Te nderuar anetare te shoqates “Alba – Dansk” !
Te nderuar bashkeatdhetare qe jetoni ne Danimarke e kryesisht ne Kopenhage dhe rrethine !
Te nderuar perfaqesues te mediave shqiptare qe veproni ne Danimarke !
Kryesia e shoqates “Alba – Dansk” ju ben me dije se ne datat 31 Gusht deri me 1 Shtator ne kryeqytetin danez ,Kopenhagen ne adresen – Prags Boulevard, 2300 København S ,duke filluar nga data 31 gusht ora 12.00 organizohet nje aktivitet i madh me perfaqesimin e te gjitha shoqatave te huajve dhe shoqatave humanitare daneze ,qe jane te rregjistruara ne Komunen e Kopenhages.
.Ne kete aktivitet te mad dhe te pervitshe pronovohen kultura e tradita nga shume vende te botes ku eshte pjesemarrese e rregullt edhe shoqata “Alba – Dansk”,qe pronovon vlerat e traditat me te mira shqiptare.
Kjo shoqate e ka prezantuar denjesisht te gjithe shqiptaret qe jetojne e punojne ne Danimarke ,duke i prezantuar para publikut vlerat me te mira shqiptare,ku vazhdimisht emri i shoqates “Alba – Dansk” eshte i radhitur nder me te mirat e ketij aktiviteti. Ne vitin qe lame pas kjo shoqate zuri vendin e katert ne renditjen perfundimtare,
Ndaj kerkohet nga i gjithe komuniteti qe ne keto dy dite te kemi sa me shume pjesemarres per te mbeshtetur e perkrahur veprimtarite e kesaj shoqata shqipatare ne Danimarke.
Kryesia e shoqates ju fton te merrni pjese se bashku me familjet tuaja ,qe edhe femijet te shohin e te njohin vlerat me te mira shqiptare. Shoqata pronovon talentet e reja ne te gjitha fushat e veprimtarise se saj.
Kete here Ajo pronovon talentet ne muzike,ndaj ejani dhe perkrahni e mbeshtetni keto talente qe neser do tju perfaqesojne ju dhe emrin e mire te shqiptarit ,duke i rritur autoritetin para opinionit danez dhe te te gjithe te huajve qe jetojne e punojne ne kete vend Skandinav.
Ju perfaqesues te mendiave jeni te lutur nga kryesia e shoqates “Alba – Dansk” ta reklamoni kete aktivitet te rendesishem per te gjithe komunitetin shqiptar. Ndaj mos beni te paditurin,por ejani dhe behuni pjesemarres te kesaj ngjarje per komunitetin. Pasqyrimi i ketij aktiviteti eshte edhe ne detyren tuaj,ndaj ejani qe vlerat me te mira shqiptare tja percjellim komunitetit ,por edhe mediave tona ne Shqiperi ,Kosove e ne trevat e tjera Shqiptare.
Besojme dhe shpresojme qe ky mesazh i kryesise se shoqates “Alba – Dansk” e njohur per vlerat e saja te padiskutueshe ,do te mirepritet e do te perkrahet nga shume e shume pjesemarres ne keto dy dite te aktivitetit,ku flamuri shqiptar te valvitet, ne qender te Kryeqytetit danez .
V:O Per cdo paqartesi apo informin me teper drejtohuni ne kontaktin qe eshte ne faqen tone te shoqates “Alba – Dansk”. Aty keni adresen e e_mailit dhe numrin e telefonit.
KRYESIA E SHOQATES “ALBA – DANSK”
Kopenhage – Danimarke , 19 Gusht 2013.
_______________________________________________________________
Me poshte po percjellim disa foto nga ky aktivitet i zhvilluar ne vitin 2012.





FOTO JANE NXJERRE NGA GOOGLE.













Leave a Reply