Një kryeqytet të cilin e mendonim se fillimi i vitit 2012 do ta gjente me nisjen e punës së ndërtimit të një mjeti transporti i cili quhet tramvaj. Ky mjet i cili u premtua se do ishte ne funksion të qytetarëve të Tiranës brenda mandatit të parë, gjatë fushatës së kryetarit aktual të bashkisë z. Lulzim Basha.
Një kryeqytet tepër i rëndësishëm në Ballkan përballet më një gjendje tepër minimale përsa i përket transportit publik urban. Tirana ka një popullsi e cila I përafrohet një milion banorë. Ndër shumë faktorë të cilët ndikojnë në një jetës dhe mirëqenie sa më të mirë është transporti urban,ku kushtet në të cilat ndodhet në vendin tonë të lënë shumë për të dëshiruar.
Duke qenë se Tirana ka një shtrirje territoriale të madhe dhe një numër popullsie relativisht të lartë transporti urban është tepër i rëndësishëm në këtë qytet.
Një ndër linjat kryesore të kryeqytetit është linja e transportit Kombinat-Kinostudio, e cila kohët e fundit është amortizuar shumë. Dhe pse ka patur reagime nga njerëz të thjesht dhe shoqëria civile asnjë ndryshim nuk është vënë re përveç se vazhdimit të gjendjes së mjerueshme dhe më e keqja mbyllja e një tjetër linje transporti e cila kishte si itinerar ish-Uzinën Dinamo deri në periferi të kryeqytetit në Sharrë. Dhe pse në fushatën elektorale z. Basha i kushtoi një vëmendje të lartë transportit urban, ai tani më as nuk do t’ia dijë për të ndaj e mirë dhe për ne është që të mos merremi më me premtimet që jepen gjatë fushatave port ë shohim ato të cilat do bëhen apo shpresojmë ne që mund të bëhen. Premtimet janë të tepërta dhe gjithnjë ato nuk plotësohen ndaj ne duhet të mësohemi me këtë gjë dhe të mos biem pre e tyre, dhe pse periudha e tanishme e cila për fëmijët që sapo kanë nisur shkollën dhe për personat që janë në punë është tepër negative, pasi transporti urban në vend se të ndihmoj në lëvizje dhe qarkullimin e personave që nuk kanë automjete ja vështirëson akoma më tepër lëvizjen pasi mbi popullimi i Tiranës dhe vetëm 20 autobusë të linjës kryesore që e përshkojnë Tiranën në gjatësinë më të madhe janë mjaftë të pakët për qarkullimin dhe mbërritjen në destinacion të të gjithëve. Ndaj shpesh herë mos të themi në çdo orë njerëzit duhet të presin mbi 20 minuta në stacion për të gjetur një autobus që të mos ketë njerëz të cilat të varen jashtë dyerve e dritareve siç mund të bëhet në një kopsht zoologjik. Ky fenomen ndodh në linjat e transportit të kryeqytetit.
Pra jemi në shekullin e 21 dhe kryeqyteti i Shqipërisë nuk plotëson akoma kushtet më optimal dhe minimale. Është vendi i vetëm më një prapambetje kaq të madhe.
Një problematik tjetër e hasur ka të bëjë me ambientet e bibliotekave nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit. Pothuajse vetëm dy biblioteka publike ndodhen në këtë vend dhe këto “biblioteka” kanë ato probleme të cilat shpesh herë nuk mund të funksionojnë siç duhet. Mungesa e librave të rinj është një tjetër faktorë që ndikon në mos funksionimin dhe mos plotësimin e nevojave të qytetarëve.
Kjo është gjendja në të cilën ndodhet deri më tani kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Kjo është gjendja që i ofrohet çdo qytetari shqiptar apo të huaj në këtë vit të 100 të pavarësisë, ku mungojnë dhe ambientet informuese sidomos për historinë duke qenë se jemi në vitin e 100-të të shtetit të pavarur shqiptar.
Tiranaobserver
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply