Në Kujtim të zotit Ramazan Turdiu, ish Antari Komitetit Qëndror të Ballit Kombëtarë Mërgim.
E vërteta mbi arkivin e Ballit Kombëtar në mërgim, si erdhi Bibloteka e Ballit Kombëtar, me akt-marrëveshje nga një zyrë avokatie dhe zhdukja e saj…
Gjashtëdhjetë kutitë të përmbledhur në gjashtë koli të mëdha që përmbanin materialet, shumica me dokumentet e arkivit të Ballit Kombëtar, grumbulluar dhe ruajtur ndër vite, u strehuan në Biblotekën e Vjetër, që ndodhej në rrugën e Elbasanit. Një mjedis me libra të tepërt, që përdoreshin për të zvendësuar libra të dëmtuar, por edhe për dhurata sipas rastit, ofronte një farë hapsire për vendosjen e kolive aty. Dera u pajis me dy dryna, me qëllim që mund të hapej në praninë e dy personave përgjegjës për secilin material, konkretisht, unë vet dhe punonjësja përgjegjëse për materialet e atyshme.
Në pranverën e vitit 1995 zoti Turdiu erdhi në Tiranë dhe pjesën më të madhe të kohës e harxhoi duke bêrë fotokopjen e materialeve të Biblotekës së Ballit Kombëtar, në tri kopje: një për Biblotekën Kombëtare, për qëllime krahasimi dhe kontrolli me fondet e saj, një për partinë e Ballit Kombëtar në Tiranë, drejtuar nga Hysen Selfo atë çast, dhe nje kopje personale….
Në kujtim të Z. Ramazan Turdiu.
Përgatiti, Nermin Basha!
Titulli: Bibloteka “Lumo Skendo”, në mërgim.
Paraqitje grafike: Botime Turdiu.
Isbn: 9789928833433.
Shtypur në shtyp shkronjën Turdiu.
Blu: Bajram Curri, mbrapa shkollës së Baletit, pallati Shpresa.
Mob: 0355672025200.
SOCIAL MEDIA
ISTAGRAM & FACEBOOK:
@turdiu. publications.
Ajo Shkruan,
Dy fjalë për matrialin bibloteka dhe arkivin “Lumo Skendo” në mërgim.
Me largimin nga Shqipëria , nga gjysma e Muajit tetor, 1944, Mid’hat Frashëri nuk e ndërpreu veprimtarinë politike dhe kulturore, dhe pse në mërgim tanimë.
Veç aktiviteteve të tjera në të mirë të vëndit, në fusha të ndryshme:politike, diplomatike, studimore, shkrimore, etjera…me librarinë e tij, “Lumo Skëndo ” ai kishte filluar të hidhte themelet e institutit të studimeve albanollogjike, duke siguruar e mbledhur materiale: libra, revista, gazeta, broshura, harta nga do ku mundej, duke synuar për të bërë Shqipërinë qëndrën e studimeve albanollogjike, si dhe i takonte.
I gjithëanshëm dhe i gjithëdituri, dhe mbledhja e këtyre materialeve me një qëllim të caktuar, ishtë pjesë e saj që ai e quante Shqiptarizma. Shqiptarizma, a s’ëshstë sinonim me kultin, me adhurimin e Shqipërisë, me naltësimin e cdo gjëje që i përket kësaje Shqipërisë sonë? E mira e dobishmja, bukuria, nderimi, frymëzimi i çdo theorrie për këtë Shqipëri, a s’do të jetë kurdoherë tekdo ideali i idealeve tona, kandili i udhës sonë?
Bir i familjes së madhe atdhetare, Frashëri, ai nuk mundet të ishe ndryshe.
Bibloteka Kombëtare e Shqipërisë, në fondin më të rëndësishëm të saj, në atë të arkivit dhe albanollogjisë, numëron 18 mijë vëllime të sekuestruara nga Libraria “Lumo Skendo”, fill pas marrjes së pushtetit nga komunistët. Këtë veprimtari atdhedashëse, Mid’hat Frashëri e vijon edhe larg atdheut, duke mobilizuar të gjithë ata bashkatdhetarë që mundej, për të siguruar nga libraritë bukinistike, por jo vetëm, çdo material shkrimor rreth Shqipërisë, vëndeve të tjera të Ballkanit e më gjërë, kudo ku cekej e flitej për vendin e tij dhe shqiptarët, ku lidhej me ta drejtëpërsëdrejti apo tërthorazi, që nga lashtësi. Sa më i vjetër materiali, aq më me vlerë.
Baza kryesore e vendndodhjes së biblotekës albanollogjike në mërgim ishte Italia. Pas vdekjes së Mid’hat Frashërt, sekretar i përgjithshëm i Ballit Kombëtar ishte zgjedhur profesor Vasil Andoni, detyrë që ai e mbajti deri në ditën e fundit të jetës. Pikerisht në shtëpinë ku jetonte Vasil Andoni, që vijoj edhe detyrën e sigurimit të materialeve me karakter albanollogjik, ishte vendosur edhe Bibloteka në fjalë.
Mbas viteve 1990, saktësisht, në verën e vitit 1892, Ramazan Turdiu, daja im, vjen për herë të parë në Shqipëri që pas largimit, rreth 17 vjeçar, bashkë me Mid’hat Frashërin e të tjerë, drejtë Italisë, ku jetoj, u shkollua dhe punoii deri në vitin 1956, për të shkuar më pas drejt SHBA, ku u vendos përfundimisht.
