Jo per te ushqyer urrejtje ndaj nje populli. Jo per hakmarrje. Por per te nderuar viktimat, per te mbrojtur kujtesen dhe per te mos lejuar qe historia te relativizohet apo te rishkruhet. Te gjithe ne jemi deshmitare te tragjedise qe perjetoi Kosova. Ne duhet te mbrojme te verteten per ata qe u vrane. Per femijet qe nuk u kthyen me ne shtepi. Per familjet qe ende kerkojne te zhdukurit e tyre. Per mijera njerez qe u debuan nga shtepite e tyre apo per viktimat qe nuk mund te flasin me. Para pak ditesh ne pame ende perpjekje per glorifikimin e personave pergjegjes dhe te denuar per krime lufte si Radko Mlladic, apo “pendesa ” qe nuk kishin kryer spastrim etnik ne Kosove nga ish ministra…Prandaj miratimi I kesaj rezolute eshte nje akt mbrojtje per viktimat , nje akt mbrojtje i se vertetes dhe I luftes se drejte te popullit te Kosoves.Asnje deklarate nuk mund te kete rendesine e nje rezolute. Pikerisht per kete aresye nje rezolute e Kuvendit te Shqiperise do te ishte nje qendrim institucional ne mbrojtje te se vertetes dhe viktimave. Pajtimi I vertete nuk ndertohet duke harruar ate qe ka ndodhur. Rezoluta duhej dhe duhet miratuar mbi te gjitha per nje te ardhme ku ajo qe ka ndodhur ne Kosove te mos ndodhe me kurre! Dhe brezat e ardhshem duhet ta dine te verteten.
Burimi/Facebook


Leave a Reply