Fondacioni Kulturor Mbarëkombëtar “Gruaja intelektuale shqiptare”, është themeluar nga një grup grashë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia , Mali i Zi, Kalabria, Greqia. Gjermania, Kroacia, etj i kryesuar nga Ambasadorja e Kombit Nermin Vlora Falaschi .Pas ndarjes së saj nga jeta, më 28 nëntor 2004, Fondacioni mori emrin “Nermin Vlora Falaschi”.
Është shpallur si person juridik me vendim nr.158 të gjykatës së faktitTiranë, dhe operon me degët e tij në 10 shtete.Fondacioni eshte shpallur Person Juridik me vendimin nr.158 te gjykates se Tiranes.Ka numur llogarie 1121326017000000000000 9054 dega e Banka Societe Generale Albania.Nr.NIPT L06811391 H
Në Kosovë ky Fondacion drejtohet nga Dr.Flora Brovina,deputete,në Maqedoni nga dr. Gjylymsere Kasapi,në Malin e Zi nga Dr.Zylfie Duraku,gruan arbëreshe e përfaqëson prof.Lule Russo,në Stamboll dega e Fondacionit drejtohet nga av. Edlira Lukacaj dhe kështu me rradhë në vendet e tjera sin ë Prizren, Singen dhe Hajdelberg të Gjermanisë etj etj.
Detyra kryesore e Fondacionit është bashkimi i zërit të gruas intelektule shqiptare, kudo që jeton në shtete të botës, për të shpalosur vlerat e gruas,për të sensibilizuar shoqërinë e klasën politike dhe më gjërë se nuk mund të kemi një shoqëri demokratike,një shtet të së drejtës,nëse nuk vendoset në vendin që meriton gruaja,nëse nuk respektohet barazia gjinore e gjysmës së popullsisë.
Një pikë shumë e rënëdësishme e statutit të Fondacionit,është organizimi i veprimtarive shkencore-kultorore në qëndër të cilave është gruaja, kryeja e botimeve për gra të shquara të Kombit shqiptar.Në këtë Fondacion,që është i vetmi mbarëkombëtar dhe merret enkas me problemet e gruas, për gjatë 9 vjetëve janë rregjistruar 3500 gra e vajza nga Shqipëria dhe shtetet ku funksionojnë degët e tij.si në Kosovë,Mali i Zi,Maqedoni,Kalabri,Stamboll,Greqi.Gjermani,Kroaci,Belgjike, Angli. Presheve dhe vende të tjera.
Veprimtari kryesore:Kuvendet e gruas së shquar:
Organizimi i Kuvendeve të grave intelektuale ,është një veprimtari e përvitëshme e Fondacionit,që mbledh gratë intelektule nga shumë vende për të debatuar rreth një tematike të caktuar, duke kalauar nga një shtet në tjetrin.
Histporiku i Kuvendeve organizuar nga Fpnfacioni “Nermin Vlora Falaschi”.
1. Kuvendi i parë
u mbajt në qytetin e Vlorës më 18-19 prill të vitit 2002, në ditën e lindjes së Nermin Vlorës.Kuvendi u mbështet nga Presidenti I Republikës z.Rexhep Meidani,që mbajti edhe një referat kryesor.(Materialet e këtij Kuvendi janë botuar në librin “Një jetë për Kombin”me autore Zenepe Luka.
2. Kuvendi i dytë i gruas së shquar u mbajt në Prishtinë,në qershor të vitit 2003
me kontributin e grave intelektuale nën drejtimin e zonjës Flora Brovina dhe nën kujdesin e kryeministrit Barjam Rexhepi.Në funksion të kësaj veprimtarie të rëndësishme ,ishte edhe takimi me kryetarin e parlamentit të Kosovës z. Rexhep Daci.
3. Kuvendi i tretë u mbajt në Shkup,më 12-13 qershor të vitit 2004.
Për herë të parë bëhet një Kuvend jo vetëm me pjesmarrjen e grave intelektuale nga Shqipëria,Kosova,Maqedonia,Kalabria,Italia,por edhe gra intelektuale të etnive të ndryshme, që jetojnë në Maqedoni.Ishin dhe folën intelektuale maqedonase, turke, vllehe etj.Kuvendi diskutoi temën:” Integrimi i gruas dhe bashkëjetesa mes etnive”.Kuvendi u bë nën kujdesin e zv.kryeministrit Musa Xhaferri.Në funksion të këtij Kuvendi ishte edhe takimi i një grupi intelektualesh shqiptare,që përfaqësonin vendet nga vinin me Presidentin e Maqedonisë z. Cervenkovski, cka ndodhi, që për herë të parë një President maqedonas të priste gra shqiptare nga të gjitha shtetet dhe trevat.
