Nje bucete me poezi per Nenen, ne kater vjetorin e largimit nga jeta – Eleonora Koka – Gjoka.
Si sot 4 vite me pare poetja dhe shkrimtarja jone shqiptare me banim ne Nju Jork ,ka humbur Nenen e saj.Ajo i dergon keto poezi ne kete pervjetor per miqte e saj ne internet ne kujtim te nenes se saj,por le te jete ky kujtim per te gjithe ne qe Nenat tona nuk jetojne,por edhe per ata qe i kane ti duan e ti respektojne sa ti kene gjalle se vjen nje dite dhe i kerkon…
Nenet tona u prefshin ne Paqe.
Dy portrete
Ikonen e Zonjes Mari,
E shoh me sa admirim
Me duket me ngjason,
Me tiparet e nenes sone.
Fytyra e saj plot drite,
Sikur me llamburin,
Me ndoqi pas cdo dite,
Ne gaz, ne veshtiresi.
Portreti pamjen e ndrron,
Mamase sime i perkon,
Me shikon si me ankth,
Une e shoh ate me mall.
Afrohem sikur do i flas,
Ajo ve buzen ne gaz,
Me largohet shume shpejt…
Mos qejfi i ka mbete!
Merr tjeter fizionomi,
Nuk di si te jap spjegim,
Ka pamjen e Znj. Sh.Mari,
Nuk me besojne syte!
Ajo sikur po me thote:
Mos u mundo me kot,
Ne te dya mos na ndaj,
Ne mendje fort na mbaj!
E para Nena qe te krijoi,
Une Engjelli, vij te mbroj,
Vertet nuk na ndani dot,
Jemi prane ne cdo kohe!
Dhe une ashtu po veproj,
Ne zemer e shpirt i mbroj
I lutem Zonjes Shen Mari,
Te mbroje gjithe njerezine!
N.York, 3 Janar 2005.
80-te vjetori i nenes sime.
Premtimi
Nena ime me ke kerkuar,
E di qe te kam munguar,
Me duket se te mohova,
Shume vite qe u largova!
E embla ime, je e rralle,
Per ju nuk mbetet radhe,
Koha na ngarkon me faj,
Ndaj premtimin nuk e mbaj.
Jane femijet ne plan te pare,
Jane bere tashme primare,
Duhet te na kuptoni qarte,
Jeni prinder zemer arte!
Moj e embla, nenokja ime,
Jetoj per ju me shqetesime,
Ndihem shpesh si me faj…
Kur mendoj se ju kam larg.
Nje premtim pata dhene,
Kurre s’ kisha per t’u lene,
Por e thena mbetet e thene,
Ngelet larg vepres se bere.
E mira ime, grua me vlere,
A do me falesh kete here,
Une e di, vetem nje nene,
Nje nene, te fal me zemer!
Si Prometheu jam e lidhe,
Nga malli e derdh poezine,
Mezi pres kohen te kaloje,
T’ i kepus keta vargonj!
Si zog do vij me fluturim,
Dua te mbaj premtimin tim,
Por nuk e di ne se me prêt,
Valle mos hatri te ka mbete?
Atje prane buzes se Jonit,
Dielli zbret drejt horizontit,
Drejt perendimit po afrohet,
Dhe zemra ime dobesohet…
Eleonora Koka – Gjoka
Nju Jork, 2004
Mamase ne ditet e veshtira
Ti me thoshje shpesh mua,
“Pa djalin tim, jeten se dua”
Tani per vete me je shtrire,
Ti nenokja ime moj e mire!
Grua e zgjuar plot kuraje,
Jeten do ta sjellesh verdalle,
Prape mendon je produktive,
Ashtu si ishe per shume vite.
Nga telefoni pyetjes sime:
Mama, a ndjehesh me mire?
Me ton ironik i pergjigjeshe
Ja, heq ne zinxhire, o bije”!
Pas heshtjes tende, sa mendoj,
E mira ime, ku te te kerkoj?
Buzeqeshjen e embel ku ta gjej,
Ajo do shkruhet ne shtate qiej!
Sa here do ndjej mall nenooo,
Do u flas yjeve, do me degjosh?
Me rrezet e henes, drite do hyj,
Do te ferkoj ballin, lotet do fshij.
Nen’ e dashur, ti iken e vjen,
“Fytyreligen” ke nisur e genjen…
E di me ate, ke hapur beteje,
Vjen prane, dhembet te rrefen…
E mira ime, shakate ku i le,
Jo, ti nuk do te shkosh atje …
Mundohu shtrigen ta genjesh,
Kthehu nga ne na buzeqesh!
Qeparo, Shtator 2008
Behem gati
Tani ndjej nje peshe te rrende,
Me rrendon shpirtin e zemren
Duhet te pregatitem ta duroj
Nenes sime forcat i shterojne!
Jeta eshte e bukur bie gezime,
Ajo sjell dhe shume hidherime,
Te ben flutur rrend neper petale,
Sikur pushton Boten e Madhe!
E ndjej vertet se kam nje barre,
Behem gati si tre vjet[1] me pare[2]
Ah, dhembi shpirti per babane,
Dhimbja per nene lihet menjane?
Ju prinder ishit Perendite tona,
Yje te stolisur, jeten na dhuruat,
Tani endeni diku ne perjetesi,
Nga ne te larguar pergjithenje …
Behem gati te nisem ne udhetim
Djeg zemren, me lotet e shpirtit,
Nuk ka limit per nene as per babe,
U befshin ne qiell dy yje te zjarrte!
©elko
Korrik 2008, N.York
LIGJERON NENA IME
Kur nëna ime ligjëron,
Sa të dhëmb e të pikon,
Kur ajo nis te vajtoje,
Kenga e zogjve pushon.
Eh, kur ligjeron nëna ime,
Bashkohet me sa dhimbje,
Rreth e rrotull kur dëgjojnë,
Me shpirt të gjithë e pasojnë.
Kur qan ajo grua e mirë,
Zanat fshihen në luginë,
Thonë është çast i rrallë,
Vajton një nënë me mall.
Kur zë qan ajo me ligje,
Nis e qan si një bylbyle,
Mblidhen nga gjithe anët,
Edhe preken shumë plagë.
Zëri i dridhet si kitarë,
Përhapet zhytet në dallgë,
Shkon drejt qiellit të largët,
Dhe përzihet me zevalë.
Kur nis qan ajo nëna ime,
Të rrënqeth në secilën fije,
Rreh zemra sikur do dalë,
Për çdo njeri që ka plagë.
Kur nis te qaje ajo dritë,
Kullojnë trarët e shtëpisë,
Shkon thirrja deri në male,
Oshtima shtyhet në varre.
Penetron te ata poshtë,
Po s’e hapin dheun dot,
“Thonë qaj ti moj zonjë,
Ne nuk flasim, dëgjojmë”
Kushedi mos e ndjejnë,
Zërin e njohur e pëlqejnë,
Është nënë, qan për djalë.
I qan zemra hapur plagë.
Ti nena ime, o moj zonje
Dil ne ballkon sodit Jone,
Qaj me lot e qaj me ligje,
Por andejë s’ ka përgjigje.
Ti nena ime moj xhane,
Grua nga Bregdeti zane,
Si s’të shterën kurre lotet
Detit mos i merje borxh?
Buze detit për karshi,
Ne bacen plot hijeshi,
Nis e permendi ca ligje,
Ku mergoi ajo njerëzi?
Ka plot halle zemra juaj,
Është nga plagët e shpuar,
Po dhe rrugët e mërgimit,
Ja kanë shtuar hidhërimin.
Oh, kur qan e mira nënë,
Fshihu diell, ikë o hënë,
Se nga lotët e kristalta,
Edhe dita ngjan si nata!
Zbrazet dhimbja me fjalë,
Dhe fjala buron në shpirt,
Në atë çast që dëgjojmë,
Shkrihen gjithë meloditë.
Do t’i mbledh ligjet e tua,
Moj nëna ime e bekuar,
Do ti bej thesare te arte
Te jesh mes nesh e gjalle!.
Zërin tënd o moj bylbyle,
Do ta kthej në gurgullimë,
Të japë melodine në kroje,
Që marrin ujë ne çdo brinjë.
© elko
Qeparo, 2006
Per”Alba – Dansk ” Shkodrani


Leave a Reply