I interesuar prër materialet e librarisë “Lumo Skendo “, bëri vizit në Biblotekën Kombëtare, në të cilën gati prej një muaji, isha emëruar drejtore. Me sytë e veta pa se materialet ishin ruajtur ashtu siç e meritonin për vlerën e tyre, në interes të studimeve për Ilirinë, Shqipërinë dhe Shqiptarët.
Ato materiale të shtuara e të plotësuara me shumë botime e studime të tjera përgjatë më shumë se 40 vjet, bashkë me arkivin dhe fondin e antikuareve përbëjnë pasurinë më të çmuar të binlotekës.
U largua nga institucioni me bindjen se materialet e mbledhura ndër vite nga antarët e Ballit Kombëtar anembanë botës ku ndodheshin, duhej të zinin vend në Biblotekën Kombëtare për arsye sigurie, mirëmbajtje, përpunimi dhe për të qënë në shërbim të studiuesve.
Dëshira e kahershme e tij dhe e antarëve të tjerë të Ballit Kombëtar ishte për një Biblotekë të natyrës albanollogjike me emrin e Mid’hat Frashërit, por realizimi i kësaj kërkonte rrugë të gjatë dhe jo pa probleme të disa natyrave.
Vendimi përfundimtar e merr kryesia e Ballit Kombëtar, qenë fjalët përmbyllëse të bisedës me të për këtë problem. Ndërkohë , nuk kaloi shumë kohë nga ky takim, kur Prof Vasil Andoni ndrron jetë.
Pa hyrë në hollësira të tjera, njoftohem nga zoti Turdiu se ndodhej në Itali për tu kujdesur për blibotekën dhe arkivin e Ballit Kombëtar. Nga që duhej të lironin shtëpinë ku kishte ndënjur zoti Vasil Andoni, shtëpia e një dashamirësi shqiptar qe e kishte strehuar për shumë vite. Këtu ishte edhe zyra e tij, arkivi dhe bibloteka. Pas kosultimeve me z. Abas Ermenji dhe përmes një aktmarrëveshjeje, hartuar në një zyrë avokatore të zotit Martin Vulaj, grupi vendimarrës kish rënë dakord dhe kërkoj vetëm strehim të përkohëshëm në mjediset e Biblotekës Kombëtare.
Ishte gjëja më e vogël që mundet të bënim si institucion , por kishim shpresë se, më pas, do të mernin vendim përfundimtar për tia lënë Biblotekës Kombëtare, duke poltësuarnga ana jonë disa kushte që kërkonin. Personalisht, mendoja për një mjedisë më vete për ato materiale shkrimore. Pjesa më e rëndësishme e atyre materialeve ishte arkivi i Ballit Kombëtar, që duhej të zinte vend në Arkivin e Shtetit..
Pas largimit nga jeta të Vasil Andonit, doli problemi i Biblotekës dhe arkivit, sepse shtëpia duhej liruar. I kishin sttrehuar në një makazinë kundrejtë qerasë dhe më 0as në një tjetër. Zoti Turdiu, pas miratimit përfundimtar nga zoti Ermenji, që jetonte në Francë, vjen në Romë dhe me ndihmën e kunatit të tij italjan, zoti Brono Civiloti që e kishte pranuar në marinën italiane, bëri të mundur sjelljen e gjithë materialeve në Shqipëri.
Bashkë me materialet, zoti Turdiu dorëzoi edhe dokumentin ligjor hartuar nga Martin Vilaj, përmes të cilit njoftoheshim se Komisioni kishte vendosur të mos ia kalonte përfundimisht këto materiale Biblotekës Kombëtare. Ky institucion vetëm do t’i strehonte përkohësisht..
Më poshtë, dokumenti i hartuar nga avokati Martin Vulaj në lidhje me problemin në fjalë:
Gjashtëdhjetë kutitë përmbledhur në gjashtë koli të mëdha që përmbanin materialet, shumica me dokumentet e arkivit të Ballit Kombëtar, grumbulluar dhe ruajtur ndër v8te, u strehuan në Biblotekën e Vjetër, që ndodhej në rrugën e Elbasanit. Një mjedis me libra të tepërt, që përdoreshin për të zvendësuar libra të dëmtuar, por edhe për dhurata sipas rastit, ofronte një farë hapsire për vendosjen e kolive aty.
Dera u pajis me dy dryna, me qëllim që mund të hapej në peanuninë e dy personave përgjegjës për swcilin material, konkretisht, unë vet dhe punonjësja përgjegjëse për materialet e atyshme. Në pranverën e vitit 1995 zoti Turdiu erdhi në Tiranë dhe pjesën më të madhe të kohës e harxhoi duke bêrë fotokopjen e materialeve të Biblotekës së Ballit Kombëtar, në tri kopje: një për Biblotekën Kombëtare, për qëllime krahasimi dhe kontrolli me fondet w saj, një për partinë e Ballit Kombëtar në Tiranë, drejtuar nga Husen Selfo atë çast, dhe nje kopje personale.
Vazhdon….




Burimi/Facebook


Leave a Reply