Brooklyn, 15 shtator 2012, (Bota Sot) Ka filluar të merret me muzikën qysh kur ishte 4 vjeç, atëherë kur fëmijët bashkëmoshatarë të tij e kalonin gjithë kohën të dhënë pas lodrave dhe nuk dinin asgjë për jetën.Mirëpo Diego ose DJ Kai Song ishte ndryshe, pasi e filloi me muzikën për t’u bërë një DJ profesionist, mbasi luante si me lodrat edhe me veglat muzikore të babait të tij, i cili kishte materialet e DJ.


DJ Kai Song, është një ndërthurje e një “veterani” me një djalë të ri, veçse 8 vjeç, i cili tani është e njohur në të gjithë Brooklynin dhe është i gjendur në tregun DE-KALB, dhe mjaft i kërkuar në koncerte dhe bankete.
Këtë të dielë në ditën e Familjes, së bashku me DJ të tjerë do të jetë në koncert në një nga parqet e Brooklynit.
Kai Song dhe babai i tij Lars, shkuan në një koncert të madh, i cili quhet One Girl! Cookie, për të folur para një mijë adhuruesve të DJ, në lidhje me të ardhshmen e Kai Song DJ, dhe kanë planifikuar të shkojnë për të takuar në Red Bull Arena idhullin e tij, Taio Cruz’s “Dynamite” dhe pse ai “ndoshta” nuk do të preferojë të luaj me të.
Kai Song thotë se DJ është vështirë për të mësuar e sidomos në këtë moshë, duke shtuar se “Tani për tani, unë jam duke praktikuar beatmatching, e cila është me të vërtetë e vështirë, për tu praktikuar”./Beqir Sina/
Per”Alba – Dansk ” Shkodrani


Leave a Reply