Per dy dite me radhe ne datat 12 e 13 Tetor 2013 ,ne Kopehagen do te jete nje Pazar i madh ( Loppomarket ) me shume artikuj te ndryshem,qe nga gjerat antike dhe rroba per te gjitha moshat ,por dhe shume paisje te ndryshme per guzhinen tuaj,objekte per dhomat e gjumit ,teknike dhe shume e shume te tjera. Vetem ne diten e pare kete Pazar te madh ne Forum – Kopenhage e vizituan 4979 vizitore,pra nje numer konsiderueshem njerzish ishin te pranishen ne kete pazar,ku paten rastin te gjejne gjera nga me te ndryshmet,pa harruar ketu dhe lodrat e femijve,apo dhe parfumet per femra e per mashkuj,por dhe gjera te para 100 e 200 viteve me perpara,qe te zgjojne kureshtjen per ta njohur edhe me mire Danimarken dhe qytetet e saj ,nepermjet fotove dhe objekteve te ndryshme,qe jane te ruajtura aq mire nga familjet daneze dhe te percjella brez pas brezi.
Edhe shqiptaret me banim ne Kryeqytetin danez Kopenhage dhe rrethine ,kane rastin te blejne me cmime te arsyeshme shume nga keto artikujt qe permendem me larte. Por ne Danimarke ka edhe nga ato shqiptare qe merrem me gjera antike,ndaj ketu ne kete pazar kishte plot gjera interesante, per ti patur ne shtepijat tuaja ,apo per ato qe done te krijojne nje mjedis special per gjera te vjetra dhe antike.
Sot ne diten e diele date 13 Tetor 2013 ,mund ta vizitoni nga ora 10.00 – 17.00
Hyrja per te rritur eshte 40 korona daneze,ndersa femijet deri ne 12 vjec mund te hyne pa bilete ,por vetem te shoqeruar me te rritur.
Ndaj mos e humbisni rastin ta vizitoni se do mbeteni te kenaqur ,jo vetem per ju ,apo familjen tuaj,por mund te gjeni artikuj me cmime te arsyeshme edhe per ti derguar ne vendlindje.
Eshte nje menyre e mire per te ndihmuar veten dhe rrethin e gjere tuajin ,me cmime mjafte te volitshme.
Me poshte po ju percjellim foto nga dita e pare e ketij pazari (loppomarketi),qe ju te njiheni me nga afer me nje pjese te artikujve,por dhe per te pare me shume artikuj te ndryshem te ketij pazari…
Forum København
Adresa e Loppomarketit – Julius Thomsens Plads 1, 1925 Frederiksberg C
Adresa ne internet – forumcopenhagen.dk
Numri i telefonit – 32 47 20 00 () ·
Shikim te kendeshem .
Special per Alba – Dansk nga Luigj Shkodrani
Leave a Reply