4. Kuvendi i katër u mbajt në Kalabri San Giorge Albanaese), më 20-24 tetor 2005.
Kuvendi u zhvillua në komunën arbëreshe San Giorge Albanese.Përvecse një mbledhje pune, ky kuvend ishte me emocione të mëdha, pasi për herë të parë,pas 500 vjetësh, arbëreshja takohej me gruan intelektuale nga Shqipëria,Kosova,Maqedonia.Në Kuvend muarën pjesë edhe gra që kishin emigruar pas viteve 90-të.
5. Kuvendi i pestë u mbajt 10-12 dhjetor të vitit 2006 në qytetin e Ulqinit.
Kuvendi diskutoi temën:” Gruaja intelektuale shqiptare në Malin e Zi, modeli i bashkëjetesës mes etnive”.Kuvendi u mbajt nën kujdesin e kryetarit të Komunës së Ulqinit z. Gëzim Hajdinaga.E vecanta e këtij Kuvendi ishte se muraën pjesë përfaqësuese nga të gjitha etnitë, përfshi edhe intelektuale serbe, që vlerësuan rolin dhe kontributin e grave intelektuale shqiptare, për të siguruar paqën dhe bashkëjetesën mes etnive.
6. Kuvendi i gjashtë u mbajt më Stamboll më 17-20 dhjetor 2007.
Kuvendi u mbajt në bashkëpunim me shoqatën e Kosovarëve drejtuar nga z.Kenan Ayan dhe në bashkëpunim me Konsullatën Shqiptare në Stamboll.Në këtë rast u themelua edhe dega e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi” e drejtuar nga avokatja shqiptare Edlira Lukacaj.\
7 Kuvendi i 7-të u mbajt në Prizren,, më 14-15 nëntor,
pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, me mbështetjen e Komunës së Prizrenit dhe personalisht të kryetarit të Komunës Prf.Dr.Ramadan Muja.Në këtë Kuvend Fondacioni”Nermin Vlora Falaschi” u nderua me titullina e lartë“Qyetar Nderi” i Prizrenit.
8. Kuvendi i 8-te u mbajt në Diasporë, më 18-20 dhjetor të vitit 2009 në qytetet Singen dhe Hajdelberg te Gjermanise.
Kuvendi u mbajt nën kujdesin e shoqatave të grave shqiptare dhe Unionin Artistik të Kombit Shqiptar.Pas përfundimit të Kuvendit, Fondacioni, presidentja dhe figura te tij si Mjeshtri i Madh Irini Qiruako, Artiste e Merituar Roza Anagnosti u vlerësuan me “Mirenjohje”nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar dhe Shoqata shqiptare “Iliria”PF Gjermani.
Një mini kuvend u bë edhe në Kroaci me mbështetjen e Ambasadorit shqiptar z. Pëllumb Qazimi.
9. Kuvendi i 9-të u mbajt në Preshevë më 20-22 nëntor 2010 nën kujdesin e shoqatës së gruas dhe mbështetjen e kryetarit të Komunës z. Ragmi Mustafa.
Fondacioni, ashtu edhe disa anëtyare themeluese të tij, sikurse janë Dr. Makbule Ceco, Artistet e Popullit Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Zenepe Luka, u vlerësuan me “Mirënjohje e Komkunës {reshevë”.
Kuvendi i 10-të i gryuas intelektuale shqiptare Mbarëkombëtare.U mbajt në Bruksel, më 18 prill 2011, në ditën e 90 vjetorit të lindjes së Ambasadores së Kombit Nermin Vlora Falaschi, ashtu edhe të 10 vjetorit të mbajtjes së Kuvendit të Parë në Vlorë.Në Kuvend muarën pjesë 80 delegate nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Gjermania, Italia, Zvicra, Belgjika dhe Anglia.Ne Kuvend mori pjesë dhe foli edhe Zonja e Pare e Shqipërisë .Teuta Topi.
