Ajo që ndodhi në Serbi ishte makthi i politikës tradicionale edhe në Shqipërio: studentë e qytetarë që sfidojnë jo vetëm pushtetin duke rrëzuar regjimin në pushtet, por edhe opozitën që pretendon se përfaqëson ndryshimin.
Në Shqipëri, fronti i status quo-së ka dy fytyra:
RAMA — represioni për të mbajtur pushtetin!
Dhuna ekstreme ndaj protestuesve, masat ligjore represive te ndërmarra dhe shpërblimet për efektivët e policisë po dëshmojnë që pushteti që i përgjigjet kundërshtimit me forcë, ka frikë nga qytetarët që nuk i kontrollon dot.
BERISHA — sulmi ndaj kujtdo që i rrezikon monopolin mbi opozitën!
Sulmet politike ndaj protestës, organizatorëve dhe partive të reja, kur këto paraqiten si kërcënim për opozitën tradicionale, zbulojnë një kontradiktë thelbësore: të pretendosh se lufton pushtetin, ndërsa kundërshton alternativat që sfidojnë kontrollin tënd mbi opozitën.
Rama kërkon të ruajë pushtetin. Berisha kërkon të ruajë monopolin opozitar. Dhe status quo-ja përfiton nga të dyja!
Njëri ka pushtetin shtetëror. Tjetri rrezikon të mbetet peng i pushtetit të vet brenda opozitës.
RAMA NUK ËSHTË I PAZËVENDËSUESHËM. BERISHA NUK ËSHTË PRONAR I OPOZITËS.
Shqipëria nuk ka nevojë për një rotacion që ndryshon emrat, por ruan të njëjtin sistem politik.
Shqipëria nuk ka nevojë për një rotacion mekanik, ndërsa mbeten të njëjtat praktika politike.
Shqipëria ka nevojë për institucione që funksionojnë, drejtësi të pavarur, transparencë, përgjegjësi publike dhe një opozitë që ofron më shumë sesa kundërshtimin e kryeministrit.
Rama duhet të gjykohet për atë që bën qeveria e tij. Berisha duhet të gjykohet për atë që ofron opozita e tij.
Shqipëria ka nevojë të thyejë monopolin e të dyve mbi të ardhmen e saj!
Studentët e kanë kuptuar. Po ti?!
Protestuesit janë derdhur në rrugë e sheshe. Po ti?!
Burimi/Facebook


Leave a Reply