BRONX NEW YORK :(Bota Sot) Ish kongresmeni me orgjine shqiptare Joe DioGuardi urojë për fitoren e tij, – shqiptaro amerikanin Mark Gjonaj . Në urimin e tij – udhëheqësi lobit të parë dhe të vetëm shqiptarë në SHBA, Joseph DioGuardit, thotë:” Urime Mark Gjonaj! Ju fituat kundër një “mosmarrëveshje” e gjatë (siç kam bërë unë në vitin 1984 – në zgjedhjet për në Kogresin Amerikan). Për të marrë këtë fitore – natyrisht që ju keni arritur atë nëpërmjet një fushate të madhe, dhe të drejtuar mirë, për të fituar. Tani ju jeni më të vërtetë në vendin që të ndihmoni qytetarët e Bronx-it dhe shtetit të Nju Jorkut.”
“Një tjetër ëndërr që erdhi dhe u bë realitet – thekson DioGuardi në mesazhin e tij, duke shtuar se kjo u arritë përmes përcaktimit tuaj, vizioninin dhe punë e vështirë tuaj!”
Në fund duke i uruar Mark Gjonaj gjitha të mirat dhe suksese, Joe DioGuardi, ish kongresmeni republikan e New Yorkut, Presidenti vullnetar i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, shpreh edhe një herë kënaqësinë e tij – për këtë fitore të Mark Gjonajt, i cili për garën fillimore për partinë Demokrate në Asamblenë e New Yorkut Distriktit 80-të, pra ato paraprake që zhvillohen midis kandidatëve të së njejtës parti, sipas sistemit elektoral në SHBA, thuhet se ka fituar ndaj Naomi Riveres dhe pritet të sfidojë edhe në zgjedhjet e 6 nëntorit, rivalin republikan, pasi që ky rajon i Nju Jorkut, konsiderohet si bastion i demokratëve.
Per”Alba – Dansk ” Shkodrani


Leave a Reply