Dashi
Marsi, që për një pjesë të mirë të të lindurve të kësaj shenje ka qenë negativ, ka përfunduar “misionin” e tij pengues do të rikthehet pozitiv.
Demi
Nëse vazhdoni të tregoheni përsëri të plogët dhe pa shumë vullnet për të punuar, do të rëndoni më shumë pozicionin tuaj në raport me eprorët.
Binjakët
Për të lindurit e kësaj shenje është Mërkuri ai që e kthen thuajse gjithçka në favorin e tyre. Mund t’ ju vijë një kërkesë por mos u nxitoni.
Gaforrja
Afërdita nga njëra anë dhe Marsi nga ana tjetër do t’i japin ditës së sotme një ritëm të lartë, në të dy aspektet, atë afektiv dhe në atë të punës.
Luani
Edhe pse mund të keni ndonjë moment jo shumë pozitiv, në përgjithësi dita do të jetë e mirë. Hëna bën që humori juaj të jetë i mirë.
Virgjëresha
Më në fund, pas një periudhe jo shumë të mirë po fillojnë të duken shenjat e një kthese pozitive dhe kjo do t’ju bëjë sigurisht më optimistë.
Peshorja
Edhe të lindurit e kësaj shenje do të ndjehen si të çliruar, pasi ndikimi i Marsit agresiv duket se ka rënë ndjeshëm në këto kohët e fundit.
Akrepi
Marsi vërtet që ju bën më dinamikë, por nga ana tjetër ju bën edhe të rrëmbyer, gjë që mund të ndikojë negativisht në merrjen e vendimeve.
Shigjetari
Nga një sukses në tjetrin, kjo mund të thuhet për disa nga ata që i përkasin kësaj shenje, që është totalisht në ndikimin e yjeve të mirë.
Bricjapi
Me kalimin e Marsit krahas Saturnit në shenjë do të jeni më të gjallëruar, kjo ju jep më shumë mundësi për të ndjekur nga afër aktivitetin tuaj.
Ujori
Do të jeni në egidën e Jupiterit dhe Marsit, kontrasti i të cilëve nga ana tjetër bën të jeni të pavendosur, ndonëse ju japin shumë energji.
Peshqit
Me kaq shumë planetë pozitivë në qiellin tuaj si zor që dita e sotme të mos shkojë mirë. Megjithatë, nuk duhet t’ia lini gjithçka qiellit.
Per”Alba – Dansk ” Shkodrani


Leave a Reply