Me dhimbje të thellë morëm lajmin e hidhur se, duke u gdhirë data 16 Shtator 2026, është ndarë nga jeta Burhan Agri.
Burhan Agri ishte një personalitet me integritet të lartë moral, intelektual dhe politik, jo vetëm në Shkodër, por edhe më gjerë.
Si një intelektual i mirëfilltë dhe si mësues misionar Ai shërbeu me përkushtim në shumë shkolla të ndryshme.
Ai ishte një legalist i përkushtuar, besnik i filozofisë zogiste dhe i kauzës sonë programore për Rikthimin e Monarkisë.
Gjatë gjithë veprimtarisë së tij politike, Burhan Agri nuk u lodh dhe nuk u dekurajua asnjëherë në mbrojtje të idealeve zogiste. Ai i përfaqësoi me nder dhe dinjitet legalistët si anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Kryetar i Partisë së Legalitetit, Dega Shkodër, anëtar i Këshillit Kombëtar, si dhe në detyra të tjera në shërbim të PLL.
Burhan Agri (Kruja) ishte djali i madh i Man Krujës, oficer i Xhandarmërisë së Mbretërisë Shqiptare, i cili mbajti lart dhe me krenari një trashëgimi familjare të lidhur me historinë e Shqipërisë.
Në kuadër të 100-vjetorit të “Triumfit të Legalitetit”, u dekorua për vlerat, kontributin dhe përkushtimin e tij të veçantë ndaj kauzës tonë.
Sot, Partia Lëvizja e Legalitetit humbet një prej njerëzve më bashkidealistë të përkushtuar, një njeri të dashur dhe një mik tepër të çmuar.
Në emër të Partisë Lëvizja e Legalitetit, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve, miqve dhe gjithë legalistëve për këtë humbje të madhe.
Ceremonia e përcjelljes!
Datë 16/09/2026
Ora 11.00
Qyteti Shkodër
Qofsh i Xhehnetit, Burhan Agri!

Burimi/Facebook


Leave a Reply