Mishi i kuqNjë konsum maksimum prej 53 gr mishi te kuq ne dite për meshkujt dhe 30 gr për femrat. Këto janë dozat e duhura apo me mire ideale, qe nuk duhen tejkaluar përndryshe sipas mjekeve, rreziku për tu prekur nga patologji kronike apo nga sëmundje te tilla si kanceri janë te larta. Nqs konsumohet 50 gr me shume mish i kuq çdo dite, atëherë rreziku i patologjive kronike rritet me 42%. Këto përllogaritje janë bere publike sot nga Departamenti i Shëndetit Publik ne Universitetin e Kembrixh ne Britaninë e Madhe. Sëmundjet qe mund te shkaktohen nëse e ekzagjerojmë me sasinë e mishit te kuq, janë diabeti dhe kanceri, kryesisht nqs mishi i kuq shoqërohet me disa lloje ushqimesh siç janë ato pikantet. Sipas eksperteve, për te patur gjithnjë një shëndet brenda limiteve, mishi i kuq duhet zëvendësuar me mish te bardhe apo me fruta, perime e ushqime organike, gjithnjë duke pakësuar edhe nivelin e kripërave.
Vizion Plus
Per”Alba – Dansk ” Shkodrani


Leave a Reply