar mireseardhjen Presidentit Nishani, kreu i Rrjeti i Profesionisteve dhe Sipermarresve Shqiptaro Amerikane, zoti Edmont Çoku, tha se “APEN”, eshte nje organizate e dedikuar per promovimin, mbeshtetjen dhe peparimin e zhvillimin social, ekonomik dhe profesional te komunitetit shqiptar, ketu ne SHBA.
Ne anetaret e APEN-it, jemi te nderuar qe kemi ne mesin tone, sot Presidentin e Shqiperise zotin Bujar Nishani, per t’i treguar atij, tha ai se ne jemi nje rrjete i njohur tashme studentesh qe edhe e kan perfunduar universitetin dhe jane punesuar ne kompani te medha Amerikane, por, qe edhe te tjere te cilet vazhdojne studimet ne shkollat e larta amerikane dhe kane ber sukses, ketu ne SHBA.
“Ne, jemi tha presidenti i APEN-it, Edmond Coku, duke çuar ne vend mision qe ka marre persiper kjo organizate qysh ne themelimin e saj – i cili eshte te promovoje talentet e reja shqiptare ne Shetet e Bashkuara te Amerikes, ne çdo sektor te jetes, si artitekt, bankier, biznes, kultur, arte, teknologji, avokateri, dhe pse jo edhe ne politik”.
Per, kete ai mori si shembull dy prej themeluseve te ketij rrjeti te shqiptareve te suksesshem, kandidatit demokrat per ne Kuvendin e New Yorkut, zotin Mark Gjonaj dhe kandidatin per ne Keshillin e Bashkise se qytetit te New Yorkut, zotin Ken Biberaj.
Kjo, eshte nje inisiative e shqiptareve te Amerikes, ka shtuar ai e cila eshte e bazuar ne tre shtyllat kryesore “Te rinjet, profesionalizem, dhe te suksesshem”, te cilet cdo do t’ia kujshtojne nje pjese te jetes se tyre edhe Shqiperise, Kosoves, dhe vendlindjes tone, prej nga kemi ardhur.
Zoti Naim Dedushaj, drejtor i Departamentit per çeshtje jorezidente te Ministrit te Diaspores ne Kosove, me kete raste vlersoi larte zgjedhjen e Presidentit Nishani ne krye te shtetiti shqiptare, dhe e pergezoi ate dhe anetaret e APEN-it, ne emer te Ministrit te Diaspores, zotit Makolli, per arritjet e tyre ne fushen e biznesit dhe sipermarrjes si dhe nenvizoi rolin qe ka marre Presidenti i Shqiperise ne te miren e Shqiperise dhe Kosoves dhe te gjithe shqiptareve.
Ne fjalen e tij, – Presidenti Nishani, tha se ishte i emocionuar nga arritjet e APEN-it, duke i vlersuar çdo arritje te tyre, si ne fushen e biznesit dhe sipermarrjes ashtu dhe per lobimin e Kosoves, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Presidenti Nishani, u shpreh se ne epoken e dijes dhe teknologjise se informacionit institucione te tilla te sipermarrjes ndihmojne jo vetem integrimin, por edhe per te perballuar konkurrencen ne treg.Kreu i Shtetit nenvizoi gjithashtu se Shqiperia, po ben gjithçka mundet per te bashkepunuar dhe mbeshtetur diasporen shqiptare kudo ajo ndodhet.
Ne fillim te fjales se tij, – Presidenti Nishani, tha se : “Kjo, ska dyshim se eshte nje kenaqesi e vecante, e cila perveç emocionit te saj, – natyrisht, qe te krijon – dhe nje modelim me te madh per shume ide dhe deshira, mbasi besoje thote ai se edhe ju jeni suksesi i njeriut dhe ju jeni ata qe i keni arritur keto ne kete vend te madh dhe qe te hap çdo mundesi”.
Ju jeni ata qe tregoni se atje ku ka deshire, ka vullnet dhe pasion, dhe te gjitha ato behen realitet, dhe te mbriteshme. Andaj dhe suksesi i tyre, eshte shume prane, u shpreh zoti Nishani, duke nenvizuar se ne jemi shume krenar qe ne SHBA, kemi nje rrjet kaq te madh shqiptaresh te suskseshem, i cili po konsolidon kete komunitet shqiptaresh, duke bere shume per Shqiperine, Kosoven dhe çeshtjen shqiptare ne pergjethesi.
Duke treguar edhe nje here te gjitha ato vlera qe kan shqiptaret e Amerikes, dhe kan pasur ne kete vend te begate dhe lumtur, pikerishte, tha ai ne nje vend qe u ka ofruar edhe mundesi te pafund dhe ne kemi nje shance qe eshte ky vend, i cili sot eshte dhe miku yne i madh dhe i perjeteshem, u shpreh Presidenti i Shqiperise Bujar Nishani.
“Une, mund t’ju them sot se nga Shqiperia, ka vetem fjale te mira, u tha Presidenti Nishani, te rinjeve studente te suksesshem, duke pranuar se ajo ka edhe sfida te shumta. Vitet e fundit Shqiperia, tha zoti Nishani, ka bere ndryshime te medha dhe ka nevoje me shume per mençurine dhe “thithjen e trurit”, e cila eshte pjesa me e madhe e vete shoqerise.”
Dhe, kur ne ecim se bashku ne ate rruge kur kapim nivelin e pjekurise dhe te maturise me shpejt se aktoret e tjere, kjo besoje se eshte nje arritje e madhe e Shqiperise, per nje vend si ne qe jemi ne rrugen e integrimit dhe te perparimit dhe nje vend qe pak a shume i kemi arritur keto dimensione, theksoi zoti Nishani.
Pra, jam i bindur, thote ai se kur nje shoqeri eshte e maturuar, eshte e ndergjeshme, ajo eshte garancia me e madhe per shtetin per veten e saj dhe per zhvillimin e institucioneve qe do te udheheqin jeten sociale , ekonomike dhe politike te ketij vendi.
“Ne kete menyre mund te them se shoqeria jone ne Shqiperi, ka ecur shume perpara, e cila meriton te kete nje vemendja te veçante. Shqiperia, tha Presidenti i Shqiperise Nishani, megjithse, eshte nje vend i vogel dhe as qe mund te krahasohet me SHBA, por ajo eshte nje tregues i rendesishem ekonomik. Shqiperia, tha zoti Nishani, ia ka arritur te qendroje ne saj te nje stabiliteti te qendrueshem ekonomik”.
Me tej Presidenti i Shqiperise u ndal ne forcimin i faktorit shqiptare ne Ballkan, i cili tha ai nuk duhet te trembe kerkend, sepse, sipas tij, – ne shqiptaret e kemi deshmuar ne te gjithe historine tone megjithe sakrificat sublime qe na jan dashur te ballafaqohemi me gjith veshtersite e medha qe kemi pasur, qe kurr nuk kemi qene nje kombe qe kemi demtuar te tjeret.
“Asnjehere, ne historine tone, u shpreh zoti Nishani, ne shqiptaret nuk kemi qene nje komb qe kemi provuar te ndertojme lumturine tone, mbi fatkeqesine e te tjereve. Ne nderkohe qe e gjith trashgemnia jone, eshte nje veper kombetare historike dhe kulturore, e cila eshte evidentuar dhe ka treguar se natyrisht ne kemi dashur te jetojm te lire, kemi dashur te jemi te zhvilluar, por qe edhe te ruajm e te kemi miqesin dhe fqinjesin e mire, dhe, natyrisht, kjo do te mbetet nje nga virtytet nga me te vyerat e shqiptareve.”
Natyrisht, qe kurr nuk e harrojme te shkuaren tone te dhimbeshme, duke pare perpara edhe te ardhmen tone ne menyre qe orientimi yne te mebtetet vetem e ardhmja e shenderriteshme e jona.
Si presidenti i Republikes se Shqiperise, iniciator dhe kordinues i mendimit intelektual , qytetar te te gjithe diaspores shqiptare, e konceptoje kete edhe si nje detyrim qe duhet te kete jo vetem presidenti i Shqiperise, por edhe i Kosoves – ne menyre te till qe te nxisim sa me shume te jete e mundur karjeren intelektuale te shqiptareve kudo qe ata jane.
Si presidenti i Shqiperise, tha ai ju bej thirrje :’ te mos e harroni asnjehere Shqiperine, Kosoven dhe vendlindjen tuaj – prej kudo nga keni ardhur duke shtuar kontaktet dhe lidhjet tuaja me institucionet tona, per te sjell tek ne eksperiencen tuaj, qyteterimin dhe shkollimin tuaj”.
Se fundi, tha Presidenti i Shqiperise Bujar Nishani, le te sherbej ky aktivitet per te cilin me lejoni t’ju falemenderoje , pra ky takim me ju studentet e APEN-it, si nje moment i nxitjes , inkurajimit edhe per institucionet tona, Shqiperise dhe Kosoves, per mua si Presidenti i vendit, por njekohesisht edhe si nje pikenisje – pike-nxitje e nje bashkepunimi me te ngushte qe do te kemi ne te ardhmen, se bashku.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply