Një kinez ka prerë këmben e tij duke përdorur sharrë dhe një thikë. Kjo pasi mjekët i kanë thënë atij se kishte vetëm një muaj jetë nëse nuk bënte operacion.
Zheng Yanliang, 47 vjeç, ka ndërmarrë një veprim të tillë pasi nuk kishte mundësi të paguante për operacionin. Prerjen e këmbës, ai e ka bërë duke e kafshuar një copë druri të mbështjellë me peshqir.
47-vjeçari vuante nga bllokimi i enëve të gjakut dhe doktorët i kishin dhënë një muaj jetë ose në të kundër të paguante një faturë të majme për operacion.
Tashmë që kanë kaluar tri muaj, ai është ende gjallë dhe vuan nga marrje e mendjes dhe dhimbja akute, gjë e cila mban zgjuar fqinjët e tij nga të bërtiturat.
Edhe pse operacioni pas prerjes së këmbës ishte i suksesshëm, tani një vit e gjysmë më pas, këmba e tij e majtë është ende e infektuar.
Sipas “Sky News”, një doktor i quajtur Zhang Qian ka marrë përsipër për të mbuluar shpenzimet e mjekimit të 47-vjeçarit.
Shekulli
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply