Vrapova nëpër skutat e kësaj bote,
Të gjeja dashurinë,ta jepja Ty..
Kërkova pa u trëmbur nga furtuna
… Por ndjenjat nuk i gjeta dot Aty..
U enda si e humbur ditë e natë,
E mbytur nga shtirësia e kësaj bote,
U lodh,u rraskapit, ky shpirt i ngratë,
Nuk gjeta dot ngrohtësi tek fjala jote…
E mbytur në trishtim nga ky zhgënjim,
E humba veten fare, mes të mjerësh,
Dhe ëndrrës i lëshova një mallkim:
“Pse muzën ma burgos dhe do ta fshehësh”..?!
Unë skam ndonje mani për katandi,
Për mua luksi jetës nuk vlen shumë,
Veç dua dashuri e lumturi,
Të tjerat janë për lumë….Të shkojnë për lumë!
© Lediana Kapaj
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply