DASHI
Qartesi mendimesh dhe vendosmeri: me keto gjera te mrekullueshme ngjitja per nje rol te mire social nuk eshte me nje enderr e parealizuar. Keni vendosur syte tek nje person qe ka pak kohe qe frekuenton ambientin tuaj te punes, mos u dorezoni.
DEMI
Nuk jeni akoma i bindur per te pranuar gabimet tuaja, por jeni mjaft inteligjent per te kuptuar qe kokefortesia mund te demtoje interesat tuaja. Keni bere gabim qe jeni perpjekur te fitoni zemren e personit qe pelqeni duke qene i acaruar, e keni frikesuar.
BINJAKET
Pa u influencuar nga konditat e ambientit, dukeni gati per te sjelle ne aktivitetet tuaja ndryshime qe iu sjellin nje shtytje pozitive. Lini menjane enderrat, fantazite dhe deshiren per te qene terheqes. Ajo qe vertet keni nevoje eshte perkrah jush cdo mengjes.
GAFORRJA
Perpiquni te rregulloni rremujat ne menyren e veprimit nese nuk doni qe nxitimi dhe shperqendrimi te shkaktoje gabime, keqkuptime me te tjeret. Ridimensiononi pak projektet tuaja per diten, mos qendroni duke polemizuar cdo gje.
LUANI
Nuk jeni absolutisht nje i humbur, sidomos ne ekonomi. Atehere perse nuk i jepni te drejte instiktit tuaj dhe braktisni bizneset e pambyllura. Shihni ne horizont transformimin e marredhenies tuaj ne ate qe keni enderruar prej kohesh.
VIRGJERESHA
Dyshimet, frika se mos gaboni apo se nuk jeni ne lartesine e duhur, e gjithe kjo duhet fshire sepse te ben te humbasesh kohe. Jetoni diten pa bere shume pyetje dhe pa pretenduar te keni nen kontroll cdo situate.
PESHORJA
Duhet te jeni i perpikte dhe korrekt me bashkepunuesit qe te dukeni sa me shume i afte. Dini shume mire se ku doni te arrini, nuk ka dyshime. Eksperienca iu ka mesuar edhe si ta arrini: partneri iu mbeshtet dhe iu perkrah gjithmone.
AKREPI
Nuk vlen nese eshte me e drejte ideja jote apo e te tjereve, jeni shume kontraditor, kushdo do iu jepte te drejte vetem qe te mos grindej me ju. Jetoni diten jo duke marre gjithcka seriozisht sepse do te korigjonit zhgenjimet por ne te njejten kohe do iu mbante larg dashurise se vertet.
SHIGJETARI
Saktesoni disponibilitetin tuaj me energji dhe mbi te gjitha me parate do te vleresoni nje investim te mundur. Evitoni gjestet e pakendshme. Gjithcka do te shkoje si ne nje enderr te bukur vetem nese ju dini te frenoni xhelozine qe tek nje person racional si ju eshte jashte logjikes.
BRICJAPI
Nuk eshte deshira e hakmarrjes qe i jep luster imazhit tuaj te fitores. Jeni nje person i pasur me virtyte pozitive. Do te luani nje loje fituese sot ne dashuri. Sic e dini ne cdo loje ka momente disavantazhi dhe te tjera ku rritet rezultati.
UJORI
Figura juaj profesionale mund te kete ngritje, fale mbeshtetjes te nje personazhi me influence, me kushtin qe ju te dini ta impresiononi. Linja e dashurise qe po jetoni eshte e rendesishme. Vetem me nje entuziazem te madh do te arrini te mos fiksoheni ne disa keqkuptime te kota.
PESHQIT
Qartesoni idete dhe perpiquni te testoni pritjen e personave me te cilet keni te beni. Mesoni ne kete menyre te mos genjeheni nga aparenca. Paraqitja e thjeshte juaja ka nje numer te madh admiruesish. Por ju jeni i pavendosur dhe e keni te veshtire te gjeni dike qe i pershtatet tipit tuaj.
Per”Alba – Dansk ” Shkodrani


Leave a Reply