Është një periudhë ku Afërdita nuk ju favorizon aspak e për më tepër, duket sikur bëhet “ortake” me Saturnin për t’ju hapur telashe.
Demi
Ndryshe nga të lindurit e Dashit, Afërdita në shenjën tuaj ka marrë një pozicion që ju shkon shumë për shtat juve në të gjitha aspektet.
Binjakët
Edhe për ju, pritet një ditë pozitive, sidomos në planin ekonomik, pasi përveç Merkurit është edhe Afërdita që stimulon fushën financiare.
Gaforrja
Afërdita po hyn në shenjë, kjo do të bëjë që të ndjeheni më të lehtësuar shpirtërisht. Një çështje e planit sentimental do të zgjidhet.
Luani
Të lindurit e shenjë po kalojnë një periudhë në përgjithësi të qetë. Por nuk do të zgjasë shumë, pasi Hëna po vjen duke ju trazuar.
Virgjëresha
Duhet të hapni sytë mirë sepse mund të jeni viktima të prapaskenave që luhen pas krahëve tuaja nga njerëz që shpesh ju buzëqeshin.
Peshorja
Për shkak të ndonjë të papriture, apo të një neglizhence nga vetë ju, mund të dështojë një iniciativë në të cilën shpresoni shumë.
Akrepi
Jo vetëm që tranziti i hënës në shenjën tuaj është “i butë”, por harmonizohet shumë mirë me Afërditën e “ëmbël” në prag të hyrjes në të.
Shigjetari
As vetë ju nuk e dini se pse jeni kaq apatikë, kaq pa dëshirë për të punuar, por ndoshta nga që ju mungojnë stimujt pozitivë të Marsit.
Bricjapi
Jeni nën “pushtetin e Afërditës, Merkurit e Saturnit, që ju “gudulisin” sedrën. Kujdes, sepse nganjëherë ju tundojnë disa prirje narciziste.
Ujori
Gjithçka mund të shkojë mirë, nëse nuk do i dëgjoni ata që ju nxisin të bëni veprime të pamenduara. Duhet të dini se nga kush të merrni këshilla.
Peshqit
Pritet një ditë intensive, ku nuk do të mungojnë të papriturat, ngaqë në shenjë është Marsi i rrëmbyeshëm në harmoni me Uranin shumë aktiv.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply