I dërguari i Posaçëm i Presidentit Trump për Misione të Veçanta Richard Grenell reagoi më 16 shtator 2026, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Në një postim në X, Grenell shkroi: 👉“Jo. Mbajtja e dikujt për gjashtë vjet në burg për diçka që, sipas jush, ka ndodhur 25 vjet më parë, është e turpshme. Evropa duhet të reformojë institucionet dhe politikat e saj. Kjo nuk është drejtësi; është aktivizëm i elitave. Është një tjetër njollë për Evropën. Financimi i këtyre gjykatave radikale duhet të ndërpritet menjëherë.” 💪👍 Grenell më pas bëri edhe një deklaratë tjetër, duke kërkuar që Albin Kurti dhe Kuvendi i Kosovës të vepronin për 👉“shpërbërjen e Dhomave të Specializuara”,👍 duke e quajtur atë një gjykatë të huaj. Çfarë është e rëndësishme në deklaratën e tij. 👉 Grenell nuk u kufizua vetëm te kritika e dënimeve. Ai vuri në pikëpyetje vetë legjitimitetin dhe funksionimin e institucionit, duke kërkuar ndërprerjen e financimit të tij.
👉Të shohim se çfare do vendosi Parlamenti i Republikës së Kosovës.
👉 Parlamenti i Republikës së Shqipërisë miratoi një Deklaratë por nuk tha asnjë fjalë për Prokurorët dhe Gjykatësit e Dhomave Speciale që morën këtë vendim.
Burimi/Facebook


Leave a Reply