Ndërsa Shtetet e Bashkuara i afrohen zgjedhjeve të mesmandatit. Beteja për kontrollin e Kongresit dhe të Senatit Po merr gjithnjë e më shumë karakterin e një përballjeje politike dhe ideologjike mes republikanëve dhe demokratëve. Donald Trump po angazhohet në fushatë. Duke kërkuar të mobilizojë elektoratin e tij Dhe të ruajë mbështetjen për agjendën konservatore. Duke bindur votuesit e pavendosur Për çështjet që shqetësojnë më shumë qytetarët amerikanë.
Përtej statistikave dhe sondazheve. Kjo fushatë përfaqëson edhe një përplasje mes dy vizioneve të ndryshme për shoqërinë amerikane.
Për republikanët dhe bazën konservatore. Thelbi mbetet familja tradicionale, besimi fetar, identiteti kombëtar, siguria publike dhe lufta kundër drogës Që përbëjnë shtylla të rëndësishme të programit politik. Ku mbrojtja e familjes dhe e rolit të prindërve në edukimin e fëmijëve Është një çështje themelore për të ardhmen e shoqërisë.
Një tjetër pikë e debatit është edukimi në shkolla. E veçanërisht mënyra se si trajtohen çështjet e identitetit gjinor dhe seksualitetit. Një pjesë e konservatorëve kundërshton përfshirjen e disa temave LGBTQ në kurrikulat shkollore, Duke kërkuar që prindërit të kenë rol vendimtar në këto vendime. Nga ana tjetër, demokratët dhe mbështetësit e të drejtave LGBTQ argumentojnë se edukimi duhet të promovojë respektin. Dhe përfshirjen e mbrojtjen e të gjithë nxënësve.
Kjo përplasje tregon se debati amerikan Nuk kufizohet vetëm te ekonomia apo administrimi i shtetit. Por prek drejtpërdrejt konceptet e familjes, lirisë individuale, përgjegjësisë prindërore Dhe rolit të institucioneve publike.
Në fjalimet e së djathtës amerikane, George Soros dhe organizatat e financuara prej tij Paraqiten si simbole të ndikimit progresist dhe të ideve globaliste. Trump ka deklaruar Se mbështetja financiare për organizata dhe iniciativa politike Kanë ndikon në orientimin e debatit publik Dhe në politikat e institucioneve. E republikanët e kundërshtojnë globalizmin. Sfida politike është Që të shpjegojnë se si politikat e tyre mund të mbrojnë sovranitetin kombëtar. Të forcojnë ekonominë amerikane Dhe të ruajnë traditat që i konsiderojnë themelore për identitetin e vendit.
Një nga argumentet i konservatorë është Se demokratët e kanë përqendruar një pjesë të madhe të debatit politik te kundërshtimi i Donald Trumpit. Në vend që të paraqesin një program që bind votuesit për çështjet e përditshme. Ndërsa demokratët e kanë prioritetet e tyre vetëm tek retorikës së fushatës.
Zgjedhjet e mesmandatit nuk janë thjesht një referendum mbi presidentin. Ato përcaktojnë edhe përbërjen e Kongresit dhe aftësinë e administratës për të miratuar ligje. Për të financuar programet e saj Dhe për të zbatuar prioritetet politike.
Nëse republikanët humbasin kontrollin e njërës apo të të dyja dhomave, administrata Trump mund të përballet me më shumë pengesa legjislative dhe me mbikëqyrje më të fortë nga kundërshtarët e saj. Nëse ruajnë shumicën, do të kenë më shumë mundësi për të avancuar programin e tyre, megjithëse rezultati do të varet edhe nga marrëdhëniet brenda Kongresit.
Për mbështetësit e së djathtës konservatore. Kjo betejë ka një domethënie që shkon përtej kontrollit të institucioneve. Ajo lidhet me pyetjen se cilat vlera duhet të udhëheqin shoqërinë amerikane në dekadat e ardhshme. Besimi në Zot, familja, kombi dhe përgjegjësia individuale Janë parime që republikanët i konsiderojnë themelin e një shoqërie të qëndrueshme. Për ta, mbrojtja e këtyre vlerave përbën një kundërpeshë ndaj ndryshimeve kulturore dhe ideologjike që i shohin si kërcënim për traditën.
Nga ana tjetër Demokratët theksojnë, globalizëm, barazinë, liritë individuale dhe përshtatjen e institucioneve me ndryshimet shoqërore. Përplasja mes këtyre dy këndvështrimeve Është pjesë e debatit amerikan Dhe do të vazhdojë të ndikojë në politikën e vendit.
Beteja për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve Është e rëndësishme për Donald Trumpin, republikanët Dhe të ardhmen e agjendës së tyre konservatore. Por ajo është njëkohësisht edhe një provë për demokratët. Të cilët duhet të tregojnë Se si politike e tyre mund t’u përgjigjen shqetësimeve të qytetarëve. Dhe kjo jo me alternativë të munguar E jo vetëm me propigandë.
Për të djathtën konservatore, mesazhi i Zotit, kombit dhe familjes Është një pjesë qendrore e identitetit të saj politik. Për kundërshtarët e saj. Mbrojtja e globalizmit, lirive individuale dhe e një shoqërie të hapur është po aq e rëndësishme.
Amerika ndodhet përballë një zgjedhjeje politike me pasoja përtej kufijve të saj. Rezultati do të tregojë jo vetëm raportin e forcave në Kongres. Por edhe drejtimin që qytetarët duan t’i japin debatit mbi familjen, ekonominë, identitetin kombëtar dhe të ardhmen e shoqërisë amerikane.
Përballë këtyte alternativave. Të majtët globalist të drejtuar nga e financuar nga SOROS. I besojnë propogandës mediatike. Sondazheve të nxjerra prej tyre. Duke besuar atë që vetë thonë. Ndaj ata kanë pregatitur opinionin dhe veten. Për një fitore. Gjë që duket në kufit e pamundësive. Pasi sot zhvillimet politiko-shoqëeore në botë. Po shkojnë drejtë të djathtës konservatore.
Kujdes spiunët
BurimI/Facebook


Leave a Reply