Vizita në Kinë.
Një delegacion i Fondacionit , bëri një vizitë të sukseshme në RP të Kinës me ftesën e Federatës së grave kineze, duke hyrë në histori si protoganistet që ringritën urat e miqësisë midis grave të dy vendeve pas 50 vjetësh ndërprerje. Një delegacion i Fondacionit do të ftohet në Takimin botëror të gruas së shquar të botës që do të mbahet në muajin nëntor në Shangai.Në shtator një delegacion i nivelit të lartë i Federatës së grave të Kinës, kthen vizitën në Shqipëri.
Me 10-13 shtator, Fondacioni ftoi dhe priti delkegacionin e nivelit me te larte te Federates se Grave kineze, kryesuar nga zv. Presidente e Federates se grave zonja SONG Xiuyan.
Me 8- 12 nentor, nje delegacion I Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi” mori pjese dhe u nderua me Cmimin e Madh nga Presidente e Federates se Grave te Kines, njeheresh edhe Nenkryetare e Parlementit te Kines zonja CHN Zhili ne Forumin nderkombetar te gruas, ku muaren pjese 300 lidere nga e gjithe bota.
V l e r ë s i m e:
Një pikë shumë e rëndësishme e statutit të Fondacionit, është edhe vlerësimi i vlerave dhe kontributeve të grave si dhe nxjerra e botimeve për personalitete e gra të shquara.Me propozim të Fondacionit kanë marrë titullin “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga Presidenti i Republikës”.
1.Prof.Dr Adelina Mazreku 2.Artiste e Merituar Vitore Sallaku.
Janë bërë “Qytetare Nderi”: 1.Drita Pelinku Vlorë.Meri Lalaj Pogradec
3.Zenepe LukaLibrazhd. Prizren, Hejdelberg ne Gjermani, Bruksel.Me 12 nentor, mori cmimin e Madh ne Forumin nderkombetar te grave qe u mbajt ne Pekin .
Ne korik te vitit 2012, u be qytetare Nderi e bashkise se Celinso San Marko, vendlindja e kengetarit te famshem italian Al Bano Karrisi.
Botime:
Përvec dhjetra shkrimeve, intervistave, reportazheve që janë botuar në shtypin e përditëshëm për veprimtaritë e Fondacionit “Nermin Vlora”, janë botuar edhe këto libra:
1.Rrëfej Nermin Vlorën-Ishim Tri.
2.Violeta Manushi-Kryezonja e Skenës
Pritet të dalë nga shtypi libri “Edi Luarasi, drama dhe dashuria në jetë dhe Skenë”.
Dokumentarë:U realizua dhe u shfaq me rastin e 8 marsit dokumentarët:
Veveja, që u hodh nga shkëmbi i Beunit, për të mo rënë e gjallë në duar të gjermanëve (Kushtuar Ervehe Gorishtit), shfaqur me rastin e 85 vjetorit te lindjes së saj.
2.Zenepe Luka, gruaja që shqetësohet për gruan dokumentar, qe u shfaq me rastin e vleresimit te Zenepe Lukes me “Mirenjohje” e qytetit te Librazhdit.”
Bordi i Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”per organizimin e veprimtarive.
Nga fusha e Artit: Tinka Kurti,Drita Pelingu,Margarita Xhepa,Roza Anagmosti, Irini Qiriako.
Nga piktura:Lumturi Blloshmi
NgKultura Popullore: Prof.Dr.Aferdita Onuzi,prof.Ana Lalaj.
Nga Jurispodenca: Dr. Makbule Ceco dhe Dr.Aferdita Stefani.
Nga shëndetësia: Prof.Dr.Adelina Mazreku.
Fusha e shkencave ekzakte:Mimoza Hafizi,Dhurata Bozo
Nga fusha e gazetarise: Kozeta Mamaqi Tefta Radi, Kozeta Zavalani.
P/Fondacionin Kulturor Mbarëkombëtar
Nermin Vlora Falaschi
Presidente
Zenepe Luka
Zv. Presidente Tinka Kurti Nderi i Kombit
Derguar nga z.Vitore Stefa Leka.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply