Mërkuri në shenjë do t’ju detyrojë të rishikoni projektet tuaja për udhëtime. Bëni kujdes në raportet me të tjerët, sidomos në punë.
Demi
Më në fund problemet tuaja financiare janë drejt zgjidhjes. Nga ana tjetër Hëna ndikon pozitivisht në afrimet shoqërore dhe në sentimentet tuaja.
Binjakët
Mërkuri dhe Marsi mund të përshpejtojnë efektet fatsjellëse të Jupiterit dhe t’ju sjellë kënaqësi të shumta në punë, dashuri e financë.
Gaforrja
7
Nervozizmi do të karakterizojë ditën e sotme. Një problem familjar do të tendosë nervat tuaja dhe t’ju çojë drejt një reagimi të ekzagjeruar.
Luani
Sot mund të jeni të favorizuarit e zodiakut. Mërkuri dhe Marsi nxjerrin në pah kreativitetin tuaj. Jeta juaj private do të intensifikohet.
Virgjëresha
Ardhja e Marsit në shenjë ju sjell një lehtësim të madh. Tensionet e fundit do të zhduken gati pa e pritur. Në punë gjërat fillojnë të përmirësohen.
Peshorja
Menaxhoni mirë ditën, impenjimet dhe financat pasi problemet e ndryshme dhe impenjimet mund t’ju çorientojnë dhe t’ju bëjnë konfuz.
Akrepi
Do të jetë Hëna në shenjën tuaj ajo që sot ju bën veçanërisht polemikë, prandaj zor se do të mund të arrini ndonjë marrëveshje me dikë.
Shigjetari
Impenjimet tuaja sot priten të jenë të shumta. Para se të ndërmerrni një veprim apo punë tjetër, verifikoni të gjitha garancitë e nevojshme.
Bricjapi
Hëna dhe Afërdita në shenjë janë shumë pozitive për ju në planin sentimental duke ju risjellë harmoninë që ju mungon prej kohësh.
Ujori
Marsi dhe Urani në “përplasjen” mes tyre sjellin veçse tensione të reja jo vetëm në raportet me kolegët tuaj, por edhe në ato sentimentale.
Peshqit
Më një kuadër yjor pozitiv ditën e sotme do të keni shumë mundësi dhe raste të mira për të arritur një objektiv që do t,ju sjell sodisfaksion.
Per”Alba – Dansk ” Shkodrani
Leave a Reply