Shkodër/ Hasmëria e mbartur prej vitit 2003 për vrasjen e një çifti bashkëshortësh, ka sjellë krimin e radhës në fshatin Vuksanaj të Dukagjinit. Rreth orës 09:30 të mëngjesit të djeshëm, është qëlluar me armë zjarri në pritë në rrugën e fshatit, 49-vjeçari Marash Tonaj. Vdekja e tij ka qenë e menjëhershme, kurse policia shkoi në vendngjarje dhe arriti të identifikonte autorët e dyshuar, që janë anëtarë të familjes Pjolli, emrat e të cilëve nuk u publikuan për shkaqe hetimore dhe u shpallën në kërkim.
Vrasja
Mësohet se viktima Marash Tonaj ka mbetur i vdekur në vend, pas një breshërie plumbash në trup, ndërsa autorët janë larguar menjëherë në vendin e ngjarjes. Marash Tonaj ka lidhje të afërta edhe me ish kryekomunarin e Shalës, Dedë Tonaj, i cili aktualisht mban detyrën e drejtorit të rrugëve rurale në Shkodër. Por policia sqaroi se krimi ka lidhje me gjakmarrjen, pasi vëllai i të ndjerit, është dënuar në mungesë me 25 vite burgim për vrasjen e bashkëshortëve Pjolli në vitin 2003. Gjithashtu mësohet se 49-vjeçari ka rënë viktimë e gjakmarrjes, pasi njihej si person pa probleme në fshat dhe shumë i rregullt. Por duket se pakënaqësia e anëtarëve të fisit Pjolli për shkak se për vrasjen e të afërmve të tyre nuk po vuante askush burgim ka sjellë edhe hakmarrjen në pritë për Kanun.
Hetimet
Pasi është marrë informacioni, drejt vendit të ngjarjes janë dërguar forcat e Drejtorisë së Policisë Shkodër, së bashku me grupin hetimor, ku nga veprimet e para hetimore u bë e mundur identifikimi i autorëve të krimit, që u shpallën në kërkim. Më 13 korrik 2003, në këtë fshat janë vrarë bashkëshortët Nikë e Lula Pjolli dhe i dyshuar ka qenë vëllai i viktimës, Nikë Tonaj. Madje dhe policia e shpalli në kërkim, kurse gjykata e dënoi në mungesë me 25 vjet burgim. Konflikti mes familjes Pjolli dhe asaj Tonaj ishte për vijën e ujit për vaditje, ku dy palët pretendonin të kishin radhën e vaditjes. Ndërsa bashkëshortët Pjolli kanë shkuar tek burimi në pyll, janë qëlluar me automatik duke gjetur vdekjen e menjëhershme dhe duke lënë jetimë 6 fëmijë, dy djem e katër vajza. Një pjesë e fisit Tonaj ishte shpërngulur nga fshati pas krimit dhe aty jetonte vetëm Marashi, që u qëllua dje për vdekje. Më 23 gusht u vra për gjakmarrje në fshatin Bardhaj, edhe Gjin Guri, i sapokthyer nga Greqia.
——————————
Vëllezërit Eshja pranojnë krimin, gjykata i lë në burg
Elbasan/Vëllai më i madh merr përsipër masakrën që kthehu dasmën në mort mbrëmjen e së dielës në fshatin Jagodinë të Elbasanit. Blerim Eshja shfajësoi Edmondit gjatë masës së sigurisë që u zhvillua dje në Gjykatën e Elbasanit në seanca të ndara. Gjatë pyetjes nga gjyqtari i gatshëm Bujar Musta, 37 vjeçari Eshja deklaroi se vrasjen e dyfishtë dhe plagosjen e rëndë i pakryer i vetëm dhe se kur Edmondi kishte mbërritur në vendngjarje, ai kishte mbaruar punë. Më tej i dyshuari është shprehur se krimi është kryer nën efektet e alkoolit dhe për shkak të një grindje të çastit që erdhi pas debatit për makinën në rrugë dhe një goditje me mjet ndaj viktimës Pëllumb Belegu. Por i dyshuari mohoi që ta kishte paramenduar këtë vrasje dhe tha se gjithçka u zhvillua nën efektin e alkoolit dhe se u sulmua nga të zotët e dasmës që e kishin ftuar. Po për të dy të dyshuarit, prokurorja Erida Lamka kërkoi masën “arrest me burg” mbi bazën e provave të paraqitura, dëshmive të të dëmtuarve dhe personave të tjerë.
Tiranaobserver
Per”Alba – Dansk”Shkodrani


Leave a Reply