Tre persona janë shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të ekzekutimit të kryekomisar Adem Tahirajt, shefi i komisariatit të Shijakut. Mendohet se të dyshuarit janë me lidhje familjare me njëri-tjetrin, ndërsa në vilën e tyre të braktisur u zbulua edhe autovetura e krimit me targa të huaja. Por arratisja është kryer pak minuta më pas me një tjetër mjet që mendohet se ka marrë drejtimin për në rrugën e Manzës dhe më tej bregdetit. Policia konfirmoi se i ka identifikuar dhe se Tahiraj gjendej në një patrullim së bashku me një makinë tjetër policie me dy efektivë. Tahiraj ka qenë i vetëm dhe ka debatuar fortë fillimisht me një prej personave që drejtonte mjetin me targa të huaja dhe më pas është qëlluar me breshëri automatiku në befasi, pa i dhënë kohë efektivëve të tjerë të reagonin. Pas arratisjes autorët braktisën makinën e parë në një vilë dhe u larguan para se të ndërhynin forca nga Durrësi dhe RENEA. Dëshmitarët thanë se një mjet që doli nga kjo vilë ndoqi rrugën e Manzës, në aksin Sukth-Manzë dhe me destinacion përfundimtar bregdetin, zona e Gjirit të Lalzit apo Kepi i Rodonit.
Per”Alba – Dansk”Shkodrani
Leave a Reply