Prezantuesja e “Big Brother Albania”, Arbana Osmani vetëm një javë më parë ka konfirmuar me anë të një statusi në Facebook se spektakli që ajo drejtonte vjet në këtë kohë nuk do të organizohet këtë vit. Osmani e ka bërë publik këtë lajm në rrjetet sociale.““Big Brother Albania” do të marrë një pauzë të gjatë dhe do të rikthehet totalisht i rinovuar dhe absolutisht tërheqës si gjithmonë, por vitin tjetër”, është shprehur ajo një javë më parë. Ky format ka qenë shumë i komentuar nga media dhe shoqëria shqip- tare, madje edhe në momentin kur deklarohet se nuk do të realizohet këtë vit. Madje, edhe ata që kanë refuzuar ta ndjekin këtë format nuk kanë denjuar të mos shprehen për mosrealizimin e tij këtë vit. E megjithatë nëse përpara një jave nuk e dinim ende se çfarë planesh kishte prezantuesja e “Big Brother Albania”, Arbana Osmani, tani mund t’ju themi me siguri se ajo është konfirmuar si prezantuesja e ardhshme e emisionit të së dielës në “Top Channel”. Emisioni që zgjat për orë të tëra do të jetë nën moderimin e saj, por jo vetëm. Përkrah saj do të jenë edhe prezantuesit Ledion Liço, emri i të cilit u diskutua pas mungesës në emisionin e mëngjesit dhe bukuroshja Xhemi Shehu. Kjo e fundit, së bashku me moderatorin Arbana Osmani do të jenë të angazhuar vetëm me këtë program, sipas burimeve tona, ndërkohë që prezantuesi tjetër, Ledion Liço tashmë është zyrtarizuar si prezantuesi i “The voice of Albania”, një program i cili e nisi rrugëtimin e tij këtë javë. Nuk dihet ende nëse Arbana Osmanin do ta shohim në formatin e emisionit për fëmijë, një tjetër spektakël që i mbledh fëmijët dhe të rri- turit përballë ekranit, pasi puna me emisionin “E diell” kërkon një impenjim të madh. Arbanës i duhet të jetë rreth pesë orë në krye të misionit të saj, të të prezantuarit një emision të gjatë. Ashtu si edhe sezonet e kalu- ara “E diell” do të nisë në ora 14.00 dhe dot ë përfundojë rreth orës 19.30. Në fillim të vitit 2009, Arbana Osm- ani hoqi dorë nga prezantimi i pro- gramit “E Diell” për të t’ju kushtuar edicionit të dytë të reality show-t “Big Brother”.
Shekulli
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply